Dështimi i Putinit në Ukrainë tregton dështimin e autoritarizmit dhe jo demokracisë

Analiza

Dështimi i Putinit në Ukrainë tregton dështimin e autoritarizmit dhe jo demokracisë

Holman W.Jenkins, Jr. Nga Holman W.Jenkins, Jr. Më 1 prill 2022 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Në pamje të parë, mund të duket i habitshëm fakti që ukrainasit kanë luftuar kaq mirë ndaj rusëve. Por nuk ishte për t’u habitur që ata do të luftonin, duke pasur parasysh informacionet që kishin sesi është të jetosh nën regjimin e Vladimir Putin. 

Dhe kjo jo sepse ushtria ruse u shfaqej kaq keq në fushën e betejës. Putin ka deklaruar kohët e fundit se qëllimi mesianik i shtetit rus, qëndron gjithmonë në mënyrë të çuditshme tek një regjim që ekziston për ta grabitur shtetin, dhe këtë mund ta konstatojë sot çdo rekrut nëushtrinë ruse.

Edhe ata rusë që mbështesin luftën në Ukrainë, e dinë të vërtetën për udhëheqësit e tyre:ata janë hajdutë. Por ka një shpjegim shumë më të thjeshtë të evolucionit të Putinit gjatë 22 viteve në pushtet, sesa shumë nga historitë që mund keni lexuar, të cilat e vënë theksin tek ideologjia, zhgënjimi nga Perëndimi, madje tek edhe një shkallë misticizmi. 

Kthehuni pak pas në kohë, dhe do të shihni se ndjenjat e tij të hershme liberale u zhdukën kur ai e kuptoi se presidenca e tij, do të duhej të bëhej e përhershme në mënyrë që ai të shmangtepërgjegjësinë për krimet që shkaktoi ngritja e tij në pushtet.

Duhet se Putin është adhurues i filmit “Godfather” (Kumbari). Por një film i Gai Riçit më duket si një metaforë më e mirë për regjimin e tij, me bosët e bandave londineze që komentojnë plot pasion mbi marrëzitë e tyre. 

Të martën, Rusia e vazhdoi tërheqjen e saj nga qëllimet origjinale të luftës të Putinit, të cilat kanë prodhuar vetëm shkatërrim. Në rast se lideri rus do të ishte aq i padiskutueshëm në Rusi, sa besojnë shumë analistë, atëherë pse duket sikur ai po e organizon jetën e tij rreth parimit,se për gati të gjithë ata që janë përreth tij, ai është i zëvendësueshëm? 

Masat e tij hollësishme kundër një grushti shteti të mundshëm, sugjeron se ai e di se jo të gjithë janë të frikësuar nga aftësitë apo mbështetja e tij publike. Putin nuk është Hitleri apo Musolini. Ai nuk ka krijuar ndonjëherë një lëvizje politike masive, apo një grupim besnikëshfanatikë. 

Nëse do të rrëzohej që nesër nga pushteti, shumica e rusëve do ta shihnin këtë çështje me të njëjtin pasivitet stoik si edhe motin. Nga kjo rrjedh se vendimmarrja e tij, mund të përfshijë akoma më shumë pasiguri në lidhje me atë që do të toleronin kolegët e tij, sesa besojmë ne në Perëndim.

Për shembull, ai mund të ketë fituar besnikërinë e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, duke iu dhënë qindra miliarda dollarë gjatë dekadës së kaluar, shumica e të cilave përfunduan në pallate apo llogari të shumta bankare jashtë shtetit. 

Por ai e nisi aventurën e tij në Ukrainë, mbi supozimin se kjo luftë do të ishte një shëtitje që do të përfundonte brenda 3 ditësh, një fitore e bujshme që do të prodhonte vetëm reagime tëdobëta nga ana e Perëndimit.

Nëse ai do t’u kishte ofruar gjeneralëve të tij vetëm djersë, lot, gjak dhe sakrificë, ata me siguri që do të ishinvrenjtur në fytyrë, dhe do të largoheshin me vrull nga salla për të rregulluar pasuritë e tyre, nën dritën e zbulimit se Putini e kishte humbur toruan.

Ose shihni terrorin e tij të dukshëm ndaj kontakteve personale, dhe mosbesimin e tij legjendar ndaj komunikimeve wireless. Që të dyja këto, ka të ngjarë të kontribuojnë në prirjen e tij për keqinformim dhe llogaritje të gabuara. 

Këto fakte mund të nënkuptojnë gjithashtu, se autoriteti i tij është aq lehtësisht i prekshëm ndaj diçkaje, sa edhe ndërprerja e linjës së telefonave fiks. Sprapsja e Kremlinit në Ukrainë gjatë ditëve të fundit, tregon pse deklarata e bujshme e Xho Bajden në Poloni mund të ketë qenë një gafë, por ajo ishte gjithsesi një gafë e frymëzuar. 

Edhe prapësimi i rusëve ishte i frymëzuar nga ajo deklaratë, duke i lënë të sigurt bashkëpunëtorët e Putin për asgjë tjetër, veç faktit që ai s’mund të jetë më kurrë një bashkëbisedues i dobishëm për superfuqinë e domosdoshme të botës.

Unë u zhgënjeva që Kina nuk u përpoq të thoshte:”Jo Putin duhet të mbetet në pushtet!”, për të theksuar se si nëpërmjet gabimeve të tij, lideri rus e ka kthyer veten në një kukull prej lecke, për të cilën po luftohet nga kombet që në fakt kanë peshën e tyre.

Ka një leksion për gabimet relative të shoqërive të lira dhe jo të lira. Elita menaxheriale dhe demokratike e Perëndimit, për të cilën Bajden është një shembull i pashoq, mund të jetë epamatur dhe dritëshkurtër. 

Megjithatë shoqëritë e tyre kalojnë nga një lider tek tjetri, dhe nuk kryejnë gabime kolosale (si për shembull zi buke që vrasin dhjetëra miliona njerëz). Një ditë ne mund të arrijmë në tënjëjtin përfundim, edhe për meritat relative të qasjeve të SHBA-së dhe Kinës ndaj pandemisë së Covid-19.

Kujtojmë se edhe SHBA-ja ka zhvilluar luftëra që u konsideruan si dështime. Por këtu qëndron edhe thelbi i argumentit:Ato ishin dështime të përballueshme. Në fakt, luftërat e SHBA-së mund të zvarriteshin në mënyrë jo përfundimtare, pasi ato ishin aq shumë nën pragun e asaj që mund të përballonte ekonomikisht dhe politikishtSHBA-ja.

Kinezët supozohet se po i lexojnë me kujdes leksionet e dështimit të Putinit në Ukrainë, ndërsa po përgatiten t’ijapin zyrtarisht Xi Jinping statusin e presidentit të përjetshëm tëvendit. Por ata nuk po mësojnë leksionin tjetër edhe më të rëndësishëm. 

Shoqëritë perëndimore këmbëngulin të ndryshojnë liderët e tyre çdo disa vjet, dhe kjo i bën ato të forta dhe tëqëndrueshme, në një mënyrë që nuk mund të krahasohet me asnjë shoqëri autoritare. 

Kjo gjë tregon për mungesën reale të patriotizmit të një lideri si Putin apo Xi. Siç e shohin këta të fundit, roli i tyre kryesor, është t’u mohojnë shoqërive të tyre bekimin e vazhdimësisë së rregullt dhe të ligjshme të pushtetit nga njëri politikan tek tjetri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat