Rrëfime të veprimtarisë kombëtare të Ekrem Bardhës

Amerika

Rrëfime të veprimtarisë kombëtare të Ekrem Bardhës

Nga: Skënder Karaçica Më: 21 mars 2023 Në ora: 09:29
Ekrem Bardha

Në një emision (Top Channel,Tiranë), veprimtari i njohur i çështjes shqiptare në diasporën në Amerikë, Ekrem Bardha, në rrëfimet e tij ndër të tjera hedh dritë për një ngjarje të kohës në Nju Jork në vitin 1960,  ku mori pjesë në selinë e OKB-së ish udhëheqësi i dytë i partisë së punës dhe njeriu i qeverisë shqiptare Mehmet Shehu.

Me të dëgjuar se në selinë e OKB-së në Nju Jork kishte ardhur njeriu i qeverisë shqiptare Mehmet Shehu, thotë në rrëfimet e tij Ekrem Bardha, u organizuam nga Çikago, Nju Jorku, Detroiti dhe të qendrave tjera në Amerikë dhe shkuam para selisë së OKB-së duke brohoritur: Poshtë Mehmet Shehu, Poshtë Komunizmi në Shqipëri!

Derisa ne brohorisnim kundër regjimit komunist në Shqipëri,nga ana tjetër e qytetit në Nju Jorkut, vinte në drejtimin tonë një mase e madhe sa dyfishi ynë i mërgimtarëve grekë, që, me parolla në dorë kërkonin Korçën dhe Gjirokastrën tonë, thotë në rrëfimet e tij Ekrem Bardha.

Kur turma greke afrohej afër nesh, ne harruam Mehmet Shehun dhe regjimin komunist dhe,ai na u bë si ,,vëlla,, dhe pa një pa dy iu vërsulëm me çka patëm turmës greke dhe provokuese kundër Shqipërisë tonë.

Dhe i rrahëm dhe i dërmuam grekët provokues deri në përgjakje,kurse gazeta ,, New York Times,, pati shkruar për këtë ngjarje të kohës para selisë së OKB-së në Nju Jork për përleshjen shqiptaro-greke për shkak të provokimeve me parollat,,Na jepni Korçën dhe Gjirokastërn,,për shtetin helen në Athinë, ky ishte një rëfim i shqiptarëve në Amerikë, që, tash e një shekull janë në ballë të veprimtarisë për çështjen shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan.

I veçantë në ketë udhë të madhe kombëtare është veprimtari i njohur nga Detroiti, Ekrem Bardha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat