SHBA/ U mbajt Ceremonia e 18-të përkujtimore në Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Washington

Amerika

SHBA/ U mbajt Ceremonia e 18-të përkujtimore në Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Washington

Nga: Beqir Sina Më: 26 prill 2025 Në ora: 08:56
Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit

 Më 24 prill 2025, Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit u mblodh për mbajtur ceremoninë e 18-të vjetore të Vendosjes së Kurorës së Thirrjes Regjuese të Kombeve në Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Uashington.

Ky aktivitet i përvjetshëm ndërsa nderojë kujtimin e më shumë se 100 milionë njerëzve të vrarë nga komunizmi, dhe atyre qindra e qindra miljonave të tjer të burgosur politik, të  interrnuar dhe të presekutuar, nga rregjimet komuniste, nëpër botë do të festonte edhe atë lirinë e ëndërruar të gjetur aty ku ka triumfuar liria dhe demokracia për të jetuar në një botë të lirë nga tirania këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit(VOC) kësaj radhe tha se ishte i nderuar që Profesor Chen Guangcheng, (që ka humbur edhe shikimin nga torturat) një aktivist kinez i të drejtave të njeriut, avokat, ish-i burgosur i ndërgjegjes fitues i Medaljes së Lirisë Truman-Reagan të VOC për vitin 2015, të jetë kryefolësi e këtij aktiviteti.

Në ndërkohë në nderim të atyre 5.577 burrave dhe 450 grave të pushkatuara, të 10.133 burrave dhe 7.367 grave (nga të cilët 1.065 kanë vdekur gjithsej), të burgosur për arsye politike, dhe të atyre 408 njerëzve që kanë humbur aftësinë mendore nga torturat në burgjet, dhe të 20.000 familjeve të internuar po për motive politike, nga të cilët kanë vdekur 7.022 persona në kampet e internimit,është bërë një nderim simbolik në memorialin e kujtimit të viktimave të komunizmit në Uashington.

Ka qenë znj. Nina Gjoci, ajo që vendosi një kurorë për Viktimat e Lirisë së Fjalës gjatë Komunizmit në Shqipëri, duke përkujtuar me këtë rast Havzi Nelën (1988), Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën (1977).

Aktivistja e njohur nga Virginia, Merita B. McCormack, e cila ka marrë pjesë pothuajse në të gjitha përkujtimoret e organizuara nga   Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit(VOC, në statusin e saj në rrjetin social facebook kishte përgatitur këtë fotoreportazh.

E cila thotë se ceremonia si për çdo vjet u zhvillua në orët e para të mëngjesit (24 prill 2025) dhe u moderua nga Dr. Eric Patterson, Drejtor Ekzekutiv i VOC.

Lutja fetare dhe bekimi u mbajt nga një ministër laik që shërben në Kongresin Amerikan, thotë aktivistja nga Uashnigtoni.

Kurse Dr. Elisabeth Spaulding, sipas saj  foli për rëndësinë e një ngjarjeje të tillë dhe trashëgiminë e të ndjerit Dr. Lee Edwards, themelues i VOC, duke thënë : "Në kujtim të atij që bëri shumë veta të mblidhen për çdo vjet për të marrë pjesë në këtë ceremoni vjetore në Uashington, për të ndarë dhe për të kujtuar, për të shprehur atë vendosmërinë për të vazhduar luftën kundër komunizmit, dhe për të edukuar të rinjtë rreth rreth kësaj tragjedie,".

Më pas zonja Spaulding kujtojë se "Krimet e renda të komunizmit në mbarë botën janë të shumta dhe VOC zëri dhe avokati i tyre nga Uashingtoni tashmë është e përkushtuar të vazhdojë punën e saj të përqendruar në edukimin dhe mbështetjen e atyre që janë prekur shumë nga kjo ideologji e tirani e regjimeve komuniste nga mbarë bota" .Aktivistja nga Virginia Merita B. McCormack,  e cila me këtë rast është takuar edhe me Dr. Katrina Lantos Swett, themeluese dhe udhëheqëse e Fondacionit Tom Lantos, tha se mikja e pandarë e shqiptarve, i  ka përcjellur asaj urimet më të mira të gjithë shqiptarve, në Shqipëri, Kosovë, trojet shqiptare dhe SHBA. Ndërsa, ajo pasi ka pranuar falënderimet e Bajraktarit, ka faleminderuar për punën e saj Katerina Lanos - Sweet, punën e dashur për të punuar për të Drejtat e Njeriut dhe në veçanti për Shqipërinë.

 Nga informacionet e siguruara nga kjo ceremoni duket që megjithse, kishte shumë përfaqësues të Ambasadave nga vendet e Evropës Lindore, vendet ish komuniste : Bullgaria, Kroacia dhe Rumania nga Gadishulli Ballkanik, përsëri vërehet se mungojë një përfaqësim zyrtar i ambasadasadës së Shqipërisë në Washington DC.

Me këtë rast duhet cekur megjithse një vend të rëndësishëm për çdo vjet kësaj ceremonie i japin diplomatët e vendeve ish komuniste, me pjesmarrjen e tyre, për fat të keq Shqipëria, që kaloi regjimin më të egër komunist në botë, prej se është larguar ambasadoria e saj nga Uashingtoni, nuk dënojë të marrë pjesë dhe vendos një kurorë në këtë ceremoni të mbajtur as njëqind metra larg ndërtesës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uashington.

Por, statusi i zonjës Bajraktari tregon se shqiptarët e Amerikës, megjithatë u përfaqësuan mirë si sponsorë ashtu edhe pjesëmarrës në këtë ngjarje; me donatorin kryesor që ishte Familja Dakoli e Teksasit, e ndjekur nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan i udhëhequr nga z. Haxhi Dauti, z. Cezar Ndreu, Familjet Bajraktari dhe Kalaja të Shqipërisë përfaqësuar nga vet ajo, dhe të tjerë.

Ajo thotë se Komuniteti ynë në zonën  e tre-shteteve sponsorizoi ngjarjen dhe solli një kurorë në kujtim të martirëve shqiptarë të komunizmit: "Kurorë kjo që pata nderin ta vendosja atë pranë monumentit përkujtimor pranë ndërtesës Capitol Hill duke bërë me këtë rast edhe një lutje për lavdinë e tyre në Parajsë".

Në fund aktivistja nga Virginia Merita Bajraktari McCormack, thotë se kurora u vendosën po ashtu 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat