Me afrimin e Kupës së Botës FIFA 2026, një ish-student i Universitetit Rutgers-Newark vuri në jetë idenë për të shndërruar Ironbound-un në një qendër të gjallë festimi ndërkombëtar.
Sipas Newark Rutgers, Kreshnik Berisha, ka krijuar “Fshatin e tifozëve të Newark-ut”, një hapësirë gjithëpërfshirëse që feston me futbollin si urë lidhëse mes komuniteteve.
Berisha, i cili u diplomua në vitin 2024 me master në Çështje Globale, e sheh Newark-un si një “fshat global”.
“Ne donim të krijonim një fshat tifozësh që ishte gjithëpërfshirës, krijues dhe me ndikim përtej turneut”, thotë ai. Duke shtuar: “Një ngjarje të vogël, të kuruar dhe shpirtërore, që i përket komunitetit dhe vjen nga vetë komuniteti.”
Fshati i Tifozëve, i cili fillojë më 11 qershor dhe dotë zgjat deri më 19 korrik, përkon me Festivalin e Ditës së Portugalisë në Ironbound, shkruan Newark Rutgers.
Ky portal thotë se lagjia, e njohur për komunitetet e mëdha portugeze, braziliane dhe latino-amerikane, ka një traditë të thellë futbolli.
“Ekziston një dashuri e thellë për futbollin në Ironbound”, thekson Berisha, drejtues i Grupit të Mikpritjes Sihana. “Këtu jeton, me sa duket, në shtet dhe në këtë vend.”
Newark Rutgers, tregon edhe vendndodhjen e cila është parkingu i ish-Tavernës dhe Restorantit Iberia, ku ende ruhet kështjella historike e restorantit.
"Vizitorët, do të gjejnë dy ekrane të mëdha për ndeshje, një treg me shitës lokalë, programe shëndetësore dhe mirëqenieje, zona familjare uljeje, DJ, shfaqje komike dhe aktivitete kulturore në partneritet me NJPAC."
Restorantet pjesëmarrëse do të ofrojnë kuzhina braziliane, ekuadoriane, meksikane, spanjolle dhe italiane.
“Futbolli u flet njerëzve ashtu siç u flet ushqimi. Është një pikë lidhjeje që ndodh organikisht”, thotë Berisha.
Rutgers–Newark thuhet se është edhe një ndër sponsorët kryesorë.
Kancelarja Tonya Smith-Jackson thekson se “futbolli bashkon njerëz nëpër kontinente, gjuhë dhe kultura, dhe kjo frymë pasqyron se kush jemi ne si institucion”.
Ndërsa Arcelio Aponte, Drejtor Financiar dhe Zëvendëskancelar i Lartë, shton: “Është në oborrin tonë. Çdo ditë na jep mundësi të nxjerrim në pah Rutgers-Newark dhe të mbështesim komunitetin në këtë skenë globale”.
Prejardhja shqiptare dhe lidhja me Newark-un
Kreshnik Berisha, është bir i një ish-ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, Turqi dhe ka punuar për Kombet e Bashkuara, ai (Kreshniku), u rrit në Linden por kaloi shumë kohë në Newark si adoleshent. Në vitet e fundit ai ka hapur disa biznese: Five Corners Ristorante (italian), Sihana Café në Ferry Street (me art dhe librari të dorës së dytë) dhe Sihana Bistro në Washington Street.
“Sihana do të thotë në shqip "si hëna" , por edhe një status ose ndjenjë qiellore”, shpjegon ai.
Qëllimi i tij është të ngrejë historinë e Newark-ut dhe trashëgiminë e pasur kulturore e artistike të qytetit.
Arsimimi në Rutgers-Newark e ka pajisur me aftësitë e nevojshme për sipërmarrje dhe organizim eventi kaq kompleks. “Ishte një kohë intelektualisht pasuruese”, thotë Berisha: “Më ndihmoi me punën që po bëj këtu në Newark”.
Ai thekson se marrëdhëniet e ndërtuara në universitet dhe aftësitë për navigim në burokraci kanë qenë vendimtare.
Fshati i Tifozëve nuk është vetëm një event sportiv, por një zgjatim i vizionit të Berishës për një Newark më të bashkuar. “Futbolli është sporti i botës. Prandaj quhet loja e bukur”, përfundon ai.
Fshati i Tifozëve, sipas Newark Rutgers, pritet të tërheqë mijëra vizitorë gjatë gjithë Kupës së Botës, duke festuar diversitetin multikulturor të Newark-ut dhe forcën lidhëse të sportit më të popullarizuar në planet.