Vedat Gashi, shqiptari që ia ka mësyrë Kongresit të ShBA-së

Amerika

Vedat Gashi, shqiptari që ia ka mësyrë Kongresit të ShBA-së

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Kandidati për Kongresin amerikan, Vedat Gashi, ka treguar se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte shkuar si refugjatë dhe ishte fëmijë.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se nga Amerika ata shqiptarët kanë fituar shumë dhe se dëshirojnë të kontribuojnë aty prapë me forma të ndryshme, duke përfshirë edhe kandidimin për Kongresin Amerikan.

“Nëse do të fitoja për në Kongres për mua do të ishte një shkallë historike, por edhe për komunitetin shqiptar. Këtu kur erdhëm nuk patëm asgjë, por kemi punuar dhe fituar shumë, prap e them do të ishte diçka historike”,ka thënë Gashi.

“Shqiptaro-amerikanët janë pjesë e Amerikës, unë do të isha përfaqësues për të gjithë, është e rëndësishme ta kesh dikë të komunitetit tënd që mundet të kontribuojë dhe t’i jap zë këtij populli”.

Gashi ka thënë se ka pasur mbështetje të madhe nga Eliot Engel, ish-kongresist amerikan, i cili ka punuar shumë për shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat