Aksident fatal në SHBA, humb jetën Shkelqim Hadri nga Prishtina

Amerika

Aksident fatal në SHBA, humb jetën Shkelqim Hadri nga Prishtina

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 23:54
Shkelqim Hadri

Shqiptari nga Kosova Shkelqim Hadri ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas përmes një postimi në Facebook, ku edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së Shkelqimit.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se bashkëkombasi ynë, Shkelqim Hadri, me prejardhje nga Prishtina, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në trafik në DFW”.

“Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Hadri dhe shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet tutje në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat