Raportimi i rremë i të “shtënave” me armë shkakton 'rrëmujë' në pallatin e sportit në Brooklyn NY

Amerika

Raportimi i rremë i të “shtënave” me armë shkakton 'rrëmujë' në pallatin e sportit në Brooklyn NY

Nga: Beqir Sina Më: 30 maj 2022 Në ora: 07:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

18 të lënduar në një panik nē ndeshjen e boksit midis Devonte Davis dhe Rolando Romero në Barclays Center

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka qenë një raport i rremë me sa duket se “një person me armë zjarri “ ndodhej në mesin e tifozve “ pas ndeshjes së boksit midis Devonte Davis dhe Rolando Romero në pallatin e sportit  “Barclays Center” Brooklyn, incident ky  që shkaktoi atë që kanali më i madh sportiv amerikan ESPN e përshkroi si një "panik" që mund të sillte edhe një tragjedi.

Deshimatarët i thanë televizioneve amerikane se lajmi u përhap në rrejtet sociale instagram, fb, twitter dhe tik-tak pasi tifozët ishin duke dalë dhe krijuan një rrëmujë të madhe në sheshin para hyrjes së arenës sportive, shumë prej tyre vrapuan në  panik për tu larguar sa më parë nga ndërtesa. 

Mediat amerikane saktësuan se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të pas mesnatës së dielës. 

Ndërsa raportet e policisë thanë se numëri i të  lënduarve varionin nga 10 deri në 18 të lënduar, të gjitha raportohet se janë të lehta. 

Paniku i madh që u krijua në masën e madhe të tifozve , natyrisht, ishte me shkas duke kujtuar atë që ndodhi pikërisht mbas atyre të shtënave në dy javë më parë në dy incidente  në Buffalo NY,  dhe Uvalde, Teksas,ku mbeten të vrarë 31 veta,  përfshirë 17 nxënës të klasës së katërt në qytetin Uvalde të Teksasit.

CNN tha se për fat të mirë nuk pati asnjë të shtënë me armë në Qendrën sportive Barclays gjatë një trazire që bëri që njerëzit, të largoheshin në rrëmujë.

Në mesin e tifozve ishte dhe ylli i tenisit Naomi Osaka, i cili e pa të vrapojnë për të “shpëtuar” nga ndonjë incident me armë të dielën herët, tha Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut.

“Pas hetimit të incidentit në Qendrën Barclays këtë mëngjes, ne përcaktuam se nuk kishte të shtëna me armë dhe asnjë person nuk u gjetë me armë zjarri”, tha në një postim në Twitter të dielën në mesditë Shefi i policisë i rajonit  78-të e NYPD, e cila shërben në seksionin që përfshinë lagjen Park Slope të Brooklyn.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rrëmuja u shkaktua nga një "mesazh se po qëllohej me armë" pra bëhej fjalë për persona të armatosur brenda palltit- por që faktikisht rezultojë se kishin qenë shumë më tej qendrës sportive - , tha një zëdhënës i NYPD. 

Njerëzit e ngatërruan atë për të shtënat me armë zjarri dhe madje edhe gazetari veteran i boksit dhe basketbolliti Chris Mannix besonte se mesazhi  ishte për të shtëna armësh që vinin nga brenda Barclays Center.

Mike Coppinger, reporteri i boksit të ESPN, shkroi në një cicërim se "një mbikëqyrës i sigurisë së Barclays Center i tha ESPN se ishte një person me një armë në sheshin kryesor që çoi në një rrëmujë brenda në arenë. Shumë njerëz u transportuan në spital.”

Më vonë, Coppinger shtoi se detektivi i NYPD Adam Navarro i tha atij "nuk kishte asnjë armë", por me sa duket askush nuk ishte i sigurt se cili ishte “mesazhi”  që trembi kaq shumë njerëz, që të mendonin se një person me armë ishte gati për ta shkrepur.

Konfuzioni shtoi kaosin. Në korridoret e daljes nga pallati i sportit  pranë kamionëve të televizojnve, një punonjës i arenës po u thoshte njerëzve që të qëndronin aty derisa të merrte një përditësim për njoftim radiofonik.

ESPN tha se pa dy policë që vrapuan nëpër qoshe me armë në dorë. Prezantuesi i Arenës, Jimmy Lennon Jr. i tha kolegut të tij në Showtime, Jim Grey, "sa më shpejt të dalim nga këtu, aq më mirë".

“Unë me të vërtetë shpresoj që të gjithë dolën të sigurt, pasi po e postoj në Twitter, lajmin se të gjithë ne dolëm mirë.” shtoi ajo në një postim vijues në Twitter. 

Ndër personalitetet VIP - a që ishin në arenën sportive për boksin ishin dhe: Madonna dhe djali i saj, David Banda, të cilët ishin ulur në radhën e parë pranë ringut. Michael Strahan ishte gjithashtu në turmë.

Automjetet e sektorit të urgjencës në radhë u rreshtuan në bordurën përgjatë bulevardit Flatbush Avenue për të trajtuar viktimat.

Metçi i boksit midis Devonte Davis dhe Rolando Romero në Barclays Center ishte ndeshja e parë e madhe e boksit në arenë që nga fillimi i pandemisë, si dhe ishte me fitimin më të madh për një ndeshje boksi në historinë e arenës sportive në Brooklyn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat