Shoqata patriotike “Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan” dënon përsëri ashpër raportin e Dick Martyt

Amerika

Shoqata patriotike “Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan” dënon përsëri ashpër raportin e Dick Martyt

Nga: Themi J. Tushe Më: 30 korrik 2022 Në ora: 07:49
Dick Marty

Shoqata “Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan” në Nju Jork, dënon përsëri ashpër raportin e përgatitur nga zoti Dick Marty, kundër ish Kryeministrit dhe Presidentit të Kosovës zotit Hashim Thaçi, ish Kryetarëve të Kuvendit të Kosovës zotit Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të lart të saj zotrinjëve Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, Sali Mustafa e të tjerë.

Ne mendojmë së ky raport, i mbushur plot me akuza fallco, është ndërtuar mbi bazën e informatave të rreme, që janë marrë në Beograd e Moskë, të sajuar nga shërbimet sekrete sërbe e ruse dhe diplomacia antishqiptare e tyre .

Një raport i tillë, që i hapi rrugë miratimit të rezolutës 1782 në Këshillit e Europës, për krijimin e Gjykatës Speciale dhe ngritjes së akuzave fallco ndaj liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), është tepër i dyshimtë dhe me qëllime të caktuara antishqiptare, që drejtohet kundër Pavarsisë së saj.

Po kështu edhe kërkesa e diplomacive europiane, për ngritjen e një gjykate të tillë, përbërjen e stafit të saj me gjyqtar e prokuror të huaj dhe dislokimi i këtij indtitucioni jashtë teritorit të Kosovës, janë bërë në kundërshtim të plot, jo vetëm me Kushtetutën e Republikës së Kosoves, por edhe me parimet bazë të Drejtësisë Ndërkombëtare.

Duke parë dhe ndjekur në vazhdimësi, gjithë procedurat e një procesi të tillë gjyqsor, që nga krijimi dhe funksionimi i kësaj gjykate, ngritja e akt-akuzave ndaj të pandehurve, ballafaqimi i tyre me provat e dëshmitarët dhe procedurat e tjera, ku janë bërë shkelje të mëdha, arrijmë në konkluzionin se nuk kemi të bëjmë aspak me një proces gjyqsor të drejtë, të ndershëm dhe të paanshëm.

Koha vërtetoi plotsisht, se shoqata jonë kishte shumë të drejtë në qëndrimin e saj që mbajti qysh para më shumë së një dekade, kur denoncoi dhe dënoi publikisht raportin e zotit Dick Marty, si një skenar të mbushur plot me akuza fallco dhe shpifje kundër liderëve tanë të lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ne si shoqatë, mbështesim fuqishëm dhe pa asnjë rezervë edhe miratimin e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë të datës 21 Korrik 2022, e cila i hedh poshtë si të pabazuara në fakte e prova akuzat e raportit të senatorit zviceran Dick Marty, duke i kërkuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që të rishikoj sa më parë edhe rezolutën e saj Nr.1782, e cila i hapi rrugë realizimit të këtij skenari të turpshëm e kriminal sërb, për dënimin heronjëve çlirimtar të Popullit të Kosovës.

Shoqata jonë gjithashtu, i sygjeron Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, që të krijohet edhe një grup pune i veçantë, për ndjekjen dhe zbatimin e kësaj rezolute kaq të rëndësishme e me interesa të mëdha kombëtare.

Kjo situatë e tillë, kërkon gjithashtu edhe një angazhim më të madh e bashkëpunim më të ngusht me avokatët mbrojtës të heronjëve tanë çlirimtar, të akuzuar padrejtësishtë, për për tu vënë atyre në dispozicion, të gjithë ndihmën e strukturave të shtetit tonë dhe atij të Kosovës.

Ne besojmë dhe jemi tepër të bindur, se liderët tanë të Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës me në krye zotin Hashim Thaçi, janë plotsisht të pafajshëm dhe ata do të triumfojnë ndaj akuzave të padrejta që ka ngritur kjo gjykatë dhe prokuroret e saj kundër tyre,

Drejtësisa do të fitoj edhe në këtë proces të montuar gjyqsor, që po drejtohet kundër ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe liderëve të saj, të cilët ishin aleat të Natos me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë luftës për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb dhe terroristi gjykatar Sllobodan Millosheviç.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat