Marco Rubio dhe Diplomacia e Paqes: Nga Abraham Accords te Bordi i Paqes

Amerika

Marco Rubio dhe Diplomacia e Paqes: Nga Abraham Accords te Bordi i Paqes

Nga: Beqir Sina Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 19:17
Marco Rubio

Në administratën e dytë të Donald Trump, Marco Rubio si Sekretar i Shtetit ka marrë rolin kryesor në diplomacinë e Lindjes së Mesme. Ai ka zgjeruar trashëgiminë e Abraham Accords – marrëveshjet e normalizimit midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit, Marokut e Sudanit – duke krijuar një koalicion rajonal kundër Iranit dhe për siguri të përbashkët.

Më 15 shtator 2025, në pesëvjetorin e nënshkrimit, Rubio deklaroi në takimin me Presidentin izraelit Isaac Herzog se Accords nuk janë vetëm marrëveshje bilaterale, por një kornizë ekonomike dhe sigurie.

Ai parashikoi anëtarësim të ri arab deri në fund të 2026, krijoi një zyrë të dedikuar dhe emëroi një ambasador të posaçëm. Qasja e tij shmang konfliktin izraelito-palestinez si kusht fillestar, duke priorizuar bashkëpunimin ekonomik.

Kulmi i rolit të Rubio është “Bordi i Paqes” – entiteti i ri i lançuar nga Trump në janar 2026. Rubio, Jared Kushner, Steve Witkoff dhe Tony Blair janë anëtarë themelues. Bordi mbikëqyr armëpushimin në Gaza, çarmatimin e Hamasit, rindërtimin dhe një forcë stabilizuese ndërkombëtare.

Plani ka 20 pika: krijon Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës (15 teknokratë palestinezë), një Bord Ekzekutiv për shërbime dhe një forcë ndërkombëtare sigurie. Vendet që kontribuojnë 1 miliard dollarë marrin vend të përhershëm.

GDP e Gazës të arrijë 10 miliardë dollarë deri në 2035. Bordi ka mbështetjen e Rezolutës së OKB-së 2803 (2025), por kritikët e quajnë “okupim privat” amerikan.

Witkoff dhe Kushner nuk do të jenë më në bisedime

Në seancën e Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë më 28 janar 2026, Rubio deklaroi qartë: “Rusia dhe Ukraina do të vazhdojnë bisedimet këtë javë. Do të ketë prani amerikane, por nuk do të jenë Steve e Jared”.

Arsyeja sipas komentatorve politik fokus i ri bilateral midis Kievit dhe Moskës për të lehtësuar presionet e brendshme. Çështja kryesore mbetet statusi i Donetskut – “ura që nuk e kemi kaluar ende”, sipas Rubio. Diskutimet publike krijonin rezistencë në Ukrainë; largimi i emrave të lartë amerikanë ul tensionin dhe lejon kompromis territorial.

Raundi i tretë në Abu Dhabi pritet të ngushtojë dallimet. Delegacioni ukrainas kryesohej nga Rustem Umerov, Kyrylo Budanov, David Arakhamia e Andriy Hnatov; rusët nga Igor Kostyukov i GRU-së.

Trump tha se “gjëra shumë të mira po ndodhin”. Financial Times raportoi se SHBA kushtëzojnë garancitë e sigurisë me dorëzimin e Donbasit – një kërkesë që Ukraina e pranon vetëm pas sigurive të forta.

Plani i Paqes për Gaza dhe perspektiva globale

Bordi i Paqes synon ta bëjë paqen në Gaza të qëndrueshme dhe ta shërbejë si model për konflikte të tjera, përfshirë Ukrainën. Rubio e sheh si sukses nëse rajoni arrin stabilitet ekonomik pa OKB-në si ndërmjetës kryesor.

Sfidat që parashihen janë qëndrueshmëria pas Trumpit, trajtimi i çështjeve palestineze thelbësore dhe fleksibiliteti rajonal.

Roli i Rubio tregon evolucion nga kritik i multilateralizmit në arkitekt të aleancave të reja. Formula paqe përmes pragmatizmit ekonomik dhe bordesh veprimi është eksperiment me rrezik të lartë, por edhe mundësi reale për një Lindje të Mesme më të sigurt.

Koha do të tregojë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat