Kush është polici shqiptar që bashkë me Bushin hapi lojërat e bejsbollit për 11 shtatorin?

Amerika

Kush është polici shqiptar që bashkë me Bushin hapi lojërat e bejsbollit për 11 shtatorin?

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Gëzim Pollozhani, ishte zgjedhur “Polic i Vitit” vitin e kaluar në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai dhe vajza e tij ishin figurat kryesore të ceremonisë së hapjes së lojërave të bejsbollit, për nder të kujtimit të 11 shtatorit.

Ata patën rastin që ta takojnë edhe ish-presidentin e ShBA-ve George W. Bush.

Pollozhani në një intervistë për Klan Kosova ka folur për momentin e veçantë kur Bush e kuptoi se ata ishin shqiptar.

“Po, si kisha treguar që jemi shqiptar por ia ka dhënë dorën vajzës, është edhe një foto që kur ia ka dhënë dorën ajo e ka vendosur dorën në zemër. Besoj që presidenti e ka kuptuar që jemi shqiptarë. Sepse ne kur e përshëndesim njeriun me gjithë zemër ia japim dorën” – tha Pollozhani.

“Ishte shumë e rëndësishme për ne. Ishte krenari në ato momente të ishim me presidentin dhe të flasim me presidentin. Këtë s’do ta harrojë kurrë në jetën time “- theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat