Kisha Katolike “Zoja Shkodrës”: Orë përkujtimore 110 vjetori i vrasjes së Patër Andrea Gjekaj

Amerika

Kisha Katolike “Zoja Shkodrës”: Orë përkujtimore 110 vjetori i vrasjes së Patër Andrea Gjekaj

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 18 tetor 2022 Në ora: 00:06
Pamje nga manifestimi

NEW YORK: Të dielën e Meshës, në Kishën Katolike Zoja e Shkodrës në Nju Jork, besimtarët katolik dhe komuniteti shqiptar përkujtuan 110 vjetorin e vrasjes së meshtarit fraceskan Patër Luli – Andrea Gjekaji (Lul Vuksani Gjurashaj).

I cili u tha se ishte i përkushtuar ndaj ruajtjes së vlerave kombëtare, dhe vdiq në vijën e luftës deri sa po ndihmonte të varfërit, të vrarët e të plagosurit  në luftën e Shkodrës.

Me këtë rast u mbajt edhe një meshë dedikuar këtij martiri të fesë dhe kombit nga Fater Mirash Marinaj dhe Fater Viktor Delaj- ndersa foli me kete rast per jeten e vepres se Fatër Andre Gjekaj edhe famullitari i kësaj kishe Dom Pjetër Popaj.

Më pas meshës dhjetra besimtar dhe perfaqësues të komunitetit përfshirë edhe drejtues të disa shoqatave nga vend origjina , aktivist dhe shkrimtar u mblodhën në qendrën kulturore pranë kësaj kishe ku u mbajt një orë përkujtimore të cilën e drejtojë kryetari i shoqatës « Trieshi » Kol Cacaj.

Ora përkujtimore nisi  me shfaqjen e filmit dokumentar   « Martir i Kishës dhe Kombit »  një filmi dokumentar i metrazhit të gjatë përgaditur nga TvBoin në Tuz në vitin 2021.

Në ndërkohë për jetën dhe veprën e meshtarit fraceskan Patër Luli – Andrea Gjekaj, folën Prof. Gjon Fran Ivezaj dhe ish gazetari i Zërit të Amerikës Gjek Gjonlekaj , dhe përshëndetën mikëpritësi i kësaj përkujtimore meshtari Pjetër Popaj dhe Fra.Marash Marinaj dhe në emër të Federatës PanShqiptare Vatra, nënkryetari i saj Dr. Pashk Camaj.

Folësit thanë se Meshtari fraceskan Patër Luli – Andrea Gjekaji (Lul Vuksani - Gjurashaj), sipas tyre jo shumë i njohur për shqiptarët e trevave të tjera, përmendet akoma në këngët e rapsodëve të Malësisë së Madhe. Ai ra heroikisht në frontin e Shkodrës, gjatë luftës së vitit 1911, duke kryer detyrën e kapelanit ushtarak, duke bekuar e varrosur të vdekurit me të gjitha Sakramentet e krishtera. Ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare, duke u kujtuar nga populli si martir. 

Në fund të kësaj përkujtimore në emër të familjes së meshtarit fraceskan Patër Luli Andrea Gjekaji, alias Lul Vuksani - Gjurashaj  nipi i tij Nikoll Gjurashaj me familjen, faleminderuan ngrohtësisht organizatorin e këtij eventi, folësit dhe pjesëmarrësit , ndërsa dhanë edhe një drek të bollshme pregatitur me ushqime e pije tradicionale për respekt të kësaj përkujtimore.

Image
Pamje nga manifestimi
Image
Pamje nga manifestimi
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat