Me legjendat Joe Dioguardi dhe Shirley Cloyes Dioguardi

Amerika

Me legjendat Joe Dioguardi dhe Shirley Cloyes Dioguardi

Nga: Agim Aliçkaj Më: 17 maj 2026 Në ora: 07:57
Foto nga takimi

- Thirrje të gjithë faktorëve politikë ta ndalin gjuhën e urrejtjes ndaj njëri-tjetrit, të përmbahen nga dhuna dhe ta respektojnë vullnetin e popullit.

Prezenca e Joe’s dhe Shirely’t gjithmonë rrezaton dritë, freski, mirësi, inteligjencë, sinqeritet, dashuri, vendosmëri, përkushtim dhe trimëri — të gjitha në shërbim të mbrojtjes së të drejtave njerëzore dhe kombëtare të popullit shqiptar, kudo që ai jeton.

Më 14 gusht bëhen tridhjetë e gjashtë vite që qëndroj pranë tyre dhe shokëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, pa u ndarë e pa u ndalur asnjëherë, gjithmonë në shërbim të kombit dhe të forcimit të miqësisë ndërmjet popullit shqiptar dhe atij amerikan.

Kjo është krenaria ime.
Këta janë liderët e mi.

Ata nuk kërkojnë asgjë për vete. Presin vetëm që populli shqiptar ta ruajë lirinë, harmoninë fetare e kombëtare, t’i respektojë të drejtat e minoriteteve dhe të vazhdojë zhvillimin e demokracisë e ndërtimin e shtetit ligjor.

Ata u bëjnë thirrje të gjithë faktorëve politikë ta ndalin gjuhën e urrejtjes ndaj njëri-tjetrit, të përmbahen nga dhuna dhe ta respektojnë vullnetin e popullit.

Bojkotimi i institucioneve është kundër vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari; kundër frymës së Lëvizjes Demokratike, në krye me vizionarin Ibrahim Rugova; si dhe kundër veprimtarisë historike të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në krye me Joe DioGuardin dhe Shirley Cloyes DioGuardin.

T’i bashkojmë përpjekjet tona për Kosovën Dardane dhe për Bashkimin Kombëtar!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat