Shoqata Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja dhuroi 150 pako ushqimore në ditën e parë të Ramazanit, për familjet në nevojë

Amerika

Shoqata Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja dhuroi 150 pako ushqimore në ditën e parë të Ramazanit, për familjet në nevojë

Nga: Beqir Sina Më: 23 mars 2023 Në ora: 22:43
Ndihmat

Emigrantët  shqiptar nga treva e Ulqinit, Ana e Malit dhe Kraja,me rastin e fillimit të muajit të agjerimit Ramazanit, u kujdesën të dërgojnë ndihma(pako me ushqime) familjeve në nevojë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Simbas nji njoftimi nê faqen e rrejtit social Fb, të Shoqatës  Ulqini, në Staten Island Nju Jork, thuhet se janë siguruar dhe shpërndar nga të ardhurat e tyre financiare, pako ushqimore për 130 familje në Ulqin, Ana e  Malit dhe Kraja, ku së paku 50 pako nga prej tyre, janê përkatësisht nga Shoqata “Ulqini” në Nju Jork.

Duke i drejtuar një falenderim të veçantë për Bashksinë  Islame për bashkëpunimin perfekt dhe gjithë grupint vullnetar për shpërndarjen e pakove ushqimore, krajanët, anamalasit, dhe ulqinakët në Nju Jork, thonë se kurr nuk do e harrojnë  vendlindjen e tyre, duke e ndihmuar nê çdo rast që e lyp nevoja atë.

Image
Ndihmat

Xhemo Lanica  kryetar e Shoqatês Ulqini në Staten Island-NY, shkruan se misioni  perfundoi me sukses dhe se vazhdojmë  për Ulqinin :

“Me krenari themi se organizimi dhe shpërndarja e pakove ushqimore për të gjitha familjet në nevojë në Ulqin,Anën e Malit dhe Krajë ishte një sukses i plotë! Misioni ynë u krye dhe ka shumë aktivitete të tjera në vazhdim!”

Në fund të këtij njoftimi nuk mungon edhe urimi për fillimin e muajti të shejtë  të Ramazanit, “Urime  nga zemra pêr muajin e shenjtë të Ramazanit, shëndet, paqe, harmoni në familjet tuaja dhe agjërim të lehtë për të gjithë agjëruesit, shkruajn donatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat