Trusti në kontekst të zhvillimit ekonomik të Kosovës

Analiza

Trusti në kontekst të zhvillimit ekonomik të Kosovës

Nga: Egzon Kastrati Më: 12 shtator 2022 Në ora: 18:31
Autori Egzon Kastrati

Kosova si pothuajse çdo vend tjetër i botës është përballura me pasojat ekonomike si pasojë e infalcionit që ka prekur gjithë botën. Në kuadër të planeve të institucioneve dhe akterëve relevant për rimëkëmbje ekonomike duhet që të involvohen të gjitha mjetet që ka në dispozicion një vend pert t’i injektuar në “shërimin” e ekonomisë dhe kthimin në normalitetin e funksionimit.

Trusti pensional është një fond i kursimeve i cili posedon mjete të kontributdhënësve të Kosovës dhe si i tillë duhet të të këtë ose më mirë të themi ish dasht të këtë impakt në ekonominë e Kosovës. Paratë e trustit janë ekspozuar në tregje financiare që shërbejn si fonde investive për projekte të ndryshme të bizneseve europiane që do të thotë këto mjete po kanë ndikim në zhvillimin e atyre bizneseve.

Ekzpozimi i tyre me këto tregje po del që ka qënë i pa analizuar mirë sidomos të pjesa e përllogaritjes së normës së riskut operativ ku për shkak të luhatjeve të tregjeve financiare po pësojnë humbje siç ishte përiudha e këti viti në vlerë mbi 100 milion si pasojë e levizjes nga tregjet financiare nga rënia  e investimeve dhe pasiguria që ka prodhuar lufta Ukrainë - Rusi dhe rritja enorme e infalcionit vetëm për këtë periudhë kohore kemi një humbje neto tepër të madhe. Kjo jokonsistencë operative e këtyre mjeteve po shkakton panikë tek poseduesit e këtyre mjeteve që në fakt janë qytetarët e Kosovës.

Qeveria duhet të hartoj një strategji mbi bazën e rivlerësimit financiar dhe të riskut që t’i injektoj këto mjete në ekonominë e Kosovës, sdiomos në këtë periudhë inflacioni të cilat do të kishin një impakt të drejtprëdrejt në rimëkëmbje dhe në periudhë afatgjate mbi 2 miliard para të Trustit të shërbejnë si fonde investive nga aktër të ndryshëm me impakt në punësim dhe zhvillim ekonomik. Koha ka ardhë që mjetet e trustit dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës të jenë në të njejtën kahje. “MJETET E TRUSTIT ME NJË SHFRYTËZIM RACIONAL DO TË RRISIN PUNËSIMIN, RRITJËN DHE ZHVILLIMIN EKONOMIK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat