Bektashinjtë shqiptaro-amerikanë në vizitë tek Papa Françesku

Amerika

Bektashinjtë shqiptaro-amerikanë në vizitë tek Papa Françesku

Nga: Frank Shkreli Më: 31 tetor 2022 Në ora: 21:07
Papa Françesku

Teqeja Bektashiane Shqiptare në Detroit të Shteteve të Bashkuara --Frank SHKRELI/ Teqeja Bektashiane në Amerikë-Nderi i Kombit, feston 60-vjetorin e themelimit | Gazeta Telegraf -- themeluar në vitin 1954, ka botuar në portalin e saj një njoftim mbi vizitën që një delegacion i saj ka bërë, disa ditë më parë në Vatikan, ku janë takuar me Papa Françeskun dhe me zyrtarë të tjerë të Vatikanit. Albania-American Bektashi Monastery. - Posts | Facebook

Në njoftimin e saj, Teqeja e Detroit thotë se,”Me 26 Tetor, patëm mundësinë të bënim një vizitë zyrtare tek papa Françesku në Vatikan City. Kjo vizitë u bë falë një ftese nga Enti i Vatikanit që merret me marrëshëniet ndërfetare”. Sipas njoftimit, ftesa i ishte drejtuar Të ndershmit Dervish Eliton-it, udhëheqësit të Teqesë së Parë Bektashiane Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin e Qendrës Bektashiane shqiptare në Detroit theksohet se ceremonia e vizitës në Vatikan ishte një burim shprese për të gjithë bektashinjtë anë e mbanë botës, por edhe një hap i parë pë[rpara në marrëdhëniet midis Vatikanit dhe Teqesë Bektashine në Amerikë.

Në deklaratë, thuhet më tej se ndër çeshtjet që u biseduan, ndër të tjera, midis përfaqsuesve të Bektashizmit shqiptaro-amerikan dhe zyrtarëve të Vatikanit, ishin të përbashkëtat që lidhin myslimanët dhe të krishterët.

Dervishi Eliton citohet të ketë thenë gjatë takimit me Papa Framçeskun se, “Myslimanët dhe të Krishterët kanë më shumë gjëra të përbashkëta se sa ndryshime midis tyre dhe se janë të përbashkëtat ato mbi të cilat duhet të përqndrohemi.”

Në fund të njoftimit të Teqesë Bektashiane të Detroitit u nenvijua se takimi i përfaqësuesev të saj me Papa Françeskun dhe zrytarë të tjerë të Vatikanit, shënoi ngjarjen e parë nga programi në të ardhmen e ngjarjeve që ka në plan të organizoj Teqeja, me qëllim që të përhapë mesazhin e paqës, dashurisë, dhe respektit, anë e mbanë botës.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat