E dhimbshme: Një vajzë 23 vjeçare nga Kosova humbi jetën në një aksident në Nju Jork

Amerika

E dhimbshme: Një vajzë 23 vjeçare nga Kosova humbi jetën në një aksident në Nju Jork

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 28 janar 2023 Në ora: 23:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grua 23-vjeçare, humbi jetën në një përplasje tragjike, mes dy automjeteve, në mes të një rruge të gjerë (expressway) në qytetin Staten Island- NYC, që la automjetin ku ndodhej 23 vjeçarja, të ndarë në dy pjesë(shihni fotot nga vend ngjarja).

Nga burime të shtypit local mësohet se shoferi që drejtonte automejtin ishte një emigrant shqiptar, i cili u arrestua pas aksidentit që rezultojë me vdekjen e 23 vjeçares.

Policia në raportin e saj thotë se gruaja vdiq pasi u doli jasht nga perplasja e makines pas një aksidenti të shkaktuar menduar nga alkooli që ka perdorur drejtuesi i atutomjetit, simbas provave te para.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Policët arrestuan 30-vjeçarin që drejtonte makinën nën dyshimin se ai po drejtonte makinën në gjendje të dehur, thanë burimet policore.

Po simbas shtypit local, thuhet se i pari që njoftoi 911, dhe e pa ngjarjen si në filma, ishte një pronar biznesi nga Saten Island, që raportoi duke e krahasuar aksidentin tragjik, me ngjarjet e përgjakshëm nga vendosja e “bombave” në automjete në rrugët e Bejrutit.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Ai ishte Mario Basso, 31 vjeç, pronar i H2O Auto Spa në Bulevardin Hylan, i cili tha se ai dhe stafi i tij mbërritën për në punë rreth orës 6:30, të mëngjesit të së shtunës për nisur punën, ndërsa para biznesit te tyre u takuan me policët që po hetonin rrënojat për rreth 100 metra nga biznesi i tij.

"Unë nuk e kuptoj se si shtylla e ndriçimit, dhe fortesta e betonit janë ende në “këmbë”, nga ajo goditje aq fort," tha Basso i tronditur, duke shtuar, "Makina u pre në gjysmë".

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Pronari i habitur, sipas shtypit i ofroi ngushëllime familjes së viktimës: “Është një tragjedi dhe ishte një mëngjes i tmerrshëm për të gjithë që e panë këtë aksident. Të gjithë janë shumë të prekur. Duket sikur ka ndodhur në Bejrut. Ende ka mbeturina dhe gjak në të gjithë vendin.".

Viktima e cila u indetifikua si Adriana Sylmetaj, vdiq në vend nga plagët që pësoi, pasi që u përplas automjeti i tyre, megjithse, ajo ishte në sediljen e pasagjerit të autoveturës, Dodge – sedan, ngjyr të bardhë në të cilin po udhëtonte, teksa “fluturoi” disa metra në anën tjetër të rrugës, tha policia në raportin e saj.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Aksidenti me pasoja fatale ndodhi pikërisht rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës, në segmetin 2545 Hylan Blvd, pranë New Dorp Lane, në seksionin New Dorp, seksion ku 23 vjeçarja thuhet se kreu dhe shkollën e mesme - New Drop High School.

Aksidenti : 

Një burrë 30-vjeçar po lëvizte drejt jugut kur humbi kontrollin e automjetit përpara Blvd. 2545 Hylan, pranë New Dorp Lane, në seksionin New Dorp dhe goditi një "mur pengues", tha NYPD.

Skena e një aksidenti të dhunshëm makine në të cilën një automjet u nda në gjysmë, erdhi si pasojë e asaj që drejtuesi i automjetit një 30 vjeçar shqiptar, humbi kontrollin nga shpejtësia e madhe.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat