Ndërron jetë në një aksident në SHBA, ushtaraku me prejardhje nga Kosova

Amerika

Ndërron jetë në një aksident në SHBA, ushtaraku me prejardhje nga Kosova

Më: 15 prill 2025 Në ora: 23:53
Fitim Nela

Ushtaraku shqiptar në SHBA, Fitim Nela, ka ndërruar jetë.

25-vjeçari u nda nga jeta ditën e 12 prillit, pasi u përfshi në një aksident trafiku me motoçikletë.

Varrimi i të ndjerit me prejardhje pejane do të bëhet më 19 prill, në varrezat në “Lakeview Avenue”, në Vallhalla të New Yorkut.

Nela ishte ushtarak i dalluar në ushtrinë amerikane, duke marrë edhe dekoratë për përkushtimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat