Shoqata e Intelektualëve “Trojet e Arbrit” mbajti në Lezhë simposiumin dedikuar Zef Oroshit, Themeluesi i Kishës Katolike ‘Zoja e Shkodrës’ në New York

Amerika

Shoqata e Intelektualëve “Trojet e Arbrit” mbajti në Lezhë simposiumin dedikuar Zef Oroshit, Themeluesi i Kishës Katolike ‘Zoja e Shkodrës’ në New York

Nga: Beqir Sina, New York Më: 15 qershor 2022 Në ora: 16:08
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Simpoziumi Shkencor kushtuar Mons.Dr Zef Oroshit, organizuar nga Shoqata Mbarëkombetare "Trojet e Arbërit" në qytetin e Lezhës, Shqipëri, me 13 qershor 2022 zhvilloi sesionin e VI-të, nji sesion i veçant shkencor  me temën : “Veprimtaria shkencore dhe luftarake e monsinor dr. Zef Oroshit”.

Nderkohe, pasardhës të familjes Oroshi, intelektualë, studiues, publicist, veprimtar nga Kosova, Mirdita, Lezha, Shkodra e mbarë trojet shqiptare dhe diaspora, ish te burgosur dhe te perdjekur politik, ishin pjesë e Akademisë Përkujtimore të mbajtur në Lezhë, kushtuar Mons.Dr Zef Oroshit, ne kuadrin e aktiviteteve "Java e Trojeve te Arberit" .  

Dita e pare e  "Javes se Trojeve te Arberit" sesionit shkencor me temën : « Personaliteti shumplanësh i Mustafa Merlika Kruja, dhe ndihmesa e tij themelore në jetën kulturore të kombit shqiptar me rastin e 135 vjetorit të lindjes(1887-2022) » - mbajtur ne qytetin e Prizerenit, qytetit historik te Lidhjes se Prizerenit, nga Shoqata e intelektualve Shqiptarë " Trojeve të Arbrit" vazhdoje me sesionin VI-te, shkencor në qytetin e Lezhës, i njohur si qyteti beslidhjes shqiptare -me temën : “Veprimtaria shkencore dhe luftarake e monsinor dr. Zef Oroshit”. 

Kjo veprimtari ju kushtua ne diten e dyte te saj - Monsinjor Zef Oroshit, i cili themeloi dhe udhëhoqi Kishën katolike shqiptare, “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork të Amerikës, nderkohe qe pasardhës të familjes Oroshi, ne bashkepunim me Shoqaten Mbarëkombetare "Trojet e Arbërit", mbas simposiumit kan vendosur kurora me lule te freskta në nderimi te tij, në sheshin qendror të Lezhës "Sheshin - Papa Gjon Pali II", aty ku eshte vendosur busti i klerikut, atdhetarit dhe intelektualit shqiptar monsinjor Zef Oroshit, themeluesi i bashkësisë së parë katolike në SHBA, dhe Kishes Katolike "Zoja e Shkodres" ne Nju Jork. 

 Sesioni i VI-te, shkencor kushtuar Mons.Dr Zef Oroshit, organizuar ng,a Shoqata Mbarëkombetare "Trojet e Arbërit", u mbajt në sallen e konferencave te Hotel "Lisus" ne Lezhe, me simpoziumin shkencor kushtuar Mons.Dr Zef Oroshit, organizuar nga Shoqata Mbarëkombetare "Trojet e Arbërit"

Në këtë aktivitet morën pjesë dhjetra vetë, përfshirë klerikë, studiues dhe historian, publicist dhe autoritetet vendore të qytetit të Lezhës, perfshire njohesin dhe miku me i afert i Monsinjor Zef Oroshit, nga Nju Jorku, publicistin Tome Mrijaj, bashkudhetarin e Zef Oroshit, Dom Anton Kcira, studiuesin e njohur Dom Nike Ukgjini,  si dhe studies, publicist e analist te ardhur nga Kosova, diaspora e trojet shqiptare, ardhur te gjithe enkas per keto veprimtari te organizuara nga Shoqata Mbarëkombetare "Trojet e Arbërit", me nje perkushtim te madh dhe shembullor te kryetarit te kesaj shoqate, Msc. Nue Oroshi.

Kete veprimtari e nderoje me pjesmarrjen e tij edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, zoti Pjerin Ndreu, i cili edhe e përshëndeti me një fjalë rasti veprimtarin duke kujtuar Monsinjor Zef Oroshi, themeluesi i bashkësisë së parë katolike shqiptare në SHBA . Po ashtu me fjale rasti pershendeten edhe Dom Anton Kcira, dhe Dom Nike Ukgjini.

 Sesionin e VI-të, sesioni shkencor me temën : “Veprimtaria shkencore dhe luftarake e monsinor dr. Zef Oroshit” me kumtestat e tyre, e hapi me nje  fjale Përshëndetëse në emër të familjes së Monsinior dr.Zef Oroshit -  Ervis Prendi student i Universitetit te Tiranes.

Kënga : "Thrret Prizreni mori Shkodër " – kënduar nga Mirak Ukaj ishte pjese e kesaj Akademie Perkujtimore.

Pjesa Shkencore vazhdoje me kumtesat nga  Eugen Merlika ,Tomë Mrijaj , Artan Lleshi - Gjomarkaj , Nikollë Gjoka ,Beqir Sina, Ndre Molla dhe Nue Oroshi. 

Eugjen Merlika lexoi kumtesen e tij : " Dom Zef Oroshi - Xixëllonja ndriçuese në errësirën shqiptare " , ndersa, Artan Lleshi - Gjokmarkaj : " Imzot Zef Oroshi - Krahu i djathtë i Kapidanëve të Mirditës në rezistencën antikomuniste" 

 Tomë Mrijaj : " Trashëgimia shpirtërore e monsinior dr . Zef Oroshit (1912-1989) " . Nue oroshi: " Monsinior Zef Oroshi - Komandant i luftës antikomuniste në Mirditë pas vrasjes se Kapidan Mark dhe Artan Llesh Gjomarkaj" . Dr.sc. Besim Morina : " Kontributi fetar i Monsinior Zef Oroshit në Amerikë " .Avokat Ndre Molla: " Veprimtaria antikomuniste e Monsinior dr Zef Oroshit" ..Beqir Sina : " Monsinior Zef Oroshi grida e priftit shembullor,intelektual e atdhetar me shpirt e zemër të madhe në mërgatën shqiptare në Amerikë".

Publicisti nga Kosova Lekë Mrijaj: " Monsinior dr. Zef Oroshi një portret i cili do të mbetët model ideali e përjetësie për tu ndjekur nga brezat e rinj " .Ermonda Foniqi & Leonora Berisha : " Monsinior dr.Zef Oroshi u shkri për fe e atdhe " .Prof. Pjetër Marku : " Veprimtaria e Monsinior Zef Oroshit në Shqipëri ". Pjetër Nikolla : " Kontributi i Monsinior dr.Zef Oroshit dhe klerikëve tjerë dhënë kulturës shqiptare shërbeu si urë lidhëse me botën perëndimore " .Avokat Gjovalin Ndokaj: " Përsekutimi i familjes se monsinior Zef Oroshit në Shqipëri" Recensione.Mr.sc.Rezehana Hysa : " Mendime mbi librin e studiuesit Tomë Mrijaj për biografinë e Monsinior.dr.Zef Oroshit ".

Kumtesat e Dr.Rovena Mikeli Vata (Mjeshter i Madh): " Ndihmesa e Don Zef Oroshit në aspektin kombëtar.Fatmir Minguli: " Figura e Monsinior dr.Zef Oroshit përmes studimeve dhe veprimtarisë fetare" . Gjon Kadeli : " Monsinior dr.Zef Oroshi në kujtimet e mija".Klajd Kapinova : "Intelektuali dhe lideri i shquar i shqiptarëve në emigracion Monsinior dr. Zef Oroshi dje dhe sot " .Isuf Bajraktari-MIRASHI: " Kontributi i Monsinior dr. Zef Oroshit në kulturën shqiptare ".Prof. Pjetër Marku : " Veprimtaria e Monsinior Zef Oroshit në Shqipëri " Pjetër Nikolla : " Kontributi i Monsinior dr.Zef Oroshit dhe klerikëve tjerë dhënë kulturës shqiptare shërbeu si urë lidhëse me botën perëndimore " .Ma.sc.Leonora Laci: "Përsekutimi nga regjimi komunist i familjes se Monsinior dr.Zef Oroshit " .Ermelinda Kashah : " Refleksione mbi librin për biografin e katërfishtë të monsinior.dr.Zef Oroshit studiuesin Tomë Mrijaj " 

Simposiumi akademik oraganizuar në kuadër të aktiviteteve të Shoqatës së Intelektualve Shqiptar “Trojet e Arbërit” u mbyllje me fjalen e Kryetarit të kësaj shoqate Mrsc Nue Oroshi.

Monsinjor Zef Oroshi është themelues i kishës së parë shqiptare  "Zoja e Shkodrës" në New York. Ai u lind me 23 nëntor të vitit 1912 në Mirditë dhe ndërroi jetë në New York në vitin 1968.

Monsinjor Zef Oroshi eshte Iniciues dhe drejtues i shume demonstratave perpara selise se OKB-se, perballe misionit te shqiperise komuniste e Jugosllavise antishqiptare. I shuguruar si meshtar në vitin 1940 ai detyrohet të largohet nga vendlindja si pasojë e regjimit komunist të asaj kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat