S’ka hyrje në Kosovë për Odaloviqin e as për ata që kanë vrarë Kosovën!

Analiza

S’ka hyrje në Kosovë për Odaloviqin e as për ata që kanë vrarë Kosovën!

Prof.Dr.Mehdi Hyseni Nga Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më 18 korrik 2021 Në ora: 19:11
Velko Odaloviq

*** Prandaj, kriminelët dhe vrastarët e “11.800”shqiptarëve, vetëm pse ishin shqiptarë, jo që nuk mund të kthehen në Kosovë, por, ligjërisht, ata nuk duhet të lihen të lirë as në Serbi, as në Ballkan, as në Evropë, as në Amerikë, as në Australi, as në Kanada, as në Afrikë, as në Azi e as në Amerikën Latine, por vetëm në burg, duke u përgjigjur për krimet dhe masakrat e tyre ndaj  më se “11.800” viktimave civile shqiptare në Kosovë (1989-1999).

Pavarësisht nga politizimi, minimizimi dhe retushimi i krimeve të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, qeveria e Kosovës askë  nuk duhet lejuar të hyjë në Kosovë, nëse UÇK-në e quajnë “terroriste” dhe, nëse në çfarëdo forme e justifikojnë gjenocidin serb në Kosovë . Dhe, për më tepër, nuk duhet takuar e as biseduar (qoftë në Bruksel apo dikund tjetër) me asnjërin nga përfaqësuesit  zyrtarë të qeverisë,të kuvendit dhe të presidencës së Republikës së Serbisë, të cilët UÇK-në e akuzojnë si “terroriste” dhe, të cilët e mohojnë gjenocidin serb në Kosovë, si dhe institucionet dhe organet shtetërore të Republikës së Kosovës i quajnë “ institucione dhe organe të përkohshme” !

Prandaj jo vetëm Velko Odaloviq, i dyshuar për planifikimin, organizimin, ndihmën dhe zbatimin e terrorit dhe të krimeve të gjenocidit serb në Kosovë, në rolin e guvernatorit të qeverisë pushtuese serbe në Kosovë, 1997-1999), por, asnjë nga ata, që UÇK-në e quajnë dhe e akuzojnë si “terroriste” nuk duhet lejuar që të hyjnë në Kosovë.

 

Pra, të gjithë ata (serbë ose joserbë) që kanë kryer apo kanë ndihmuar krimet e gjenocidit serb  ndaj shqiptarëve nuk kanë të drejtë ligjore, që të hyjnë në Kosovë. Pra, ligjërisht nuk mund të kthehen në vendin e krimit, pa dhënë llogari para Triunalit të Hagës (1993) ose para Gjykatës Speciale Evropiane për Krime të Luftës në Kosovë, me seli në Hagë. 

“Vampiri nga dollapi i Milosheviqit “

Kështu e ka “portretizuar” Velko Odaloviqin, autori serb Ivan Maksimoviq një shkrim të tij analitik të publikuar në “Koreni” dhe në “Tabloid” në gjuhën serbe në vitin 2016.

Që në hyrje të analizës së tij, Ivan Maksimoviq, shkruan se “ Velko Odaloviq, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, një i sëmurë dhe i paarsimuar për pushtet gjatë viteve ’90 ka shfrytëzuar fatkeqësinë e serbëve, në mënyrën se si të pasurohej dhe të bëhej faktor  i rëndësishëm në cilindo pushtet, ka mundur të zgjedhte se në cilën bangë akuzuese të ulej: - Në atë të Gjykatës Speciale për Krimin e Organizuar në Beograd ose në bangën e zezë për krime të luftës në Hagë.” (https://www.koreni.rs/vampir-iz-milosevicevog-ormana/).

Jo vetëm krimineli dhe profiteri i luftës Velko Odaloviqi, por të gjithë ata kriminelë si ky, të cilët kanë bashkëpunuar, kanë marrë rudhra dhe kanë zbatuar urdhrat  dhe vendimet politike policore të regjimit  fashist të Slobodan Milosheviqit, që të ndihmohen njësitet paramilitare, policore dhe militare pushtuese serbe, me qëllim që  të  vriten,  të plaçkiten, të dëbohen dhe të shfarosen shqiptarët në Kosovë, janë kriminelë, që duhet të përgjigjen para Tribunalit të Hagës për  krimet e luftës në ish-hapësirat e RSFJ-së (Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë).

Sa më sipër, ndalimi i sotëm (18 korrik 2021)  i Velko Odaloviqit ( aktualisht kryetar i Komisionit  për të Pagjetujrit e Serbisë), që të mos hynte në Kosovë, është plotësisht i ligjshëm. Mirëpo, meqenëse ai është i involvuar në krimet e gjenocidit serb dhe në deportimin e dhunshëm të mbi 1 milion shqiptarëve nga Kosova, do të duhej të arrestohej nga policia e Kosovës, dhe të hidhej në gjyq në Kosovë a në Gjykatën Speciale të Hagës, sepse ai për krimet e tij si guvernator i qeverisë pushtuese serbe në Kosovë, ishte edhe në  listen e arresteve ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat