Agim Aliçkaj: Shqiptarët me Amerikën – Mbështetje për Vedat Gashin në zemër të diasporës shqiptaro-amerikane

Amerika

Agim Aliçkaj: Shqiptarët me Amerikën – Mbështetje për Vedat Gashin në zemër të diasporës shqiptaro-amerikane

Nga: A.SH Më: 11 maj 2025 Në ora: 08:57
Foto nga takimi

Veprimtari i njohur Agim Aliçkaj ka marrë pjesë në një takim të rëndësishëm për mbledhjen e fondeve në mbështetje të Vedat Gashit, Kryetar i Bordit të Ligjvënësve të Qarkut Westchester në SHBA, duke e cilësuar atë një figurë politike me perspektivë të madhe për shqiptarët në Amerikë.

Në këtë ngjarje të mbajtur në një atmosferë të ngrohtë dhe atdhetare, Alickaj ishte i pranishëm së bashku me bashkëshorten e tij, Sadete Alickaj, dhe me liderët e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi.

“Ish-kongresmeni Joe DioGuardi në fjalën e tij kujtoi kohën kur përfaqësonte interesat shqiptare në Kongresin Amerikan dhe theksoi sa e rëndësishme është përfshirja e figurave si Vedat Gashi në politikën amerikane,” tha Alickaj, duke vlerësuar rolin e DioGuardit si zë i hershëm i çështjes shqiptare në Uashington.

“Vedat Gashi, me aftësitë e tij drejtuese, me vlerat familjare dhe kombëtare shqiptare por edhe amerikane, është një figurë politike me perspektivë të madhe dhe meriton mbështetje të madhe”, shkroi Aliçkaj.

Postimi në Facebook:

SHQIPTARËT ME AMERIKËN

Së bashku me liderët e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, si dhe bashkëshorten time Sadete, morëm pjesë në takimin për mbledhjen e fondeve të Vedat Gashit, Kryetar i Bordit të Ligjvënësve të Qarkut Westchester.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ish-kongresmeni me origjinë shqiptare, Joe DioGuardi, duke kujtuar kohën kur ishte në Kongresin Amerikan, theksoi rëndësinë e përfshirjes së sa më shumë shqiptaro-amerikanëve si Vedati në jetën politike të SHBA-së.

Vedat Gashi, me aftësitë e tij drejtuese, me vlerat familjare dhe kombëtare shqiptare por edhe amerikane, është një figurë politike me perspektivë të madhe dhe meriton mbështetje të madhe.

Aty takuam edhe shumë miq shqiptaro-amerikanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat