Mos harro tmerret e diktaturës! Mos lejo rikthimin e saj!

Amerika

Mos harro tmerret e diktaturës! Mos lejo rikthimin e saj!

Nga: Beqir Sina Më: 8 janar 2023 Në ora: 14:50
Burgu i Spaçit

Fondi i Monumenteve Botërore, e cila është një organizatë private jof- itimprurëse e themeluar në vitin 1965, në New York të SHBA, nga individë të shqetësuar për shkatërrimin e përshpejtuar të thesareve të rëndësishme artistike në të gjithë botën, e ka renditur Burgu i Spaçit në vitin 2016, një nga vendet më të çmuara në botë- ndërtesë e rrezi- kuar për t’u “zhdukur” simbas raporti te vitit 2016.

Tani që kjo organizat është duke duke festuar 55 vjetorin e krijimit të saj, Fondi i Monument- eve Botërore, ka në veprat e saj më të çmuara në botë, mbi 600 projekte në 90 vende, përfshirë edhe Burgun famekeq te Spaçit , ne Shqiperi,i cili radhitet ndër 50 më të rëndësishmit në botë për t’u vizituar me një drejtshikim për gjener- atat e ardhshme, thote Fondi i Monumenteve Botërore, .

Sot, ky fond me organizatat e saj, degë të themeluara në Britani, Indi, Peru, Portugali dhe Spanjë, sponsorizon një program të vazh- dueshëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në mbarë botën.

World Monuments Watch, eshte me një program global i nisur më 1995 me rastin e 30 vjetorit të krijimit te Fondit Monumental Botëror, i cili synon të identifikojë vendet e rrezi- kuara të trashëgimisë kulturore dhe të mbështesë financiarisht dhe teknikisht për ruajtjen e tyre.

Si eshte sipercituar një vend jashtëzakonisht të veçant në mesin e këtyre objekteve botërore, ka zënë dhe Burgu i Spaçit , i cili ishte një kamp famëkeq i punës i themeluar në vitin 1968 nga qeveria komuniste e Shqipërisë në vendin ku shfrytezohej një miniere bakri dhe piriti, në një zonë të largët dhe e eger malore në veri të vendit (Miriditë).

Ndërsa ai është vetëm një nga shumë vende të tilla, të burgosurve politikë, në Europën juglin- dore, i ngritur vetëm për të mbajtur në Spaç, kundërshtarët politik (të damkosur dhe dënuar si armiqt e popullit nga regjimi i Enver Hoxhes), ku përfshinin disa nga intelektualët më të shquar shqiptarë të shekullit të njëzetë, duke i dhënë asaj një vend të veçantë në kujtesën kolektive të asaj epoke, ngeli në djerr mbas hapjes se tij.

Vendndodhja e kampit të punës së detyrueshme, ishte i ndërtuar në një pjerrtësi

të terrenit e cila ndjek kreshtën e maleve të egra të Munellës, niste nën hyrjen e tunelit në këtë minierë. E cila ishte kaq e largët dhe i sigurt për një burg, sa që nuk nevojitej asnjë mur perimetrik për të siguruar rrethimin kompleks, vetëm ishte e rrethuar me disa rrethe me tela me gjemba vetem me një portë e përparme, dukeshin se ishin mjaft për ta siguruar parametrin e rrethimit të tij.

Piktori i ndjer Maks Velo, i cili e vuajti vet terrein e këtij burgu, që u bë i njohur në të gjithë botën, ishte arrestuar në vitin 1978 dhe u dënua me dhjetë vjet burg në Spaç, mbasi doli i gjallë kur u hap burgu, e përshkroi atë si “kampin më të tmerrshëm në Evropë dhe në botë gjatë asaj periudhe”.

Burgu politik i Spaçit, është i vetmi burg në botë, që ka bërë një revolt kundra rregjimit dic- tatorial - për liri e demokraci.

Në Maj 1973, Burgu i Spaç u bë vendi i revoltës së parë dhe vetme të burgosurve politik në botë në atë kohë , dhe është një nga momentet e para të rezistencës ndaj shtypjes së regjimit komunist. Megjithatë, Spaçi vazhdoi të vepronte si kamp pune deri në rënien e sundimit të partisë komu- niste nga pushteti në fillim të viteve 1990.

Ajo(ndërtesë) u braktis tërësisht disa vjet më vonë. Sot, edhe pse është përcaktuar si një vend i trashëgimisë, me vlera më të çmuara në botë – drejtshikimi për gjeneratat e ardhshme, kompleksi ishte në një gjendje shumë të avancuar të përkeqësimit, për shkak të elementeve dhe ndërtesave te braktisura dhe të “shkretëruar”, pothuajse në të gjitha pushtet.

Duket, se po vihet “dorë” nga organizatat nderkombetare për mbrojtjen e këtyre objekteve nè te gjithe boten.

Njera prej tyre eshte edhe World Monuments Watch, e cila më 2016 njeh një përpjekje të re duke përfshirë institucionet, shoqërinë civile dhe qytetarët privatë për të krijuar një institucion modern të kujtimit duke filluar qysh nga gjetja e eshtrave te te burgosurve nè Burgun e Spaçit,

edhe te relikeve e nderteses se mbetur mbas hapjes. E cila eshte vjedhur per skrap dhe mate- rial ndertimi nga banoret per teeth saj.

Pasi që asnjë vend tjetër nuk ekziston si një vend i kujtesës për ish të burgosurit politikë në Shqipëri, Fondi i Monumenteve Botërore, ka projektuar se ekziston një nevojë urgjente për të çuar përpara njohuritë, për të rritur ndërgjeg- jësimin e publikut shqiptar dhe për të krijuar një kërkesë për transformimin e kësaj faqeje të zezë të historisë në një qendër të veçantë përkujtimi dhe edukimi.

Ndërhyrjet e para mbrojtëse në vend që nga mbyllja e tij u zhvilluan në qershor të vitit 2017, falë mbështetjes lokale të ofruar nga Ambasada Suedeze në Tiranë. Ato përfshinin pastrimin e lokacionit, riparimin e çatisë së emergjencës dhe stabilizimin e përkohshëm strukturor të disa ndërtesave. Më parë atë muaj, ish Ministri i Kul- turës i Shqipërisë vizitoi vendin dhe e shpalli atë prioritet për Ministrinë e Kulturës gjatë viteve të ardhshme. Falë hulumtimeve dhe dokumentac- ionit të ri, një propozim për zgjerimin e zonës së mbrojtur në vend është paraqitur nga propozue- sit në vitin 2016.

Burgu Spaç: një dëshmitar qe “nuk ka “gojë” të flasë” por i qendron ende e dhibshme per te “rrëfyer” vitet e egra te diktatures komuniste në Shqipëri për 45 vjet.

Diktatori Enver Hoxha, ishte udhëheqës i asaj kohe i cili arriti të mbajë drejtimin e vendit, si kreu i shtetit për më shumë se 40 vjet., dhe kryegazeta e botës “New York Times” e ka qua- jtur atë “Krye/organizatori i izolimit dictatorial të Shqipërisë”.

Gjatë asaj periudhe,(45 vjeçare) Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, ishte nën sun- dimin komunist dhe ishte i mbushur me kampe pune dhe burgje, të cilat ishin mbushur përplot me të burgosur politikë, dhe njerëz që nuk për- putheshin fare me përkufizimin e zakonshëm të regjimit që i damkoste se “armiq të popullit”, por se vetëm që ishin kundërshtar të përbetuar të

atij regjimi –Megjithse, regjimi komunist i Enver Hoxhës, i quajti të gjithë kundershtaret e tij poli- tik, si “ kriminel dhe armiq të popullit, tradhëtar , sabotator dhe bashkëpuntor dhe ëndrrimtar të Perendimit ( Europes perendimore dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes) .

Në atë kohë simbas statistikave të ish Min- istrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, thuhet se ishin rreth 40 burgje zyrtare. Një nga këto, në shtetin e athershem te rrethuar të Shqipërisë, njihej thjesht si “Spaç” një zonë nga më të egrat malore të vendit. Në një pjesë e fshatit Spaç, institucioni që fsheh kujtimet e së kaluarës së errët të Shqipërisë, ka shkruar NYT.

Duke shpjeguar se ky Kamp, si e quan New York Times, u krijua fillimisht në vitin 1968, 17 vjet para vdekjes së Hoxhës, shkruan gazetari ishte i pasur në të dy minerale të vlefëshme nën- tokësore ; atë të bakrit dhe piritit. Ndërkohë, që të burgosurit politik u detyruan të punonin në këto miniera.

“Shumë nga të burgosurit ishin ish anëtar të familjeve më fisnike, ish intelektual të shquar, shkolluar në perendim, ose nga ata që kërkonin të arratiseshin nga që nuk e duronin dotë diktat- urën komuniste, ndërkohë që ishte edhe pjesë e grupeve armiqësore të Shqipërisë, të shpallur nga Hoxha, që do t’i privonte ata nga statusi dhe pozita e tyre. Kampi - burgu u ndërtua që të përngjajë ngushtë me kampet, ashpër të Bash- kimit Sovjetik, për Gulagët në Siberi”.

Më tej gazeta amerikane New York Times, tre- gonte se ndërtesa kryesore ndodhej nën hyrjet e minierave, prej të cilave pesë ishin gjithsej :Hyrja në të gjithë kompleksin ku ehe sot duket të ishte në një fund pa dritë në fund të tunelit.

“Terreni ishte kaq i vështirë sa që ishte ndosh- ta i vetmi burg në botë që një mur parametri nuk ishte ngritur kurrë, por vetëm i rrethuar me tela me gjëmba. Disa kabina(punte në form fanari) vrojtimi në pikat këndore qëndronin rojet e ush- trisë të armatosur rëndë, dhe me dylbi vrojtimi të shpërndar rreth zonës së një gardhi i thjeshtë me tela me gjemba që duhej për të mbajtur të burgosurit brenda, burgut për të mos u arratisur. Ekspertët e minierave u punësuan për të siguruar që minierat funksiononin siç duhet; ata jetonin jashtë ndertesave të burgut, dhe nuk kishin të bënin me dënimin e të burgosurve dhe nuk kishin asnje kontakt me te burgosurit”.

Simbas dokumentet të New York Times, pop- ullsia e përgjithshme e Burgut Spaç ishte rreth 1400 të burgosur – Ndersa, një numër pak më i vogël krahasuar me numrin e përgjithshëm të personave të burgosur gjatë kësaj periudhe ishte ne burgjet e tjerk. Ku ky numër arriti në dhjetra mijëra të burgosur politik në Shqipëri , çka u mësua vetem kur u hapën burgjet politike. Një përqindje e madhe e këtyre njerëzve u izoluan dhe u detyruan të punonin në këto miniera – që pothuajse të gjitha kishin nga një burg, krahasuar kushtet e të burgosure të Shqipërisë – as që kishin të krahasuar me ato të pjesës tjetër të botës, në Luftën e Ftohtë.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat