“Shqiponjat e Dardanisë” përfaqësojnë kulturën shqiptare në mesin e kombeve në Winterthur

Amerika

“Shqiponjat e Dardanisë” përfaqësojnë kulturën shqiptare në mesin e kombeve në Winterthur

Nga: Dasnim Hebibi Më: 22 maj 2025 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Të shtunën, më 24 maj, në qytetin e Winterthur-it në Zvicër, grupi kulturor “Shqiponjat e Dardanisë”, që vepron në kuadër të Shoqatës Kulturore-Artistike “Dardania”, do të përfaqësojë me krenari ngjyrat kuqezi në një aktivitet multikulturor ku marrin pjesë shumë kombe.

Në një prononcim për medien tonë, z. Shefqet Cakolli – president i shoqatës dhe i njohur ndër vite si flamurtar i kulturës shqiptare në Zvicër – tha:

“Jemi të përgatitur dhe besojmë se do të kemi përkrahjen e bashkatdhetarëve tanë. Të rinjtë dhe të rejat tona, si gjithmonë, janë në top formë dhe gati të përçojnë mesazhin dhe shpirtin shqiptar.”

Ky aktivitet është një mundësi e çmuar për të promovuar kulturën, traditat dhe identitetin kombëtar shqiptar përmes vallëzimit, kostumeve kombëtare dhe prezencës dinjitoze të të rinjve tanë në diasporë.

Për më shumë detaje, ju ftojmë të ndiqni njoftimin e plotë më poshtë.

Image
Njoftimi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat