Kosova, Shqipëria dhe panorama ose "fotosinteza e përgjithshme" e BE-së

Analiza

Kosova, Shqipëria dhe panorama ose "fotosinteza e përgjithshme" e BE-së

Nga: Agron Shabani Më: 12 janar 2022 Në ora: 13:53
Autori

Diversifikimi ( diversiteti), unifikimi ( unilateraliteti), multifikimi ( multilateraliteti) dhe globalizimi ( glabaliteti) i marëdhëniëve ose raportëve të gjithëmbarshme shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, monetare, financiare, ekonomike dhe të tjera brenda vendeve me të fuqishme anëtare të BE-së, siç dihet, i kanë sjellur, avancuar, afirmuar, rafinuar, ravijëzuar, konturuar, eksploruar, performuar, harmonizuar dhe konvencionalizuar edhe realizimet praktike dhe teorike të aspiratave dhe interesave të njohura shtetërore, nacionale, politike, ushtarake,financiare, ekonomike, industriale, teknologjike, shkencore, kulturore dhe të tjera të popujve dhe shteteve të ndryshme (me të vogla )- nën çatinë ose ombrellën e përbashkët të BE-së...

Të gjitha këto së bashku e përbejnë të ashtuquajturin 'mozaikun' ose 'panoramën e përgjithshme të BE-së, 'fotosintezën" e të cilës, e përbënin dikur (para Brexitit ose largimit britanik) 28 shtete të pavarura dhe sovrane të përfshira dhe inkorporuar brenda "modeleve" ose koncepteve të larmishme industriale dhe ekonomike si "Modeli i Rajnës" i përbërë nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu, "Modeli Skandinavë" i përbërë nga Holanda, Austria, Danimarka, Finlanda dhe Suedia, "Modeli Anglo-Sakson" i përbërë nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Portugalia, "Modeli Jugor ose Mesdhetar" i përbërë nga Spanja, Italia, Qiproja dhe Greqia, "Modeli i Vishegradit","Modeli Baltikë" dhe kështu me radhë.

Në të ardhmen e afërt ose të mesme, nuk përjashtohet mundësia që Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, t'i bashkëngjitën UE-së , si "Model Ballkanik" etj....Kush e di....?!

Ndaj, pse (përse) Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi e synojnë tregun e pasur industrial dhe kapitalist të Perëndimit- kjo nuk është ndonjë zbulim i veçantë në fushat e ndryshme të shkencave politike ose atyre historike. E sidomos inkuadrimin ose integrimin e tyre në NATO, UE-së, OKB-së etj.


Por, gjithmonë duke iu referuar imunitetit ,individualitetit, subjektivitetit, ekskluzivitetit, identitetit, integritetit, autenticitetit dhe sovranitetit të përgjithshëm shtetëror, teritorial, nacional dhe politik të lidershipit dhe popullit ose kombi tonë ( në të dyja shtetet tona përkatëse ose respektive-Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë) në çdo kohë dhe hapësirë...Të cilat në këtë sfond, do duhej të krijonin dhe siguronin sovranitetin dhe distancën e tyre shtetërore dhe politike, për t´i ruajtur dhe garantuar kështu në forma dhe metoda të njohura evolutive, empirike, fizike, organike, shpirtërore, emocionale, kulturore, nacionale, historike, dialektike dhe shumë e shumë të tjera, bashkëpunimin dhe afërsinë e tyre etnike, nacionale, gjenealogjike, struktuargjenetike, antropohistorike, antropogjeografike etj...Si Gjermania dhe Austria si për shëmbull


Ndonëse, gjithnjë duke iu referuar politikës dhe diplomacisë globale, universale ose multilaterale të dialogut, komunikimit, kooperimit dhe bashkëpunimit të njohur politik, diplomatik, tregtar dhe ekonomik brenda vendeve anëtare të UE-së (BE-së ), si dhe baraspeshës ose neutralitetit të preferuar në marrëdhëniet ndërkombëtare. E sidomos në marrëdhëniet ose raportet e njohura në mes SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë, Kroacisë ose UE-së në përgjithësi.

Pse (përse) kjo? Sepse, traktatet ose aleancat e njohura europërendimore ose transatlantike në mes SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Spanjës dhe shteteve tjera (të mëdha e të fuqishme) nga hemisfera e pasur euro-perëndimore ose kapitaliste (NATO, UE etj.) mbi rendin ose rregullimin e ri botëror pas dy luftërave të mëdha botërore: Janë produkt (prodhim) ose rezultat i tendencave, intencave (trendëve), fenomeneve, ekskursëve dhe diskurseve të ndryshme konceptuare, ideologjike, politike, ushtarake, ekonomike, strategjike, gjeoplitike dhe të tjera në mes Perëndimit (lexo: Natos dhe UE-së), Rusisë dhe Kinës.

S'do mend se edhe 'politika globale' e UE-s, apo 'tregu i përbashkët'(global ose universal) i vlerave, resurseve dhe kapitalit botëror': Përveç tjerash, kanë për qëllim idetë, teoritë, studimet, analizat, formulat, konceptet dhe definicionet e njohura shkencore dhe humaniste mbi fuqinë monetare, financiare dhe ekonomike në 'masivin e madh' të marrëdhënieve ndërkombëtare. Gjegjësisht, multilateralizmin (multilateralitetin), globalizimin (globalitetin) dhe universalizimin (universalitetin) e substancës ose strukturës monetare, financiare dhe ekonomike të globit, se bashku me interpolarizimin dhe globalizimin (universalizimin) e valutave të forta ose konvertibile si Euro, Dollari Amerikan etj.

E tërë kjo me qëllim të fuqizimit ose përforcimit të 'tregut global ose interaktiv' të mallrave, vlerave dhe kapitalit.

Si të kapërcehet " ylberi" ?!...


Siç e kemi cekur shpeshherë: Revolucionet e njohura industriale dhe ekonomike në Angli etj...Asokohe, përveç tjerash e kishin ngritur dhe afirmuar të të ashtuquajturën "shoqërinë e lartë" industriale dhe kapitaliste të Perëndimit, me të gjitha tiparet dhe karakteristikat e njohura të një shoqërie borgjeze, klasore, industriale ose kapitaliste.

Ndërkaq, me shfaqjen e sistemit të lartpërmendur kapitalist si praktikë e përditshme dhe teori, në skenën e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare do lindte një "klasë e re" politike dhe proletare-sindikaliste, me të gjitha "lëvizjet" e saj punëtore, revolucionare dhe sindikaliste si "degë" ose "nëndegë të zgjatura" të proletariatit dhe socialdemokracisë botërore ose ndërkombëtare.

Ndonëse, pa i harruar as mohuar këtu edhe ndikimet dhe reflektimet e shumta dhe të shumëfishta të Revolucionit të Madh në Francë (nën Napoleon Bonaparten etj.) në strukturën dhe substancën e gjithëmbarshme evolutive, empirike, politike dhe organike të raporteve dhe marrëdhënieve të ndryshme botërore ose ndërkombëtare. Kjo duke filluar që nga elementët ose instrumentët e njohura nacionale dhe ideologjike dhe deri tek instrumentet dhe eksperimentet e njohura shkencore ose akademike që do kenë ndikime dhe influenca të shumta dhe të shumëfishta në kritikën e mëvonshme shkencore dhe humaniste ndaj të metave dhe dobësive të ndryshme shoqërore dhe politike të shteteve dhe shoqërive (sistemeve) të ndryshme borgjeze, aristokrate dhe absolutiste dhe klerikaliste të kontinentit plak. Sidomos tek shtetet dhe "shoqëritë e larta" (ancien règimè) absolutiste, koloniale ose imperialiste të kontinentin plak dhe gjetkë...

Duke e vërë theksin këtu në "moralin e ri" si dhe në mundësitë tjera humane, reformatore dhe iluministe sipas të të cilave me ndihmën e "kristianizmit të reformuar" dhe eksperimenteve të njohura shkencore dhe metodologjike, do vendosej (konstituohej) dhe sistemohej shoqëria e ndërgjegjshme klasore, qytetare dhe demokratike me të gjitha vlerat, parimet dhe premisat e njohura reformatore dhe avangardiste të një shoqërie të përparuar, integrale dhe humaniste me njeriun ose qytetarin e saj si "cityoen" ose " burgeros" të njëjtë dhe të barabartë.

U mor vesh se ngritja dhe forcimi i faktorit të forcës ose fuqisë së përgjithshme politike, ushtarake dhe ekonomike së bashku me "ateizmin" ose mosbesimin e ndërsjellë ose reciprok në mes vendeve ose fuqive të ndryshme të imperiale ose kolonialiste: Në një masë tepër të madhe asokohe do iu shkonin për shtati projekteve dhe tendencave të ndryshme hegjemone, imperiale dhe kolonialiste për influenca dhe dominime të çfarëdollojshme shtetërore, nacionale, ushtarake, politike ,fetare, kulturore, ideologjike dhe të tjera në stadin me të lartë të imperializmit. Për të mos thënë këtu shumë me herët.

( ... )

Zatën, edhe Napoleon Bonapartën dhe 'frytet' e njohura të Revolucionit (Antiborxhez) në Francë, asokohe i kishin përmbysur dhe dëbuar nga pushteti e ashtuquajtura "Aleanca e shenjtë" e vendeve të ndryshme ortodokse dhe monarko-cariste në bashkëpunim të zhdërvjelltë me lëvizjet e brendshme të burbonëve, zhirondinëve dhe jakobinëve të pakënaqur ose në revoltë.(Lëxo:" Kongresin e Vjenës " dhe vendimet e "Pentarkisë së Madhe" me 1815..) Për t´u pasuar dikur me vonë nga i ashtuquajturi "Traktati i Shën Stefanit" ( pas përfundimit të dy luftërave të mwdha ruso-turke të Krimesë dhe Ballkanit etj.), si dhe rwnies se përgjithshme ose përfundimtare të "Portës së Lartë" nën protektoratin e njohur britanik etj.

Ndryshe nga kjo, prona private së bashku me "kapitalin e njohur borgjez, skllavopronar ose feudalist", si dhe forcat e ndryshme joproduktive (burokrate dhe kleptokratike) në çdo kohë dhe hapësirë, atëbotë e sot vazhdojnë të konsiderohën dhe perceptohen si armiqtë ose kundërshtarët me të rrezikshëm dhe kryesore të paqes sociale dhe harmonisë së gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare- tek shumica e popujve dhe vendeve të ndryshme anë e kënd rruzullit tonë tokësorë.

Se këndejmi, në kontekst të ngjarjeve dhe zhvillimeve të mësipërme revolucionare dhe historike: Edmund Burcke në veprën e tij të njohur me titull "Reflection on The Revolution in France" (Reflektime ndaj Revolucionit në Francë): Duke u thirrur dhe mbështetur në trashëgiminë e njohur nacionale, etnike, politike, organike dhe historike në njërën anë, si dhe në formimin dhe zhvillimin e njohur historik dhe organik të shteteve, sistemeve, shoqërive, ose rregullimeve të ndryshme shoqërore dhe politike në kontinentin e vjetër evropian dhe me gjerë në anën tjetër: Veç tjerash, nënvizon faktin e njohur të ngritjes dhe formimit të shkallëshkallshëm ose sistematik të vetëdijes racionale, kritike, qytetare, politike dhe demokratike. Respektivisht, mendimit të njohur shkencor, racional, kritik dhe humanist ndaj "pozicionit shpirtërorë ", skllavopronar ose feudalist të borgjezisë si dhe të të gjitha rrymave (shtresave) ose kategorive të tjera konservatore, aristokrate dhe klerikaliste të shteteve ose shoqërive të ndryshme (ekskluziviste ose proteksioniste) të kontinentit plak dhe me gjerë ne raport me te tjerët.

Kjo gjithmonë në funksion të edukimit, eksplorimit dhe emancipimit të vazhdueshëm ( sitematik) të shteteve dhe shoqërive të ndryshme absolutiste, borgjeze, aristokrate, skllavopronare ose feudaliste me forma dhe metoda të njohura shkencore, humane , racionale ose akademiko-pedagogjike.

Në këtë frymë të mësipërme reformatore dhe pozitiviste, August Komti (August Commtè) në kuader të veprës së tij të njohur me titull "Kursi i Filozofisë Pozitive"("Cours de la Philosophie Positive") : Duke u përpjekur dhe angazhuar mbi formulimin, perceptimin, konceptimin dhe anticipimin e preferuar shkencorë dhe humanist të botës dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, të çliruar nga mitet, dogmat ,paragjykimet, fetishet dhe reliktet e ndryshme mesjetare ose eshatologjike: Do shprehej në favor të bashkëpunimit ose përpjekjeve të përbashkëta të njerëzve të ditur (intelektualëve), njerëzve të pasur (pasanikëve ose industrialistëve të ndryshëm) dhe "inxhinierëve" ose instruktorëve të respektuar shtetëror, shoqërorë ose politik. Duke pleduar dhe apeluar për konvergjencat dhe fuzionimet e domosdoshme (eksterne dhe eksplikative) të teorisë me praksën ose praktikën e përditshme jetësore ose shoqërore dhe qytetare sipas "etosit" dhe "erosit" të shquar shkencorë ose humanist .Të gjitha këto së bashku në funksion të konceptimit, perceptimit dhe akceptmit të lartcekur (shkencor dhe humanist) të botës dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare të liruar ( çliruar) nga mitet, fetishet, totemet, dogmat dhe demagogjitë e ndryshme fetare (kishtare), monarkiste, absolutiste ose dominonte dhe ekskluziviste...ku njeriu është qytetar (cityoen) dhe banor (burgeros) i respektuar dhe i barabartë i botës dhe i një shoqërie të përparuar qytetare dhe demokratike, pa dallim feje, race, gjuhe, ngjyre, gjinie ,kulture, besimi ose etnie përkatëse ose respektive në këtë drejtim.

Ndërkaq, Hyji (Zoti) është një "princip i lartë" (për deistët e ndryshëm -josubstancial, për teistët- substancial) në mes shpirtit, materies dhe logjikës ose intelektit të lartë njerëzore ose qytetare në dimensionin e njohur vertikalo- horizontal.

Për me tepër ndërkaq, në dy- tre dekadat e para të shekullit të kaluar (2O) kishin filluar si të thuash arritjet dhe përparimet e dukshme dhe të gjithëmbarshme të arsimit, shkencës dhe teknikës. Duke shënuar kështu fillimin e epokës së re të dritës , edukatës, kulturës, etikës, estetikës, disiplinës dhe një riemancipimi (ristrukturimi) të gjithëmbarshëm të kulturës dhe civilizimit të gjithëmbarshëm kontinental dhe atij interkontinental në një 'kulturë dhe shoqëri globale ose masive- industriale dhe ekonomike .(Lexo:vitet e njëzeta dhe të tridhjeta të shekullit të kaluar të mbiquajtura dhe paramenduara asokohe si 'vite të dritës dhe të shpresës').

Ndërkohë që gjatë Luftës së Parë Botërore: Shtetet ose fuqitë kryesore të shoqërisë së pasur dhe të zhvilluar -industriale dhe kapitaliste të Perëndimit dhe ato të levizjes punëtore ose komuno-socialiste të Lindjes: Përveç krizës dhe një avarie të thellë të qëllimeve, koncepteve dhe idealëve të tyre historike, politike dhe nacionale- ideologjike, kishin pësuar fiasko dhe fraktura të shumëta e të shumëfishta në strukturën e përgjithshme shtetërore, shoqërore, politike, organike etj. Duke i nënkuptuar këtu edhe konceptet dhe sistemet e ndryshme politike dhe ideologjike (siç ishin koncepti borgjez ose kapitalist i Perëndimit dhe ai komuno-socialist i Lindjes.)


Ndërkaq, ngritja dhe themelimi i Unionit Evropian (lëxo: me rastin e nënshkrimet të "Traktatit të Brukselit" mes B.Madhe, Francës dhe Shteteve të Beneluksit) në vitin 1948 dhe Paktit të Natos (pas aprovimit të Doktrinës, respektivisht Rezolutës së njohur të Wandbergut) me 1949: Edhe përkundër pengesave dhe vështirësive të ndryshme fillestare ose nismëtare, me kalimin e kohës do i dëshmojnë dhe konfirmojnë përparësitë dhe benificionet e shumta politike, ushtarake, sociale, ekonomike, industriale, teknologjike etj...Nga të cilat dikur me vonë do të lindin dhe shohin dritë edhe favoret dhe përparësitë tjera shtetërore, nacionale, politike, historike, industriale, ekonomike dhe të tjera të vendeve dhe popujve të ndryshëm gjithandej globit dhe kintinentit tonë. Kjo në radhë të parë për faktin se platforma dhe "vizioni i ri" në raportët ose mrëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare: popujve dhe vendeve të ndryshme të kontinentit të vjetër evropian etj....Do iu hapin (çelin) shtigje dhe horizonte të reja të zhvillimit dhe përparimit të gjithëmbarshëm shtetërorë, nacional dhe ekonomik.

Edhe e ashtuquajtura "status quo-ja" e atëhershme nukleare ose atomike në të "dyja anët" e konfrontuara rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën (lexo:Paktin e Natos dhe ish "Traktatin e Varshavës".): Falë arritjeve dhe zhvillimeve të fuqishme industriale dhe ekonomike të Natos dhe Perëndimit, dikur me vonë do i njohu nuancat dhe karakteristikat e veçanta ose specifike...Duke i determinuar dhe "detantizuar" kështu pikëpamjet dhe qëndrimet e konfrontuara në mes Lindjes dhe Përendimit... Si dhe duke i eksploruar, ravijëzuar, konturuar dhe konvencionalizuar( unifikuar) në këtë sfond edhe konceptet dhe vizionet e larmishme të vendëve të ndryshme anëtare të NATO dhe BE-së..të ngritura dhe projektuara mbi idealet dhe vizionet e njohura epokale dhe historike të SHBA-së dhe Perëndimit mbi sigurimin dhe garantimin e të të drejtave dhe lirive të njohura globale ose universale të popujve dhe vendeve të ndryshme me të vogla gjithandej kontinentit të vjetër evropian dhe me larg.

Thonë se Revolucionet e njohura industriale dhe politike në Angli, Francë dhe SHBA-s, asokohe u kishin dhënë fund formave ose metodave të egra skllavopronare, borgjeze, fedualiste, absolutiste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspansioniste etj.


"Durimi, morali, disiplina, urtësia ose maturia, në politikë të lartë ose diplomaci, janë art, talent, mjeshtëri ose mençuri. Pjesa tjetër janë lufta ose konflikti....Rastësia në politikë të lartë ose diplomaci, është skeq, dramë, teatër, "pseudonim hyjnor ose profetik" të cilin Zoti (Hyji) nuk deshti të nënshkruajë." (Mësime nga filozofia politike)

Vetëm duke u kultivuar, zhvilluar (evolucionizuar), edukuar dhe arsimuar, qenia njerëzore, qytetare, kulturore ose politike, mund të zotërojë fatin e tij jetësor dhe t’i mbarësojë fatet e të tjerëve.

Edukata, kultura, arsimimi, emancipimi ose zhvillimi i përgjithshëm shkencor, industrial dhe ekonomik, i mundësojnë njeriut të jetë ai që është: qenie që mendon, rezonin që flet dhe komunikon me të tjerët.

E gjitha kjo në një mjedis ku dhuna refuzohet si një mjet për të arritur qëllimet, dhe ku kërkohen dialogu dhe diskutimi si burime të vetme për arritjen e qëllimeve individuale dhe kolektive, përmes të cilit arrihet deri tek vendimet e përbashkëta dhe racionale.

Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e shteteve dhe popujve të ndryshëm brendapërbrenda UE-s etj. Janë gjuha, stili ose forma e debatit, dialogut, konsensusit ose kompromisit, ato që krijojnë imazhin e tyre.

U mor vesh se boshti i secilës etikë intelektuale dhe profesionale është aftësia për universalizimin e vlerave dhe koncepteve, si dhe postulimin e parimeve.

Ndërsa, për të pasur një shtrirje të përgjithshme ose masive, etika duhet të jetë universale. Ngritja ose ndërtimi i një etike universale dhe humaniste. Domethënë, një gjakim për virtytin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.

Ndaj, sa më të qarta, precize ose koncize të jenë prononcimet, deklaratat ose premtimet e një lideri shtetror, nacional, qeveritarë ose politikë, aq më të prirura do jenë ato të definojnë në mënyrë pozitiviste se çfarë do të duhej të ishte rregullimi i gjithëmbarshëm i UE-së në morinë e disonancave ose diversitetëve të njohura kognitive, shtetërore, nacionale, qeveritare, politike, konceptuale, ideologjike, konjukturale, ekonomike, manufakturale, nomenklaturave dhe të tjera.


Ndonëse, janë disa çështje dhe aspekte të njohura determinante dhe paradigmatike të cilat vazhdojnë t'i sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose ambivalojnë politikën dhe diplomacinë evropiane që nga koha e revolucioneve të njohura industriale dhe politike në Angli dhe Francë e deri me sot: Luftërat ose interesat e njohura tregtare ose ekonomike në mes popujve (kombëve) dhe shteteve të mëdha industriale dhe ekonomike së bashku me ideologjinë e njohur shtetrore, nacionale, kulturore, politike, historike, ekonomike, shkencore, industriale, teknologjike etj.

Aty janë edhe tendencat ose pretendimet e ndryshme dominante dhe eksluziviste të çdo shekulli ose epoke së bashku me dy luftërat e mëdha botërore si dhe luftërat ose konfliktet e ndryshme kontinentale, lokale, rajonale dhe kështu me radhë, që jo rrallë e kanë dominuar, ricikluar ose rikonfiguruar historinë dhe gjeografinë politike të kontinentit plak.

Për me tepër ndërkaq, pas firmosjëve të njohura të "Paqes së Vestfalisë" me 1648, "Paqes së Pirinejeve" me 1659 , "Marrëveshes së Utrehtit" me 1713 dhe vendosjes se të të ashtuquajturit "Sistemit të Balansës" ( "Balance of Powers" ) në mes fuqive të atëhershme tregtare, industriale dhe ekonomike të kontinentit të vjetër evropian: Etapat ose periudhat e ndryshme të luftërave dhe konfliktëve të mesipërme fetare ose kolonialiste në Evropë, do i zëvendësonin të të ashtuquajturat "luftërat" ose "konfliktet kabinetike" së bashku me luftërat ose konfliktet e njohura tregtare dhe ekonomike në mes vendëve ose fuqive të ndryshme industriale dhe ekonomike. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin "liberalizmin kapitalist" , gjegjësisht, "anarkoliberalizmin kapitalist" si stadin me të lartë të imperializmit të mevonshëm kolonial ose gjysmë-kolonialist nga i cili dikur me vonë do të lindnin dhe gjeneronin edhe luftërat ose konfliktet e njohura botërore, lokale, rajonale, regjionale etj

Edhe largimi (brexitii) i Britanisë së Madhe nga UE-së ose nga 'Eurozona' si duket u bë si të thuash për shkak të "luftërave të pashpallura" industriale dhe ekonomike në mes Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë që paraqisnin dikur "katërshen e madhe" ose centrifugën kryesore të UE-s ose BE-s.

Kështu që pas 47 ose 48 vitesh, Britania e Madhe u largua nga UE-s!

Britania e Madhe, është edhe fuqi e njohur nukleare ose atomke, fuqia e pëstë industriale dhe ekonomike në botë, si dhe partnerja me e rëndësishme tregtare dhe ekonomike e Gjermanisè brenda UE-s.

Largimi i Britanisë së Madhe nga UE-s, i kushtoi hiq mè pak se afro15O.OOO vende pune-Republikës Federale të Gjermanisë si Fuqia ose Lokomotiva kryesore e UE-s ose BE-s.

Në Britani të Madhe jetojnë dhe punojnë me miliona francez dhe të tjerë nga UE-së dhe jashtë saj.

P.S.

UE-së dhe faktori i njohur gjerman...

Ndryshe nga kjo, duke filluar që nga Konrad Adenaueri dhe deri tek Dr. Angela Merkel ose Kancelari i ri (aktual)-Olaf Scholz, liderët e zgjuar dhe kompetent të Gjermanisë; i kanë kombinuar, balancuar, ravijeziar, konturuar, eksploruar dhe avansuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin social, si dhe patriotizmin e tyre me edukatën, kulturën dhe mentalitetin e shkëlqyer industrial dhe ekonomik.

Nëse kriza globale dikur mbërriti edhe në Gjermani, kjo erdhi për shkak të bankierëve lakmitarë. Në këtë kontekst, Evropa po kërkonte rregulla dhe standarde ose trende të reja në tregjet financiare dhe ekonomike ku Gjermania ishte dhe mbeti një kampione e eksporteve”,sipas vizioneve të njohura të Kancelares së saj, Dr. Angela Merkel.

Ndërkaq, një vit pasi kriza financiare dhe kredidhënës e kishte kapluar ose pushtuar Evropën, vëmendja e liderëve ishte fokusuar tek menaxhimi i krizës si dhe tek strategjia dhe planifikimi i së ardhmes.

Ndërkohë që kriza asokohe nxori në pah urgjencën e ngritjes së disa pyetjeve kardinale dhe ekzistencialiste si për shembull: A është “modeli evropian” i bazuar ne kufijtë e hapur, tregtinë e lirë, sistemin zemërgjerë si dhe në një mirëqenie për të gjithë në një botë të globalizuar? Si mund të përqasej ose ravijëzohej dhe adaptohej tregu i përbashkët i financave dhe kapitalit me tregtinë ose realitetin, sipas të cilit vetëm qeveritë shtetërore ose nacionale, mund të vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat shkojnë keq?

Në këtë kontekst, gjermanët kishin kushte dhe motive të mjaftueshme për të besuar se qeveria e tyre po i mbronte nga kriza. Skemat e punës me afat të shkurtër dhe afatgjatgjatë, mbrojten dhe shpëtuan shumë vende pune.

Megjithatë, ekzistonte frika latente dhe permanente sipas të së cilës, problemet e mëdha ose kardinale ishin lënë ose shtyrë për më vonë . Në Moskë, Pekin, Bruksel ose Uashington, zyrtarët e lartë, gjithëmonë i kanë ndjekur ose përcjellë me vëmendje dhe interesim të shtuar ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme në Gjermani.


Gjermania është edhe kandidate potenciale për të qenë anëtare e re e rregullt dhe e jashtëzakonshme ose fuqiplote e Këshillit të Sigurimit të OKB-së së bashku me SHBA-së, Rusinë , Kinën, Britaninë e Madhe dhe Francën.

Psikologjia politike, pos tjerash na ndihmon për ta kuptuar se gjermanët e disiplinuar, gjithmonë me qetësi dhe maturi të pashoqe i kanë tejkaluar krizat e ndryshme në planin e brendshëm dhe në atë të jashtëm.

Ndonëse, askush nuk e dinte me saktësi të plotë, nëse Evropa ( UE-së ) ishte larguar përfundimisht nga kriza ?

Britania e Madhe si për shembull vazhdimisht është ankuar për një stagnim ose staniacion kontinental ku modeli social i tregut të lirë akoma përballet me prova ose sfida të vështira. Pa i harruar këtu edhe 'luftërat tregtare', ekonomike ose kabinetike në mes SHBA-së dhe UE-së etj.

Ndërkohë që industria, teknologjia dhe ekonomia e fuqishme gjermane, gjatë këtyre viteve të fundit, kanë njohur(shënuar) rritje dhe lulëzim të përgjithshëm në të gjitha fushat dhe segmentet e mundshme. Duke e bërë Gjermaninë njërën prej vendeve me të fuqishme industriale dhe ekonomike në të gjithë globin.


Në këtë sfond edhe ndihmat dhe kontributet e lartpërmendura financiare dhe ekonomike të Bankës së Bashkuar Evropiane dhe bankave të tjera nacionale ose internacionale për Greqinë, Portugalinë, Italinë, Irlandën dhe vendet tjera të ´eurozonës" që ndodheshin në kriza të ndryshme ose në recesion, në të shumtën e rasteve ishin të garantuara dhe siguruara nga taksapaguesit (tatimpaguesit) gjerman.

Në këtë drejtim njohësit dhe studiuesit (ekspertët) e ndryshëm të rrjedhave dhe zhvillimeve të përgjithshme politike, financiare, industriale, tregtare dhe ekonomike brendapërbrenda "tregut të përbashkët" evropian, duke i analizuar dhe komentuar trendët ose standardet e ndryshme (dominante dhe eksluziviste) të vendeve ose fuqive të ndryshme të BE-së: Ka kohë që bëjnë fjalë për ndarje ose "forma të reja" sukseseve, secesive, buxhetore ose merkantaliste të valutës (euros) dhe "kapitalit të përbashkët" evropian në të ardhmen.

Ndërkaq, largimi i Britanisë së Madhe (Brexit) nga BE-së, sikur u ka hapur rrugë edhe proceseve tjera të dezintegrimit ose dekompozimit (dekompozicionit) të mundshëm të " kompozicionit të përbashkët evropian" në të ardhmen.


Polonia, Çekia dhe Hungaria sikur paraqesin një "thembër Akili" ose një "mision Herkulesi" për UE-së dhe vet Gjermaninë si tërheqëse, pilotuese ose komanduese kryesore të kompozicionit të përbashkët të UE-së.

Ndonëse, edhe me Francën, Gjermania gjithmonë ka çështje ose probleme të hapura.

Franca, jashtë rregullave të lojës ose "rregullave të përbashkëta" të UE-së, zhvillon biznese ose tregti ushtarake ose luftarake me Greqinë, Australinë, Zelandën e Re, si dhe me shtetet e ndryshme afrikane ose euro-aziatike që kapin shifrën e qindra miliarda ose bilarda eurosh ose dollarësh amerikan.

Ndërkaq, aplikon politikë bojkotuese ose sabotuse brenda BE-së, e sidomos ndaj Gjermanisë, kur janë në pyetje liberializimi i vizave ose integrimet eventuale të Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në UE-së.

Ndërkohë që si pasojë e krizës globale të shkaktuar nga Virusi Corona ose Covid 19, borxhi i brendshëm në Gjermani, e ka tejkaluar shifrën e 49O miliard eurove! Shtoja këtu edhe dhjetëra ose qindra miliard për zonat e dëmtuara nga përmbytjet ose vërshimet e ujit të madh në Gjermani, indeksi relativisht i lartë i çmimeve të energjisë elektrike, të ngrohjes, artikujve ushqimor dhe sanitar etj.

Plus ndihmat milionëshe ose qindra milionëshe, të parapara dhe siguruara për Poloninë, Francën dhe shtetet tjera nga buxheti i përbashkët i UE-së, si masa ndihmëse ose preventive ndaj Covid 19 etj.

Të gjitha këto së bashku e bëjnë të paqartë ose tepër konfuze dhe evazive të ardhmen e BE-së.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat