Naser Nika, me një premtim të madh/ Emërtimin e një rruge në Staten Island në emrin e babait të pavarsisë së Shqipërisë “Ismail Qemalit”

Amerika

Naser Nika, me një premtim të madh/ Emërtimin e një rruge në Staten Island në emrin e babait të pavarsisë së Shqipërisë “Ismail Qemalit”

Nga: B.S Më: 23 korrik 2022 Në ora: 08:52
Naser Nika

Pronari i kompanisë së organizinit të spektakleve muzikore në Nju Jork, me këngëtarët më të njohur nga Kosova dhe Shqipëria, trevat shqiptare,  “Albis Party”, Naser Nika, nga Ulqini i njohur në zonën e Tri-Shteshit, për organizmin e koncerteve të mëdha, dalluar dhe si aktivist i çështjes sonë kombëtare - thuhet se po lobon në qarqet zyrtare lokale në ishullin njujorkez ku ai banon për të ndihmuar komunitetin shqiptar në Staten Island.

Ditët e fundit simbas disa informacioneve në këtë komuniteti nga media sociale , thuhet se ai ka nisur tratativat me këshilltarin  e bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, avokatin David Carr , për një ide të tij që një rruge në qytetin e më shumë se 30 mijë shqiptarve Staten Island - NY ti vendosë emrin e  Ismail Bej Qemalit, babai i pavarësisë shqiptare .

Po ashtu ai tha se gjatë bisedimeve me këshilltarin Carr në bashkinë e Nju Jorkut, Nika ka marrë dhe premtimin që për Shkollën e fëmijëve Shqiptarë, në Staten Island - familjet e fëmijëve shqiptar të mos paguajn më nga”xhepi” tyre, as edhe një dollarë ashtu si kan paguar deri tani por të financohen nga fondi i bashkisë për shkollat e komuniteteve të Qytetit të New Yorkut

Aktivisti dhe organizatori i suksesshëm  Naser Nika simbas miqve te tij në rrjetin social Fb po tregon gjithnjë e më tepër se është një veprimtar dhe një mbështetes i shumë aktiviteteve në Diasporën Shqiptare në SHBA.

Image

 

Ata thonë se “Naser Nika, e ka treguar me fjalë dhe vepra se është një atdhetar dhe mbështetës i fuqishëm i çeshtjes kombëtare. Kjo e verteton më së miri këtë ndjenjë të këtij Shqipëtari të suksesseshëm në Amerikë.”

Gjithashtu, në llogarinë e tij në fb ai spjegon se me, Albis Party,  ka filluar që para dy vitesh të organizojnë koncerte në vendlindjen e tij Ulqinin, koncertet që i ka titulluar “Diaspora në Vendlindje”, ku ai thotë se për këtë vit dotë vazhdojnë përsëri të riorganizojnë koncertin, ku qëllimi i saj kësaj radhe është jo vetëm të vazhdojnë atë që ka nisur tre vjet më parë, por që ta lidhin më shumë diasporën me vend-origjinën,  edhe t'ua kthejnë atë gëzimin e madh ulqinakve dhe mërgimtarve të shumtë të kthyer për pushime këtë verë  mbas dy vitë e gjysmë pandemie .

Promotori i spektakleve të mëdha nga New Yorku,  Naser  Nika, tashmë thotë se po bën përgatitjet e tij që më 2 Gusht mbas shumë organizimesh dhe aktivitetesh të mëdha të organizuara nën siglën ALBIS PARTY në Amerikë të ri sjell në zonën e Ulqinit një mbrëmjen madhështore  përkatësisht në lokalin “LAMIGA” me një titull kuptimplotë “Diaspora në Vendlindje” si edhe premton ai me do të ketë edhe pjesmarrjen e disa këngëtarëve dhe artistëve më me zë nga Shqipëria, Kosova, trevat shqiptare dhe diaspora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat