Kultura e tradita, me valle e muzikë, me ushqime, gjithçka shqipe, do të mbledhë të gjithë komunitetin shqiptar që jeton në Amerikë dhe jo vetëm, më datën 19 shtator 2026 në Nju Jork.
Naser Nika, drejtuesi i Shoqatës Amerikane, teksa ka qenë i ftuar kudo në mediat shqiptare, ka postuar këto fjalë në rrjetin e tij social, duke na informuar më shumë. Ai konkretisht shkruan kështu:
“Një festival historik, i organizuar me bashkimin e 12 shoqatave shqiptare, në një ngjarje të veçantë që synon të dëshmojë unitetin dhe bashkëpunimin e komunitetit shqiptar në New York.
Në këtë organizim, për fat të keq, mungojnë Shoqata Ana e Malit dhe Shoqata Kraja, ndërsa të gjitha shoqatat e tjera janë bashkuar për ta bërë këtë festival sa më madhështor.”
Naser Nika tashmë të gjithë e njohin për figurën dhe kontributin e tij për të drejtat e shqiptarëve, jo vetëm në Amerikë, por shpeshherë ai bëhet edhe një urë lidhëse mes problematikave të shqiptarëve dhe adresimit të tyre te shteti amerikan.
E padiskutim, edhe ky festival i përmasave kaq të mëdha do të jetë një zë i fortë i kulturës së çmuar shqiptare në Amerikë./ BS