Luljeta Lleshanaku shpallet “Anëtare Nderi” e Shoqatës së Shkrimtarërve Shqiptaro-Amerikanë

Amerika

Luljeta Lleshanaku shpallet “Anëtare Nderi” e Shoqatës së Shkrimtarërve Shqiptaro-Amerikanë

Nga: Adnan Mehmeti Më: 4 mars 2026 Në ora: 17:11
Luljeta Lleshanaku

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanëështë një institucion kulturor që mishëronpërkushtimin ndaj fjalës së shkruar dhe vlerave tëlarta të letërsisë shqipe. Ajo bashkon krijues ngambarë Shtetet e Bashkuara, duke ndërtuar njëbashkësi të denjë që ruan, kultivon dhe lartësonidentitetin tonë letrar në diasporë.

Me një vizion të qartë dhe mision fisnik, Shoqatashërben si lidhje shpirtërore dhe kulturore midis traditës shqiptare dhe realitetit amerikan. Ajo ofron hapësira dinjitoze bashkëpunimi, shkëmbimipërvojash dhe promovimi artistik, duke kontribuarnë afirmimin e letërsisë shqipe në një kontekstmë të gjerë ndërkombëtar.

Përmes veprimtarisë së saj, Shoqata forcon lidhjetmes autorëve, frymëzon brezat e rinj dhepërfaqëson me krenari zërin krijues shqiptar nëskenën kulturore amerikane duke mbledhurkrijuesit rreth një qëllimi të përbashkët e fisnik, e duke u shndërruar në një ndër institucionet më tërëndësishme të kulturës shqiptare në diasporë.

Përgjatë këtyre viteve, me përkushtim dhedinjitet, ka promovuar librin shqip përmesveprimtarive letrare, organizimit të panaireve tëlibrit dhe ngjarjeve kulturore me jehonë, duke forcuar lidhjet mes krijuesve dhe duke mbajturgjallë frymën e letërsisë shqipe larg atdheut.

Mes krijuesve që jetojnë dhe veprojnë në SHBA është edhe poetja e mirënjohur Luljeta Lleshanaku. Në vlerësim të kontributit të saj tëspikatur në letërsinë bashkëkohore shqipe dhe tëpërfaqësimit dinjitoz në arenën ndërkombëtare, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dota nderojë me titullin “Anëtare Nderi”.

Takimi me autoren dhe ceremonia e shpalljes do të zhvillohet më 12 prill, në orën 12.00, nëMaestro Caterers, Bronx. Ky event pritet të jetënjë moment i veçantë festimi dhe njohjeje përveprën e saj dhe për mbarë komunitetin krijuesshqiptar në SHBA.

 

Shënime biografike për Luljeta Lleshanaku

Luljeta Lleshanaku është “Poetja Laureate e Shqipërisë, 2023-2025”. Ajo ka lindur nё vitin1968, në Elbasan. Është diplomuar për Gjuhë dheLetërsi në Universitetin e Tiranës (1997) dhe mëvonë Master në Artet e Bukura (MFA) nga KolegjiWarren Wilson, SHBA (2012). Ajo ka ndjekur edhe"Programin Ndërkombëtar të Shkrimtarëve" nëUniversitetin e Iowa-s, SHBA (1999), dhe ështënderuar me një bursë si shkrimtare nga Black Mountain Institute në Universitetin e Nevadës, Las Vegas (2008-2009). 

Është autore e nëntë vëllimeve me poezi nëgjuhën shqipe, si: Poezi të zgjedhura (Onufri, 2020), Homo Antarcticus (Ombra, 2015), Pothuajse dje (Ombra, 2012), Femijёt e Natyrёs(Ombra, 2006), Palca e Verdhë (Buzuku, Kosovë2000), Antipastorale (Eurorilindja, 1999), Gjysëm-kubizëm (Eurorilindja, 1997), Këmbanat e së djelës (LSHA, Shqipëri 1995) dhe Sytë e somnambulës (Artemida,1994).

Librat e saj janё pёrkthyer dhe botuar gjёrёsishtnё gjuhё tё tjera, si: Negative Space (New Directions, SHBA, 2018 ); Negative Space (Bloodaxe Books, Mbretëria e Bashkuar, 2018), Haywire; New and Selected Poems (Bloodaxe Books, Mbretëria e Bashkuar, 2011), Child of nature (New Directions, SHBA, 2010); Fresco(New Directions, SHBA, 2002), Die Stadt der Äpfel(Carl Hanser Verlag GmbH,  Gjermani, 2021), Kinder der Natur  (Edition Korrespondenzen, Austri, 2010); Woda i wegiel, (Kultury Miejskiej, Poloni, 2022),  Dzieci natury (Stowo/ TerytoriaObraz, Poloni, 2011); Poemès (Le printemps des poètes, France 2019); Les enfants dela morale(Hochroth, Francë, 2018); Antipastorale(LietoColle, Itali 2006);  Ponedjeljak u sedamdana (Versopolis edicija, Kroaci, 2015); Lunes en Siete Días (Olifante, Spanje, 2017); Pondelok v siedmich dӣoch (Občianske združenie VLNA, Slovaki, 2017); Речиси вчера (ArtConnect, Maqedoni, 2019).

Lleshanaku është fituese e disa çmimeve letrarekombёtare, si: çmimi kombëtar për letërsinë“Penda e argjendtë 2000"; çmimi "Autori i Vitit 2013" nga Panairi i Librit të Tiranës; çmimi "Kult 2013" nga akademia KULT; çmimi i Autorit te Vitit në poezi nga Panairi i Librit të Prishtinës, 2013; çmimi “PEN Albania 2016”.

Botimet e saj në gjuhë të tjera kanë marrëgjithashtu vlerësime. Autorja ёshtё fituese e çmimi evropian “European Poet of Freedom 2022” në Gdansk, Poloni dhe finaliste për të njejtin çmim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat