Adem Jashari dhe UÇK mbulon sheshin më të madh në botë Times Square!

Amerika

Adem Jashari dhe UÇK mbulon sheshin më të madh në botë Times Square!

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 09:26
Times Square

Kompania shqiptaro-amerikane Tafingo që vepron në SHBA dhe Kosovë, tashmë tradicionalisht është bërë e njohur për vendosjen e billboardeve anë e mbanë Amerikes për ditën e pavarësisë së Kosovës.

Për nder të 15 Vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosoves ka vendosur billboard në një nga ekranet gjigande në Times Square NY.

Mesazhi i billboardit në ekranin gjigant në Times Square, falenderon SHBA për ndihmën e saj për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës! Billboardi në vijim vazhdon me disa fotografi të komandantit legjendar Adem Jashari dhe emblemës së UÇK-së.

Në një prononcim për media, pronarët e kompanisë Tafingo, Atdhe dhe Dren Deva theksuan se është tashmë traditë e kompanisë së tyre që 3 vite me radhë promovimi i shtetit të Republikës së Kosovës pikërisht në ditën e pavarësisë në billboarde të ndryshme nëpër Amerikë, dhe këtë gjë e bëjnë me kënaqësinë më të madhe.

Vlen të theksohet që mesazhi kryesor është falenderimi për Ameriken që ndihmoi Kosovën për të arritur ditën e pavarësisë. “Me këtë duam ti tregojmë Amerikes që ne jemi falenderues gjithmonë për ndihmën tuaj dhe nuk ua harrojmë kurrë” thonë vëllezërit Deva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat