Hapen dyert e vendvotimit në Uashington, ambasada fton bashkatdhetarët të marrin pjesë

Amerika

Hapen dyert e vendvotimit në Uashington, ambasada fton bashkatdhetarët të marrin pjesë

Nga: A.M. Më: 6 qershor 2026 Në ora: 13:05
Qendra e votimit në Uashington

Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington, ka njoftuar se qendra e votimit pranë kësaj përfaqësie diplomatike është hapur sipas orarit të paraparë dhe po pret qytetarët e regjistruar për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Sipas njoftimit, procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19:00. Autoritetet diplomatike kanë ftuar të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që janë regjistruar për votim në ambasadë që të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik.

Për të votuar, qytetarët duhet të paraqesin një nga dokumentet identifikuese të Republikës së Kosovës, përkatësisht letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes.

Ambasada ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke rikujtuar se çdo votë ka peshë në procesin demokratik dhe duke u uruar mirëseardhje të gjithë votuesve gjatë ditës së sotme.

Njoftimi:

Qendra e votimit pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Washington, D.C., është hapur sipas orarit zyrtar.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që janë të regjistruar për votim në Ambasadë, ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

Votimi mund të realizohet me dokumentet si në vijim:

- Letërnjoftim të Republikës së Kosovës

- Pasaportë të Republikës së Kosovës

- Leje vozitje të Republikës së Kosovës

Vendvotimi do të jetë i hapur nga ora 07:00 deri në ora 19:00.

Vota juaj ka rëndësi.

Ju mirëpresim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat