Një dokumentar me vlera komunitare-kombëtare

Amerika

Një dokumentar me vlera komunitare-kombëtare

Nga: Hamid Alaj (Staten Island 30/11/2025) Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 14:57
Foto nga vendngjarja

Në prani të festave të nëntorit edhe Shoqata Kraja zhvilloi disa aktivitete nën patronimin e saj. Njëri nga ato aktivitete është edhe ajo që u zhvilluan sonte në prani të komunitetit krajan.

Të pranishëm ishte një numër i konsiderueshën nga komuniteti krajan si aktivist, biznesmen atdhetarë e patriotë komunitarë. Në Qendrën Komunitare Shqiptare në Staten Island në orët e mbrëmjes duke filluar nga ora 5:00 PM u shfaq dokumentari filmik: “FLAMURTARËT E JEHONËS SË KRAJËS”, dokumentar filmik i përgaditur nga aktivisti dhe drejtori i dokumentarit filmik Kërçovari z. Bekim Adili nën patronimin e Shoqatës “Atdhetare Kraja”.

Ka filma dokumentar që shihen por edhe asosh që ndihen por ky sonte është një film dokumentar që për shumicën e të pranishmëve është një film që e shohim në realitet ate që dikur i kemi ndëgjuar nga goja në gojë e me frigë ardhur deri në veshi tonë. Dokumentari paraqet anën njerëzore dhe dashurinë për të ndriçuar atdhetarizmin e këtyre “Flamurtarëve të Jehonës së Krajës”.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Që në orën e parë të këtij tubimi të pranishmit patër rastin të kenë orën e parë me një “orë kokteji” të shtruar nga Shoqata Kraja për nderë të tyre me ushqime të ndryshme e pije fraskuese.

Programin dokumentar e udhëhoqi Drenica Perashi, mbesa e njërit nga flamurtarët, patriotit dhe atdhetarit të trevës së Krajës z. Ali S. Perashi, e cila ashtu siç i ka hije një mbese të nji atdhetarit, që në fillim të hapjes së mbrëmjes i përshëndeti të pranishmit në emër të shoqatë dhe “flamurtarëve” të Krajës duke i falenderuar për pjesmarrjen e tyre.

Në vazhdim programin e përcjell kënga e heroinës krajane tashmë të ndjerës znj. Nazire Curaj kënduar nga këngëtari krajan Blerim Marshiqi me tekst të z. Hysen Kraja dhe të përcjellur me vallëzim nga grupi “Barbana” që vepron në kuadër të Shoqatës “Kraja”.

Më pas fjalën e mori N/Kryetari i Shoqatës “Kraja” z. Hysen Kraja i cili i përshëndeti të pranishmit në emë të shoqatës e që në fillim të fjalimit të tij ai vuri në dukje se: “sonte jemi tubuar për të nderuar Krajën tonë të dashtur dhe për të kujtuar veprimtarin e atdhetarëve krajanë me rastin e formimit të organizatës së tyre të quajtur “Jehona e Krajës”.

Ai në vazhdim theksoi se: “dokumentari është një homazh për ata që kanë heshtur dhe për ata që e kujtuan veprimtarin e atyre që vepruan me admirim. Për ata burra që e ngritën Krajën në piedestalin me te lartë e që ne gjeneratat e tëra nuk mund tu dalim borxh. Ata sakrifikuan gjithçka për të drejtat krajanëve dhe gjithë kombit shqiptarë në përgjithësi.

Falë këtyre burrave që jetuam në epokën e heroinës Nazire Curaj dhe Jehonës së Krajës ato janë që mbollën bërthamën e kësaj epoke ”.

Pastaj fjalën e mori ideatori i këtij dokumentari filmik z. Bekim Adili i cili i përshëndeti të pranishmit duke i falenderuar për pjesmarrjen e tyre. Që në fillim para të pranishmëve vuri ne dukje rrëfimin dhe iden se si lindi ajo për realizimin e këtij dokumentari duke theksuar se lidhja e afërme me krajanët dhe Krajën u bë lidhja e mbesës time si nuse krajane e cila më nxiti të hulumtoj e ta nisi një dokumentar për këta flamurtarë krajanë.

“Si fillim u njoha me atdhetarin dhe një nga antarët e Jehonës së Krajës z. Ali S. Perashin i cili me dha njohuri te mjaftueshme rreth veprimtaris së kësaj organizate patriotike komunitare e atdhetare ku gjatë bisedës me te lirisht mund të vëreje se në shpirtin e tij ka një histori për ta ndriçuar dhe për ta njohur më shumë heroinën krajane znj. Nazire Curaj. Pastaj vuri në dukje se për ta realizuar një dokumentar për atdhetarët krajan dhe pjestarër e Jehonës së Krajës duhet kontaktuar disa aktivist te Shoqates Kraja ku pa hezituar pranuan nji gjë të tillë dhe ja tani dokumentari është tashmë i pranishëm”, theksoi ideatori dhe drejtori i këtij dokumentari filmik.

Z. Adili po ashtu thesoi bisedat edhe me atdhetaret tjerë krajan të Jehonës së Krajës si me Xhafer Markashin, me nipin e Hasan Perashin, Rasim Perashin, Sulejman Cuken dhe me imam Jusuf Bolin. Në fund të fjalimit të tij ai falenderoi dhe theksoi: “ Ju falenderoj për gadishmëtinë tuaj e cila qëndron mbi idealet e këtyre burrave në krye me Nazire Curaj dhe këtë dokumentar filmik e kam bërë për idealet e tyre e jo për diçka tjetër. Me përulësi përkulemi para tyre të cilët sakrifikuan gjithçka për çështjen kombëtare për të mos u harruar kurrë” theksoi ideatori dhe drejtori i këtij dokumentari filmik.

Pastaj eventi vazhdoj me pranin e realizimit të dokumentarin të shfaqur në ekranin e televiziv para syve të të pranishmëve.

Pasi përfundoi dokumentari nga Shoqata Kraja u dekoruan me mirënjohje ideatori i këtij dokumentari z. Bekim Adili, z. Ali S. Perashi dhe imam z. Jusuf Boli për veprimtarit e tyre atdhetare dhe patriotike.

Mirënjohjet u shpërndan nga kryetarja e Shoqatës Kraja znj. Venera Gjenashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat