Flet Fidan Mustafa, dëshmitar i tragjedisë në Teksas

Amerika

Flet Fidan Mustafa, dëshmitar i tragjedisë në Teksas

Më: 25 maj 2022 Në ora: 19:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tragjedia në Uvalde të Teksasit (SHBA), ku 18-vjeçari Salvador Ramos, me armë zjarri vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në shkollën fillore të qytetit, ka shumë dëshmitarë.

Ata me sytë e tyre panë llahtarinë që ndodhi mbi nxënësit, që në atë shkollë, janë nga klasa e parë deri në të gjashtën.

Mes këtyre dëshmitarëve të shumtë, prindër e kalimtarë të rastit, qëlloi të jetë edhe Fidan Mustafa, i cili nga viti 2005, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka rreth një vit që jeton në Uvalde. Në rrëfim për RTKlive, si dëshmitar i rastësishëm i kësaj kasaphane, ku viktima janë nxënësit nga klasa e dytë deri në të katërtën, e ka të vështirë të përshkruajë tërë atë se çfarë ka parë.“Është e tmerrshme çfarë ka ndodhur”, thotë Fidan Mustafa, 37 vjeçari që nga Kosova,  me prejardhje nga fshati Poterq i Epërm, komuna e Klinës.

Thotë se nuk do ta kishte menduar se dërgimi i një pice tek një klient, do të ishte shkak që ai të përjetonte si dëshmitar këtë tragjedi. Krejt ndodhi mëngjesin e së martës, rreth orës 11:30 minuta.

Si pronar i një restoranti që shërben dhe shpërndan pica, në bisedë për RTKlive, Fidani tregon se kishte marrë një porosi nga një klient.

“Klienti e ka shtëpinë afër shkollës. Ia dërgova ushqimin dhe meqë koha ishte e mirë, dritaren e veturës e kisha të hapur”, tregon ai për RTKlive. “Kur papritur kam dëgjuar krisma të armës”.

Thotë se ishin krisma të forta. “Aq të forta ishin krismat, sa kam menduar se po  shkrepin pranë veturës”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat