Përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Teksasi, marrin pjesë në ceremonin e inagurimit e kongresistëve të sapozgjedhur në Kongresin e 118-të

Amerika

Përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Teksasi, marrin pjesë në ceremonin e inagurimit e kongresistëve të sapozgjedhur në Kongresin e 118-të

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 6 janar 2023 Në ora: 22:57
Përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Teksasi

WASHINGTON D.C. Mbas disa javësh pas zgjedhjeve afatmesme, (8 Nëntor 2022) Kongresi i 118-të, mori mandatet e reja të porsa zgjedhurve. Gjithashtu, pas zgjedhjes së Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, pas “ngërçit” që i ka zënë “gafil” republikanët, pritet që javën e ardhshme të fillojnë procesin për përzgjedhjen e anëtarëve për të shërbyer në udhëheqjen e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit dhe zgjedhjen e kryetarve në pozicionet më të larta në komitetet e Kongresit dhe anëtarët e komiteteve.

Në ceremonin e inagurimit të Kongresit i 118-të, në Dhomën e Përfaqësueseve - Capitol Hill, ishte dje, edhe një grup i veprimtarve të komunitetit shqiptar nga Texasi, të cilët u takuan dhe uruan miqt e tyre në kongres nga partia republikane.

Presidenti i Rjetit i Bizneseve të Diasporës Shqiptare z.Nazar Mehmeti, dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Ismet Smajli, të cilët morën pjesë në inagurimin e miqve të tyre të sapo zgjedhurve nga Teksasi, bëhet e ditur se në takimet e tyre, ata, së bashku me aktivistët nga Hjustoni dhe Dallasi, kanë folur e diskutuar me kongresistët për çështjen e Kosovës e tjera : “ Kudo që jemi ftuar dhe kudo që shkojm në takime të larta, në Washington D.C. dhe New York, ne gjithmonë do të gjejmë kohë për t’ju treguar dhe për ta promovuar çështjen e Kosovës !” thanë ata për gazetën tonë.

Madje, kjo është hera e parë, që në hapjen e Kongresit, në dekadën e fundit, veprimtarët e komunitetit shqiptar nisin të“eksploroin” si lobistë, dhe mbajnë takime me grupet e interesit në Capitol Hill, të cilat ndikojnë në veprimet e Kongresit e Senatit të SHBA.

Duke ju bashkuar vëllezërve nga Hjustoni- Teksasi, Burim e Besnik Haliti, Presidenti i Rjetit i Bizneseve te Diaspores Shqiptare z.Nazar(Nick) Mehmeti, dhe Sekretari Gjeneral z. Ismet Smajli si dhe biznesmenet e aktivistet e tjer, nga Dallasi Doc Vraniqi, Gino Mulliqi, Gezim Pollozhani, Shaban Krasniqi, Gezim Rushiti, Adrian Doko, morën pjesë pjesë në inagurimin e miqve dhe kolegeve të tyre Kongresmen ng Teksasi dhe shtetet e tjera në Capitol Hill - Washington DC. 

Ata me këtë rast u takuan me miqt e tyre kongresistët Pete Session, Nathaniel Moran, Morgan Luttrell, kongresisten Beth Van Duyne, kongresistin Ronny Jackson, Michael McCual, Dan Crashaw, si dhe kongresistin me ndikim Randy Weber - 

Veprimtarët nga Teksasi, që patën takime me kongresistët e sapozgjedhur u takun edhe me zotin Stan Holmes, Heroin dhe ish ushtarakun që mban “Vulën e Marinës” së SHBA-së, SEAL z. Marcus Luttrell, që gjithashtu është vëllai i kongresmenit Morgan Luttrell.

Takimi me Stan Holmes, ishte i rëndësishëm ngase ai ka qenë i përfshirë në Senatin e SHBA-së dhe ka udhëhequr Grupet e Mëngjesit të Lutjeve për Dhomën e Përfaqësuesve që nga viti 1981. Ai ka udhëtuar në mbi 60 vende me ose në emër të anëtarëve të Kongresit që takohen çdo javë në organizimin e grupeve në Lutjen e Mëngjesit, duke mbajtur marrëdhënie në mbi 100 vende, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe trojet shqiptare. 

« Stan Holmes, tha Ismet Smajli, ka shpenzuar shumë vite duke ndihmuar në zhvillimin e grupeve të vogla të interesit në Teksas, Kolorado, Nju Jork, Virxhinia, dhe Uashington DC. »

Image
Përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Teksasi
Image
Përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Teksasi
Image
Përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Teksasi
Image
Përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Teksasi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat