Eric Adams Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut feston “Ditën e Trashëgimisë Shqiptare” me simbolin e Shqiponjës dhe Plisin

Amerika

Eric Adams Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut feston “Ditën e Trashëgimisë Shqiptare” me simbolin e Shqiponjës dhe Plisin

Nga: Beqir Sina Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 18:21
Eric Adams

Mark Gjonaj: “Një festë e mahnitshme e Festës së 110-të të Pavarësisë së Shqipërisë e organizuar nga kryetari i NYC Eric Adams në Mansionin Gracie, duke festuar jo vetëm një moment historik, por edhe kontributet dhe arritjet e komunitetit shqiptaro-amerikan në këtë qytet të madh."

Në festën e 28 Nëntorit - pavarësinë e shtetit shqiptar, Eric Adams Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut festoi mbrëm në Shtëpinë e prîtjes “Gracie Mansion” në qytetin e New Yorkut, “Ditën e Trashëgimisë Shqiptare” me simbolin e Shqiponjës dhe Plisin .

Momenti i veçantë është fiksuar ndërsa ai ishte në stage me ish këshilltarin e bashkisë së New Yorkt, Mark Gjonaj, i cili ehe drejtojë këtë pritje festive, dhe e ka falënderuar Zotin Adams, për mbështetjen e tij ndaj komunitetit shqiptar dhe e ftojë atë për një fotografi me grupet e valltarve me veshjet popullore, ndërkohë që Eric Adams Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut festoi me zyrtarët eter të Nju Jorkut, dhe veprimtarët shqiptar, duke bërë me dy pëllmbat e dorës simbolin e Shqiponjës, ndërsa vendosi në kokë dhe Plisin e Kosovës.

Ndërsa në ngritjen e Flamurit në Sheshin Bowlin Green të New Yorkut, Kryebashkiaku Adams, tha : “Mirë se vini këtu në kryeqytetin shqiptar të Amerikës pikërisht këtu në New York City. Jemi krenarë që kemi popullsinë më të madhe shqiptare jashtë Shqipërisë, në qytetin tonë. Mbi njëqind mijë shqiptarë këtu në këtë qytet. Qyteti është edhe më i fuqishëm. Dhe ju zotëroni biznese të shumta. Ju jeni punëtorë të vijës së parë. Jeni shumë të angazhuar dhe sigurohuni që ne të vazhdojmë të kemi diversitetin dhe prosperitetin në këtë qytet. Nuk ka rëndësi se keni ardhë, ju keni krijuar një Shqipëri të Vogël në Brooklyn, Manhatan, Bronx në Queens, Long Island, në Staten Island, është një komunitet që di vetëm si t'i kryejë gjërate mira dhe ti sherbejn gjitha komuniteteve. Dhe ne jemi një qytet emigrantësh. Janë ata që na bëjnë të lumtur ndërkohë që ne jemi qyteti që vazhdojmë të rritemi dhe zgjerojmë dhe të ndjekim ëndrrën amerikane në një mënyrë reale.

Dhe kështu jam i lumtur që jam këtu sot për të ngritur flamurin në 110-vjetorin se si ne njohim pavarësinë e Shqipërisë dhe për të nderuar të gjithë shqiptarët tanë këtu në Amerikë që kanë përmirësuar prej kohësh pesë lagjet e këtij qyteti të mahnitshëm dhe njerëzve të mahnitshëm që janë në këtë qytet. Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Ky është një moment kaq domethënës kur ju ngreni flamurin këtu në Bowling Green, në zemër të kryeqendres tonë financiare. Ne njohim kontributin tuaj dhe gjithçka që keni për të ofruar këtij qyteti. Dhe kështu jo vetëm që ne e ngremë flamurin në këtë shtizë, por ju ngrini flamurin në zemrën time. Unë e dua këtë komunitet. Le të vazhdojmë të rritemi dhe të përparojmë së bashku.

Pra kjo shpallje. Ndërsa shqiptarët amerikanë kanë përmirësuar prej kohësh pesë bashkitë dhe ata do të vazhdojnë të luajnë një rol kyç teksa ne ndërmarrim hapa të guximshëm për t'u rikthyer më të fortë nga pandemia e COVID-19, për të rritur ekonominë tonë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt, më të drejtë dhe më të begatë për të gjitha. Në ceremoninë e sotme, shqiptarët e njujorkut do të përkujtojnë themelin historik të atdheut të tyre duke ngritur këtë flamur të kuq me një siluetë të zezë me shqiponjë dykrenare. Kjo ngjarje është gjithashtu një rast i mrekullueshëm për të festuar traditën kuptimplote të këtij komuniteti jetësor dhe miqësinë tonë të qëndrueshme me atdheun e tyre. Pres me padurim mënyrat e shumta se si të gjithë të mbledhur do të fuqizojnë më tej Nju Jorkun ndërsa punojmë për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të ndritshme dhe më të bashkuar.”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat