Fondi Humanitar “Trieshi” – USA organizon më 19 qershor 2026, në orën 7:00 pasdite, një mbrëmje solemne jubilarë me rastin e 10-vjetorit të themelimit të tij.
Aktiviteti do të zhvillohet në Kishën e Shën Palit në Rochester Hills, Michigan, dhe do të shërbejë si hapje e një fushate për ngritje fondesh në mbështetje të nevojave humanitare në Vendlindje.
Në këtë darkë festive do të marrin pjesë personalitete të njohura të komunitetit shqiptar, si dhe përfaqësues të organizatave shqiptaro-amerikane në Michigan.
Mbrëmja do të jetë një moment i veçantë i bashkimit dhe i solidaritetit të diasporës me Atdheun.
Gjatë mbrëmjes do t’ju argëtojnë këngëtarët e talentuar të komunitetit: Kolë dhe Hanë Nikprelaj, Fran Lucaj dhe Marjan Micakaj. Mysafir special i mbrëmjes do të jetë bilbili i Malësisë dhe i kombit shqiptar, Nikollë Nikprelaj, i cili pritet të sjellë emocione të thella me këngët e tij.
Mbrëmja festive organizohet nga bordet e komuniteteve të Nju-Jorkut dhe Detroitit të Fondit Humanitar “Trieshi”. Me këtë veprimtari, fondi vazhdon misionin e tij bamirës, duke mbledhur mjete për të ndihmuar ata që kanë nevojë në trojet shqiptare. Dhjetë vjet të këtij fondi kanë treguar se dashuria dhe kontributi i diasporës janë të pazëvendësueshme për ruajtjen e lidhjeve me Vendlindjen dhe për mbështetjen konkrete të familjeve në nevojë.
Pjesëmarrja juaj do të nderonte këtë aktivitet dhe do të kontribuonte drejtpërdrejt në realizimin e qëllimeve humanitare.
Për informata kontaktoni Pjetër Lucaj, arkatar i FHT, në 914-557-4864 ose Nua Nikollaj, kryetar i bordit për Michigan, në 586-604-3577, Gjon Gjoka Kryetar -(917) 741-8600).