Atmosfera e Krishtlindjeve 2025, dhe e Vitit të Ri 2026 në New York

Amerika

Atmosfera e Krishtlindjeve 2025, dhe e Vitit të Ri 2026 në New York

Nga: Beqir SINA - New York Më: 2 janar 2026 Në ora: 19:21
Atmosfera e Krishtlindjeve 2025, dhe e Vitit të Ri 2026 në New York

Në zemrën e New York-ut, qytetit që nuk fle kurrë, për të sjellë atmosferën magjike të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Është, 1 janar 2026, dhe pas një nate të paharrueshme me rënien e topit në Times Square, qyteti vazhdon të gjallërojë me atë dinamikën e pëditëshme dhe mbrëmja të shkëlqejë mes dritave dhe gëzimit që u lanë Krishtëlindjet dhe Viti i ri 2026. 

Me në këtë foto/reportazh të gjatë po provojë të pëcjell sado pak këtë festë që e festoi mbarë bota, plot emocione që prekin shpirtin e çdo njerit.

New York-u gjatë dimrit si për çdo fund viti shndërrohet në një përrallë të vërtetë. Që nga fillimi i dhjetorit, rrugët e Manhattan-it mbushen me drita shkëlqyese, dekorime festive me ornamentet e gjesendet tradicionale të Krishtëlindjes dhe sjellin kudo atë aromën festive të vitit të ri. 

Festë e cila sipas traditës këtu  fillon me 1 dhjetor  me një nga simbolet më ikonike, që  është pema gjigante e Krishtlindjeve në Rockefeller Center dhe qëndron aty deri më 5 janar 2026.

Kjo pemë norvegjeze, rreth 75 vjeçare, arrin çdo vit nga zona përreth dhe ndriçohet me mbi 50,000 drita LED shumëngjyrëshe, të kurorëzuara me një yll Swarovski kristal. 

Patinazhi në akull poshtë pemës është një traditë e dashur për familjet dhe çiftet, ndërsa tregjet e Krishtlindjeve në qytet janë marramendese si në  : Bryant Park,  apo Union Square, Central Park, dhe  pjesën e poshtme të qytetit duke ofruar dhurata nga më të ndryshmet.

Por një vend që prek zemrat me emocione të thella është Katedralja e Shën Patrikut, një oaz shpirtëror në mes të kaosit urban të Nju Jorkut. Gjatë Krishtlindjeve të 2025-ës, katedralja u mbush me mijëra besimtarë për meshën e mesnatës, të udhëhequr nga Kardinali Timothy Dolan në meshën e tij të fundit si arqipeshkv. 

Atmosfera aty ka qenë me të vërtet magjike: dritat e buta të qirinjve, himnet festive që jehonin në muret gotike, dhe lutjet e besmitarve sollën një ndjenjë dashurie dhe paqeje të thellë që të mbështjell si një përqafim ngrohtë. 

Ishte një natë mrekullie, ku njerëzit ndanë lot gëzimi, reflektime shpirtërore dhe unitet komunitar në një moment që të kujton fuqinë e besimit dhe shpresës mes dritave të qytetit. 

Dekorimet festive, me kurora të gjelbra dhe figura të lindjes së Krishtit, krijuanë një ambient plot ngrohtësi dhe mrekulli, duke tërhequr jo vetëm besimtarët, por edhe vizitorët që kërkojnë një çast qetësie në mes të festës.

Rrugët e famshme për dyqanet luksoze si Fifth Avenue, 34 Str. me Macys  dhe Broadway, nga lart deri në pjesën e poshtme të qytetit  duket sikur  janë në konkurencë me dekorime luksoze në lokale e dyqane, sheshe dhe gradaciele me pemët dhe dekorimet të mbushura me drita shumëngjyrshe, billborde gjigande dhe muzikë festive që vazhdon të jehojë kudo. 

Pra ka qenë çdo ditë e këtij fundviti një atmosferë plot ngrohtësi, edhe pse temperaturat ranë nën zero, dhe ra dy her dëborë e lehtë ndërsa qyteti që nuk fe asnjëher, ka qenë duke tërhequr miliona e milona vizitorë nga e gjithë Amerika dhe bota. 

Në fakt,  Krishtëlindjet dhe Viti i Ri, në New York-u sipas shtypit vetëm javën e fudvitit ka pritur rreth 12 milion vizitorë, duke e bërë javën midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri kohën më të ngarkuar të vitit 2025.

Qendrat kryesore si Rockefeller Center, Empire State Building, Downtown, Midtown dhe UpTown, 34 dhe 33 Street me dyqanet e tyre  të tej mbushura, prej nga Bryant Park, Rrokfeller center e Central park me pistat e patinazhit, mbushen çdo ditë me turma entuziaste dhe radhë të gjata njerëzish , plot buzëqeshje dhe energji të reja . 

Këto vende frekuentohen kryesisht nga familje me fëmijët e tyre që janë kryesisht turistë amerikan dhe nga mbarë bota, që krijojnë kujtime të paharrueshme,. Në Nju Jork, shikon çifte që ndajnë momente romantike, dhe qytetar që sfidojnë të ftohtin për të përjetuar magjinë e qytetit. 

Turmat e mëdha, shpesh mijëra e mijëra njerëzve kudo në qytet, krijojnë një ndjenjë bashkimi global, ku gëzimi i njerëzve tejkalon lodhjen e pritjes.

Natyrishtë kulmi i festave arriti natën e Vitit të Ri në Times Square, një ngjarje e sponsorizuar kryesisht nga Planet Fitness si sponsor prezentues për të 11-tin vit radhazi, në partneritet me Kia si sponsor zyrtar i countdown-it. 

Mijëra e mijëra njerëz u mblodhën që nga mesdita, duke arritur kulmin në mesnatë të më shumë se 1 milion njerëzve, të cilët duke pritur kan sfiduar të ftohtin, për të pritur edhe atë momentin magjik rënien e topit të kristaltë.

Topi i ri “Constellation Ball”, me diametër  12 feet(3.5 metra), peshë mbi 12 tonë dhe mijëra kristale Waterford që shkëlqejnë me LED, u ul saktësisht në mesnatë, duke shënuar lënjen e vitit 2025 dhe ardhjen e Vitit të ri 2026. 

Në orën 11:59, dhjetë sekondat e fundvitit fillon me countdown-i numërimin mbrapsht, së bashku me turmën e madhe, që e ka pritur me padurim këtë moment.  

Ky moment është i shoqëruar me disa orë koncert, nga performanca të artistëve më të mirë që elektrizojnë atmosferën e ndezin turmën në shesh.

Për deri sa topi zbritet ngadalë për 60 sekonda, konfeti blu, kuq e bardhë simboli i ngjyrave të flamurit Amerikan bien si borë shumëngjyrëshe, e cila këtë vit ka qenë mbi 3 tonë.

Këtë herë, ngjarja ishte e veçantë ngaqë iu dedikua 250-vjetorit të pavarësisë së Amerikës, ku pas mesnatës, rreth orës 12:04, topi u ndriçua përsëri në ngjyra patroitike të kuqe, të bardha dhe blu  për të shënuar fillimin e festimeve të America250, 

Në ekranin gjigand në mes të sheshit Times Square, u shfaq, edhe një video speciale “America Turns 250”. Në ndërsa një valë të dytë e madhe e letrave të aluminta me ngjyrat kuq blu bardh e shoqëruar me fishekzjarre në shesh dhe e sikronizuar në të katër anët e qytetit me efekte piroteknike të pa para ndonjëher ndriçojë qiellin e "Eldorados"

Sidomos spektakëlbi paoarë ne efektev  piroteknike u shfaqen mbi urën Verrazano Brighe duke krijuar një “ujvarë” gjigande dtritash që binin në oqean të shoqëruara me fishkzjarre nga do me këngën “America the Beautiful” nga Ray Charles. 

Viti i ri ishte një moment historik dhe emocionues, që bashkoi miljona njujorkez  në një ndjenjë të thellë patriotike për këtë vend, në zemrën e New York-ut, duke paralajmëruar edhe ngjarje të mëdha për këtë vit atë ku janë drejtuar syt e mbarë rruzullit : Kupa e Botës FIFA 2026 që do të fillojë në Filadelfia dhe dotë kulmojë këtu në Nju Jork  me finalen e madhe.

Shumë vizitorë nga kryql e tërthorë botës çdo mëngjez në televizionet kryesore të qytetit ende po ndajnë historitë e tyre magjepse të këtyre ditëve magjike në Nju Jork.

Që të gjithë thonë se ishte një përvojë unike, plot shpresë për vitin e ri. Ata thonë se u ka bërë përshtypje siguria maksimale, me policinë që menaxhonte turmat e miljona njerëzve pa probleme dhe pa asnjë incident të shënuar.

Shtypi thotë se New York-u me festat e fund vitit na kujton se festat janë për bashkim, gëzim dhe fillime të reja, dhe pavarësisht sfidave të 2025-ës, 2026 premton dritë, optimizëm dhe ngjarje historike.

Gëzuar Vitin e Ri! Le të jetë plot paqe dhe lumturi. Nga New York-u, mirupafshim! në reportazhe të tjera të 2026.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat