Max Rose, fiton përkrahjen e ish-kandidatit për president, Wesley Clark

Amerika

Max Rose, fiton përkrahjen e ish-kandidatit për president, Wesley Clark

Nga: Beqir Sina Më: 31 tetor 2022 Në ora: 17:18
Foto nga vendngjarja

STATEN ISLAND NYC: Ish - Kongresmeni democrat i Staten Island, Max Rose, mori konfirmimin e një përkrahje nga elita demokrateve në Shtetet e Bashkuara, Wesley Clark, ish- kandidati presidencial i vitit 2004, i cili shërbeu dy vjet dhe si komandanti më i lartë ushtarak i NATO-s, gjatë luftës në Kosovë(1998/ 1999).

Clark, I cili është një nga figurat e njohura në partinë demokrate, i cili u largua nga zgjedhjet presidenciale demokrate të vitit 2004 pasi fitoi vetëm një shtet, Oklahoma, tha se Uashingtoni ka nevojë për "më shumë udhëheqës" si Rose, i cili është simbas tij një veteran I përkushtuar i ushtrisë amerikane që nga lufta në Afganistan, i cili më parë ka shërbyer edhe një mandat në Kongres.

Mbështetja e Clark, duket se ka të ngjarë të rezonojë me komunitetin e madh shqiptar në Staten Island, të cilët e konsiderojnë atë një hero të vërtet dhe legjend e gjallë për shqiptarët, mbasi ai ka qenë udhëheqjes i lart, si Komandat Suprem në NATO gjatë luftës së Kosovës 1998-1999. 

Nën komandën e Clark, në luftën e Kosovës, trupat e NATO-s ndërhynë nga ajri për 78 ditë bombardime, ndërsa nga toka po luftonte Ushtria Çlirimtare Kosovës me trupat e tyre, deri sa dhe i dhanë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik, me çlirimin e Kosovës. 

Mbas tre muaj bombardime dhe luftime të ashpëra, ushtarët serbë vranë mijëra civilë shqiptarë në Kosovë, përfshirë edhe fëmijët, grat dhe të moshuarit. Ata shkatërruan , plaçkitën dhe i dogjën shtëpitë e shqiptarve, dhe larguan me force rreth 1 milion shqiptar nga Kosova.

"Unë jam këtu për dy arsye," tha në fillim të fjalës së tij, Clark, dhe spjegojë : “ Numri një, unë dua që ju të zgjidhni e të votoni më 8 nëntor, Max Rose, për në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Mbasi mendoj se ai përfaqëson më të mirën nga të gjithë politikanët e rinjë amerikanë, ai e njeh mire historinë amerikane në Evropë. Shkurt, ai tregoi guximin e tij në fushën e betejës në luftë në Afganistan. Dhe, ju e dini më mirë se të gjithë, atë se çfarë është lufta nga që shqiptarët e përjetuan vết. Këtu kan ardhur dhe disa ish ushtarët e Batalionit Atlantiku, njëri prej të cilëve ka humbur dhe krahun (Qerim Gjocaj) me të vëllanë e të tjer që i shikojë këtu rreth meje”.

Pra, tha ai : "Ne kemi nevojë për patriotë të vërtet që janë të përkushtuar ndaj shërbimit ushtarak, dhe Shteteve të Bashkuara, siç ishte Max Rose, kur ai ishte në detyrë," tha Clark, duke ju bërë thirrje shqiptarve të këtij komuniteti në Staten Island( Shoqatës Kraja, Ulqini,Ana e Malit e tjer) aktivisteve demokrat e të majteve që të mbështesin me vote dhe materialisht Max Rose në Distriktin 11të.

Më pas Clark, u tha shqiptarve përse Max Rose, është për t’u votuar, dhe jo kongresistja republikane Mallotakis, duke kritikuar “rëndë” republikanët dhe mbështesit e ish presidentit Donald Trump, ndaj të cilit ai bëri kritika të forta politike. 

Duke portretizuar Max Rose, kandidatin democrat i konsideruar i linjës së majtë të moderuar në radhët e demokratve amerikan, Clark, tha se ai është simbas tij shëmbylltyra e vlerave amerikane :"Qoftë në Afganistan, ku ai shërbeu me sakrificë, ose në Kongres, ku ai vuri në radhë të parë, në qender të punës së tij, si kongresisit qytetarët e thjesht(klasën puntore),në Staten Island dhe Brooklyn "- 

Max Rose, tha Clark, "është ai që ka mbrojtur gjithmonë atë që është e drejtë."

Max Rose, është një demokrate e moderuar, nga Staten Island – New Yok, ai është duke sfiduar deputeten e GOP Nicole Malliotakis, e distrikti i 11-të i kongresit, zonë elektorale kjo të cilën ajo e mbulon në Staten Island dhe një pjesë të Brooklynit jugor. 

Sondazhet kanë qenë të rralla në këtë garë, shkruan shtypi njujorkez në këtë zone elektorale, por një sondazh i Spectrum News/NY1, televizionit që mbulon NYC, këtë muaj tregoi se Malliotakis, tani kur kan mbetur vetëm shtatë ditë nga votimet, kryeson me një diferencë prej 6 përqind më shumë, pra Mallotakis ka 49%, ndërsa Max Rose, nuk shkon më shumë se deri në 43%.

Ish-komandanti suprem suprem i NATO-s për Evropën gjatë fjalës së tij të gjatë, rreth 20 minuta nuk la pa permendur edhe luftën në Ukrain dhe si SHBA, do t'i kundërvihen Putinit.

“Clark i cili udhëhoqi koalicionin shumëkombësh që i dha fund gjenocidit kundër shqiptarëve etnikë dhe i ka treguar botës se si duhet të ngrihemi kundër tiranisë në emër të drejtësisë”, tha Rose, mbas fjalimit të Wesely Clark, të cilin e falëminderojë përzemersisht për përkrhajen dhe fjalimin e tij. 

Ai tha se “Komuniteti shqiptar nuk e ka harruar kurrë lidershipin dhe angazhimin e gjeneralit Clark për të garantuar sigurinë e tyre në kohët më të vështira. Wesley Clark, tha Rose, është një shembull i të jetuarit të një jete të përkushtuar ndaj shërbimit ushtark, flamurit dhe vendit të tij Shteteve të Bashkuara të Amerikës,dhe kjo është ajo që ka të bëjë kjo fushatë në përkrahjen time.”

Rose po provon të sfidoj përsëri në qarkun 11 të Kongresit Malliotakis, e cila e mundi atë në zgjedhjet e vitit 2020.

Demokrati i moderuar Max Rose, tani synon të rimarrë vendin në përfaqësimin në Kongres, pikërisht në Staten Island, i cili është i vetmi qytet i New Yorkut, i mbajtur nga republikanët,qytet njujorkez ky, ku janë të rralla rastet në historinë e këtyre zgjedhjeve që në Staten Island të fitojë ndonjë demokrat. Por, nuk perjashtohet dhe mundësia si rasti i vetë Max Rose, kur mundi Donovan në 2018, mbas skandaleve të republikanve.

Max Rose është një veteran I ushtrisë amerikane i cili u plagos në Afganistan, Max Rose, dhe u zgjodh në Kongres në vitin 2018, duke mposhtur presidentin aktual të GOP me dy mandate, Dan Donovan. Dy vjet më vonë, Malliotakis mundi Rose me të njëjtën diferencë prej 6.4 pikë përqindjeje me të cilën Rose kishte mposhtur Donovan.

“Dueli” midis Rose dhe Malliotakis është një nga një numër jashtëzakonisht i madh i garave të kontestuara në të gjithë Nju Jorkun, që kanë marrë një rëndësi të madhe, ndërsa demokratët thuhet se po luftojnë për të mbajtur shumicën e tyre të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve.


Dita e zgjedhjeve është 8 nëntori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat