Kongres panshqiptar amerikan mban Kuvendin, zgjedh kryesinë

Amerika

Kongres panshqiptar amerikan mban Kuvendin, zgjedh kryesinë

Më: 30 maj 2022 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) mbajti Kuvendin e tij dhe me kënaqësi lajmëron që zgjodhi Bordin e ri të Drejtorëve.  Pjesëmarrësit u pajtuan njëzëri të caktojnë: Kryetar Dr. Sulejman Çelaj, nënkryetarë Dr. Eglantina Kica dhe Uk Lushi, dhe Sekretar Bleron Baraliu.

Udhëheqësia e re e KPA-së është e ngazëllyer dhe vendosur të  vazhdojë përparimin e misionit të organizatës dhe të punojë në forcimin e mëtutjeshëm të lidhjes së veçantë mes SHBA-së dhe shqiptarëve.

"KPA dhe komuniteti shqiptaro-amerikan në rritje janë të vetëdijshëm për sfidat e shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Ballkan.  Kjo është arsyeja për komunitetin dhe të gjithë shqiptarët të bashkohemi.  Unë jam i bindur që drejtorët dhe anëtarët e KPA-së do të bëjnë më të mirën e mundshme duke avokuar për shqiptarët kudo që jemi."- deklaroi Kryetari Çelaj.

KPA fton të gjithë  anëtarët e komunitetit dhe miqtë amerikanë të na bashkangjiten në punën për promovimin e vlerave dhe synimeve të përbashkëta si dhe relacionin special mes kombeve amerikane dhe shqiptare.  Koha e sukseseve më të mëdha për KPA-në është para nesh.  Të bashkuar jemi të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat