Ekspozitë: Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999

Amerika

Ekspozitë: Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 27 mars 2025 Në ora: 19:07
Foto nga vendi i ngjarjes

BRONX NY: Të Shtunën, (më 22 Mars), në një njërin prej aditoriumeve të Universitetit Monroe në Bronx -  Nju Jork, në kuadër të projektit “Pasqyrimi i masakrave dhe krimeve tjera nga lufta e fundit në Kosovë përmes ekspozitës me fotografi”, u hap fotoekspozita me nga disa prej masakrave që forcat serbe kryen në Kosovë.

 Në Foto-Ekspozitën "Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999" në auditorin "Mintz", të kampusit në Bronks NY, u ekspozuan mbi 40 fotografi të cilat ishin  të kuruara në murin e auditorit  në të dy krahët e foltores, të shoqëruar me video/slideshow të fotografive nga muzeumi në Prishtinë. 

Për të parë ekspozitën dhe marrë pjesë në aktivitetin e organizuar me këtë rast erdhën dhjetra vetë përfaqësues të komunitetit, artistë, gazetar, aktivistë të dalluar, studentët dhe zyrtarët e administratës, profesor të Universitetit Monroe në Bronx.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Përfshirë ambasadorin e Shqipërisë në Washington, Ervin Bushati, Ambasadorin Blerim Reka, shefi i Misionit të Kosovës, në Nju Jork,  lider të komunitetit shqiptar, zotin Mark Gjonaj - Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, komandant Gani Shehu- Kryetar i Shqoqatës "Atlantiku", Haxhi Dauti - Kryetar i Këshillit Shqiptaro Amerikan, Esad Rizai - kryetar dhe themelues i Fondacionit i Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane (AASF) Bronx, Nju Jork, Ramadan Gashi, Astrit Tota, Mhill Velaj, Ardian Grajçevci, Mhill Gjurraj dhe Mark Gecaj.

Kjo, Fotoekspozitë  fragmentare, e cila ka shumë fotografi origjinale ku shumica e tyre prezantohen për herë të parë, u tha gjatë prezantimit vjen enkas nga Kosova, për të nderuar të rënët dhe për të kërkuar drejtësinë e munguar.

Në këtë aktivitet u mbajt edhe një bashkëbisedim me komunitetin në 26 vjetorin e gjenocidit dhe krimeve serbe në Kosovë, dhe u folë për drejtësinë e munguar.

Në ndërkohë i gjithë ky aktivitet u drejtua nga gazetari e publicisti Luz Thaqi. 

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë këtij aktiviteti ligjëruan mysafirët e nderuar nga Kosova, ish-kryeministri i Kosovës Ramë Manaj (Chief Executive, Kosovo State Archive Agency), Kumrie Karaçica, e organizatës jo-përfituese - "For New Life Kosovo", dhe znj. Xhemile Morina,  që shoqërojnë këtë fotoekspozitë, si dhe folën ambasadori Ervin Bushati, Ambasador Blerim Reka, Luz Thaqi, Mark Gjonaj.

Ky aktivitet i pari i këtij lloji në komunitetin shqiptar në SHBA, u tha se është i organizuar me kontributin e Këshillit Shqiptaro Amerikan ( president Haxhi Dauti), OJQ - For New Life Kosovo, dhe Këshillin Koordinues i Asociacionit të Shoqatave të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës. 

Luz Thaçi në emër të organizatorit tha se ju jemi shumë mirënjohes mysafirve nga Kosova dhe bashkëatdhetarve, për pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet përkujtimorë, që të kërkojmë së bashku drejtësi për viktimat e gjenocidit serbë në Kosovë, periudhën e luftës së vitit 1998-1999: "Sonte, pos që do të shofim dhe përkujtojmë përms fotove disa nga masakrat e këtyre viteve, do të mbajm dhe fjalë rasti, të shkurtëra dhe do zhvilojmë nji bashkëbisedë, për të kuptuar sado pak se ku jemi sot, njëzet e gjashtë vite pas masakrave, me drejtësin e munguar", tha ai.

 Kryetari i Këshilli Shqiptaro Amerikan, z. Haxhi Dauti tha se rreth këtyre çështjve të pas luftës,  masakrave, çështjen e të zhdukurve, fëmijve të vrarë, dhe përdhunimet në Kosovë, ne si organizatë lobiste kemi lobuar në Departamentin e Shtetit, dhe ju sigurojmë se me lidhjet tona që kemi krijuar do ta ngrejmë zërin në Uashington për këto çështje nga më të dhimbshmet të luftës në Kosovë. 

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërsa në cilësinë e kryetarit të AAC, zoti Dauti, nderoi me Certifikatë Mirënjohje z Ramë Manaj -Asociacioni i Shoqatatave të, të Zhdukurve nga Lufta në Kosovë.

Në hapje të ekspozitës foli edhe Drejtoresha Ekzekutive e OJQ-së "For New Life Kosovo," znj. Kumrie Karaqica e cila ishte dhe pjesë kryesore e sjelljes të kësaj ekspozitë, në Amerikë, dhe ndau përvojat e dhimbshme së bashku me disa familjarë të viktimave nga disa prej masakrave më të rënda në Kosovë, përfshirë ato të Poklekut e Gjakovës. 

Znj. Karaqica, poashtu tha se ekspozita është një përpjekje për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar por edhe shqiptarët e Amerikës, si dhe për të ritheksuar nevojën e kërkimit të drejtësisë për viktimat e terrorit serb të viteve 1998-1999. Ndërkaq, ajo apeloi te shqiptarët e Amerikës, që të bëhet presion nga bashkësia ndërkombëtare mbi Serbinë, për gjetjen e personave të zhdukur nga krimi dhe gjenocidi serb në Kosovë.

 Ambasadori Ervin Bushati ndërsa kujtojë atë kohë të dhimbëshme të këtyre masakrave që po përjentonte Kosova, përkatësisht, kur ai ishte student në Çikago, në fjalën e tij theksoi se vuajtja e qëndresa e shqiptarëve të Kosovës ishte bazë themeli për lirinë e Kosovës. Ai në fund të fjalës së tij shprehu mirënjohjen e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ndalën agresionin dhe gjenocidin serb në Kosovë.

 Shefi i Misionit në Konsulllatën e Përgjithshëme të Republikës së Kosovës në New York, ambasadori Blerim Reka, në fjalën e tij në hapjen e ekspozitës së fotografive: ”Krimet serbe në Kosovë 26 vjet pas”, tha se "Fotografitë janë edhe një provë për gjenocidin e fundit të Serbisë në Kosovë, si vazhdimësi e zbatimit të 35 programeve serbe për shfarrosjen e shqiptarëve, për më shumë se një shekull.Si atëherë edhe sot, gjyqësia ndërkombëtare, mbeti e heshtur dhe e vonuar. Justice delayed, is justice denied."

 Mark Gjonaj,  mbasi foli në mënyrë të detajuar për gjenocidin serb në Kosovë, krimet makabre serbe në Kosovë, ri-kujtojë komunitetit shqiptar në Amerikë, se ai me aktivistët  po punonon që të ndërtohet një muze në New York, për të përkujtuar krimet serbe në Kosovë.

 Ish- Z/Kryeministri i Kosovës, z.Ramë Manaj gjatë fjalës së tij, ka kritikuar punën e Qeverisë së Kosovës për çështjen e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur. Ai ka thënë se për dy vite e gjysmë nuk është sjellë asnjë trup nga Serbia, ndërsa që në fund të vitit 2020 ai tha se janë sjellë mbi 5 trupa.

“E them në cilësinë e qytetarit dhe familjarit që pres të gjenden edhe familjarë të mi, nuk kam kriter tjetër të matjes së angazhimeve pos ati sa njerëz janë gjetur. Në fund të vitit 2020 për më pak se 5- 6 muaj janë sjellë nga Kizhevaku dhe varrezat kolektive në seri 9 ose 10 trupa.. është rezultat një pune të vazhdueshme. Fatkeqësia është se janë bë më shumë se 2 vjet e gjysmë një trup i vetëm prej Serbie nuk është sjellë”.

Manaj tha gjithashtu se për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur duhet bashkëpunim i sinqertë më ndërkombëtarët, ngase Serbia është përgjegjëse pasi nuk bashkëpunon.

Ramë Manaj ndau poashtu detaje nga historia e tij gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ku ai ka humbur disa anëtar të familjes së tij, ndërsa theksoi se kjo ekspozitë fragmentare ekspozon trishtimin dhe tmerret, dhimbjen dhe dramat që la pas gjenocidi serb në Kosovë dhe mbi të gjitha Fotoekspozita është një thirrje për drejtësi: "Kjo sakrificë e dhimbje njerëzore tregon çmimin e lirisë së Kosovës", tha ndër të tjera z.Manaj. 

Drejtuesi i këtij aktiviteti z. Luz Thaçi në fjalën përmbyllëse lexojë përshkrimin "Historia e cilës që çdo luftë nuk përfundon vetëm në fushëbetejë": 

Ajo luftë, veçmas midis pushtuesit - agresorit dhe një populli i cili, luftoi në fushëbetejë për çlirim, vazhdon duke i marrë trajtat tjera. Në këtë prizmë, duhet pare edhe përplasjen, që 26 vjet radhazi midis Kosovës, e cila luftoi për çlirim dhe Serbisë,dje pushtuese, dhe sot agresore në rrafshin diplomatik. 

Ndër kapitujtmë të ndjeshëm, më të dhimbshëm të kësaj beteje të sotme diplomatike, morale midis Serbisë agresore dhe Kosovës paqëdashëse është edhe, mos ndriçimi I krimeve,  masakrave serbe,gjenocidit mbi popullin e Kosovës nëvitet e e luftës 1998 – 1999.

Çështja e mos ndriçimit të gjenocidit, masakrave, krimeve serbe mbipopullatën shqiptare në luftën e Kosovës 1998-1999, nuk është vetëm, çështje e kujtesës historike, as vetëm çështje e përgjegjësisë morale që brezat e sotëm e kanë ndaj viktimave të gjakut e të kombit. 

Për më tepër, hedhja para gjyqit ndërkombëtar të historisë, të vrasësve, kriminelve serbë, të shtetit serb, institiucion për gjenocidin, për masakrat mbi popullin duar thatë të Kosovës, është detyrim shtetëror i institucioneve të Kosovës, por edhe i gjith neve që jetojme jasht sajë. 

Ky detyrim i institucioneve të Kosovës, nuk është vetëm moral ndaj bashkëkombasve  të vetë, është betejë që duhet fituar kundër Serbisë, e cila, falë mos veprimit tone institucional, oportunizmit të çdo qeverie të pasluftës, çdo përbërje të parlamentit të Kosovës, të elitave intelektuale, akademike të Kosovës, i ka dhënë komoditet çdo qeverie serbe që, të mos del në bankën e përgjegjësisë ndërkombëtare për masakrat e shtetit serb ndaj popullates duar thatë, paqësore të Kosovës.

Ekspozita për krimet serbe në Kosovë, 1998 – 1999, për mes fotografive origjinale na jep për shkas të shtrojmë disa pyetje fillestare, të cilat mund të shtjellohen gjatë diskutimit, debatit në takimin e sotëm. 

Çfarë ka ndodhur që, edhe 26 vjet pas çlirimit të Kosovës nga sundimi serb, institucionet e Republikës së Kosovës nuk arritën, nuk u organizuan që, edhe pse duke i pasur të gjitha faktet, dëshmitë autentike nuk e ndërkombëtarizuan çështjen e gjenocidit serb në luftën e Kosovës, 1998 -1999? 

A është në pyetje mungesa e vigjilencës, e vullnetit  institucional, që me të gjitha format e organizimit shtetëror, para botës t’i paraqesim dëshmitë per mizoritë,masakrat, gjenocidin serb mbi popullatën e Kosovës? 

A janë koshiente institucionet e Republikës së Kosovës për përgjegjësinë e tyre shtetërore, kombëtare që, nuk u organizuan për t’i faktuar botës, qytetërimit të sotëm gjenocidin serb: mbi14.000 viktima të luftës pushtuese të shtetit serb?Përse,  shteti I Kosovës, qoftë edhe perms Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nuk e ngriti padinë ndërkombëtare ndaj Serbisë për gjenocid ndaj popullit të Kosovës? 

Shteti i Kosovës ndërsa, nuk është angazhuar mjaftueshëm, në planin ndër kombëtar për ta bërë edhe më të  fuqishme mbrojtjën e krerëve të UÇK-së të cilët, si rezultat  i dosjeve sekrete, të montuara të shtetit serb dhe të Raportit të falsifikuar të Dick Martit, vazhdojnë të gjenden padrejtesisht në paraburgimnë Hagë.

Faktet historike, për të ngritur padi ndërkombëtare ndaj shtetit serb, për gjenocid ndaj popullit të Kosovës janë e vërteta, e cila edhe më tej rrinë e heshtur, si rezultat e mos angazhimit të mjaftueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës: 

Ushtria serbe, njësitët paramilitare serbe, shërbimi secret serb, me përkrahjen e shtetit serbe dhe të Kishës Ortodokse Serbe kanë vrarë mbi 14.000 civilë shqiptarë të pa armatosur; më shumë se 1567 fëmijë shqiptarë janë të vrarë; 1560 mbetje mortore të shqiptarve të Kosovës, të vrarë në vitet e luftës 1998-1999, evidentohen si të pagjetur, nëpër Serbi; Përmbi 20.000 gra shqiptare ishin të dhunuara nga vrasësist, kriminelë serbë

 Jam i bindur se, perms kësaj Ekspozite të krimeve serbe në luftën e Kosovës, 1998-1999, dhe debatit që do ta zhvillojmë,  do ta senzibilizojmë publikun shqiptaro-amerikanë, miqet tane amerikan si dhe institucionet e Republikës së Kosovës që, urgjentisht, çështja e ndriçimit të gjenocidit serbndaj popullit të Kosovës, përkatësisht, përgatitja dhe ngritja e padisë ndërkombëtare kundër Serbisë për gjenocid ndaj popullit të Kosovës të jetëprioritet shtetëror, kombëtar!

Zonja Xhemile Morina e cila dhe shpjegoi për të pranishmit historinë e fotografive të kësaj ekspozite, duke njohur të pranishmit me përmbajtjen historike, të çdo momenti tragjik të ekspozuar në Foto-Ekspozitën "Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999", auditorin "Mintz", të kampusit në Bronks, ku u ekspozuan mbi 40 fotografi, foli e emocionuar rreth gjenocidit serb në Kosovë.

Rame Manaj, në emër të Asociacionit të Shoqatatave të Zhdukurve nga Lufta në Kosovë të viteve 1998-99, në shenjë nderimi për angazhimin në këtë fushë ndau me këtë rast edhe disa mirenjohje : z/vendes Presidentit të Universitetit Monroe  Prof.Ted Goldstein, z.Mark Gjonaj, z.Haxhi Dauti, Profesor Haxhi Berisha dhe z.Ramadan Gashi. .

Pas hapjes së ekspozitës, Ramaj, Karaçica, Morina dhe Thaqi, mbajtën bashkëbisedim me të pranishmit dhe disa nga familjarët të, të vrarëve, dhe të zhdukurve që ishin prezent, teksa dhe shpërndan broshurat anglisht dhe shqip si dhe folën në detaje për disa nga masakrat e fotografive në këtë fotoekspozitë, duke ndarë dhe kujtimet e rënda për masakrat e forcave serbe në Kosovë si dhe nevojën për të insistuar në drejtësi për të vrarët nga shteti serb.

Kjo fotoekspozitë më parë se të vinte në SHBA ka pasur sukses në vende të tjera si Bruksel, Zagreb, Bursa (Turqi), Londër, Gjenevë, Vjenë, Linz, dhe Hagë, dhe tani pas Nju-Jorkut, kjo do të hapet edhe në Philadelphia nga Shoqata Bijtë e Shqipes.

Motivi i kësaj foto-ekspozite është : Drejtësia e vonuar është një refuzim i saj! Ne nuk duam të presim edhe një çerek shekulli; gjaku i të rënëve dhe historia nuk do të na falin. 

Organizatorët thanë se ky është edhe një rast tjetër që nga SHBA të ngrihet zëri së bashku për drejtësinë e munguar, edhe nga komuniteti shqiptar .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat