Kush ishte Jim Xhema, që në Ditën e Presidentit u dekorua nga Presidentja Osmani?

Amerika

Kush ishte Jim Xhema, që në Ditën e Presidentit u dekorua nga Presidentja Osmani?

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 24 maj 2022 Në ora: 19:01
Jim Xhema dhe Vjosa Osmani

Në Ditën e Presidentit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në prani të zëvendësambasadorit të SHBA-ve, z. Nicholas Giacobe dhe përfaqësuesve të shoqatës “Vatra”, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, e dekoroi aktivistin e palodhur të çështjes mbarë shqiptare z. Jim Xhema me Urdhrin e Lirisë, njofton zyra e presidentes, raporton Bota sot.

Në të njëjtën ceremoni, Presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin "Dr. Ibrahim Rugova" edhe diplomati amerikan z. Christopher Hyland.

Filantropi i njohur Xhim Xhema, nga Tupalla - Medvegje, mërgimtar i hershëm në SHBA, thuhet në njoftim ishte dekoruar më parë edhe me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit nga presidenti historik, dr.Ibrahim Rugova.

Presidentja Osmani ka vlerësuar kontributin e të dekoruarve për afirmimin e çështjes së Kosovës ndër vite.

“Duke e rikthyer vëmendjen te miqtë e Kosovës e atdhetarët tanë përtej Oqeanit Atlantik, ne e ripërtërijmë edhe kujtimin për afirmuesin e madh të demokracisë, presidentin tonë, dr. Rugovën”, ka theksuar Presidentja Osmani në ceremoninë e ndarjes së dekoratave.

Po ashtu sot në ditën e "Presidentit të Kosovës" Presidentja  Osmani ka takuar pjesëtarët e Kolegjit Mbretëror të Mbrojtjes nga Mbretëria e Bashkuar

"Sot në Ditën e Presidentit, rikujtojmë se shtëpia nuk mund të mbahet pa miq. Prandaj, ishte kënaqësi të mirëpres në Kosovë pjesëtarët e Kolegjit Mbretëror të Mbrojtjes nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët vinin nga 12 shtete të ndryshme. Diskutuam për sfidat dhe progresin e Kosovës, si dhe për punën tonë të përbashkët për t'i mbrojtur vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë."

Kush është Jimmy (Xhim) Xhema:

Jimmy (Xhim) Xhema, bashkatdhetari ynë i njohur që për gati katër dekada ka kontribuar shumë për Kosovën, Luginën e Preshevës dhe mbarë çështjen shqiptare ka lidhje të forta me botuesin e gazetës, shqiptaro amerikane Illyria zotin Vehbi Bajrami.

I lindur në Luginën e Preshevës, Jim Xhema kishte lënë punën si mësues për të ndjekur rrugën e shumë shqiptarëve të tjerë në mërgim. Në SHBA kishte hapur biznesin e tij të ndërtimit që i solli një sukses të jashtëzakonshëm, ka shkruar Vehbi Bajrami.

Origjina dhe jeta e tij janë përshkruar bukur në librin “Shqiptarët e Amerikës” të autorit Vehbi Bajrami, duke shtuar se pasurinë e madhe që krijoi e vuri masivisht në shërbim të kauzës shqiptare dhe Kosovës në veçanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat