Çdo deklaratë të bërë nga Putini, së pari duhet ta konsiderojmë si gënjeshtër

Analiza

Çdo deklaratë të bërë nga Putini, së pari duhet ta konsiderojmë si gënjeshtër

Nga: Clemens Wergin Më: 26 tetor 2022 Në ora: 14:53
Autori Clemens Wergin

Aparati i propagandës ruse dëshiron që ti përçajë shoqëritë perëndimore me dezinformatat që synon dhe me narrativitete të rreme. Politikanët, mediat dhe publiku i gjerë, duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë. Sidomos kur bëhet fjalë për kërcënimin me bombë bërthamore.

Pothuajse çdo ditë propaganda ruse ndjek një gënjeshtër të re nëpër botë. E tanishmja: Ukraina gjoja po planifikon një sulm ndaj Rusisë me një bombë "të pistë", d.m.th. një pajisje shpërthyese që përmban material radioaktiv, por që nuk është e aftë për një shpërthim bërthamor.

Më parë, gënjeshtra ishte se Ukraina po planifikonte një sulm në digën Kakhovka në rajonin Kherson. Këto janë narrativat e zakonshme me flamur të rremë me të cilat Moska akuzon palën tjetër, kurse në realitet këtë dëshiron dhe planifikon të bëjë vetë. Dhe pastaj do ti fajësonte ukrainasit për hedhjen në erë të digës vetë . Ose për të krijuar një justifikim, për të përdorur një armë bërthamore vetë.

Rrëfimet e rreme nën flamurit rus filluan përpara se lufta të shpërthente më 24 shkurt – mjafton vetëm të mbahen mend videot shumë të dukshme me gënjeshtra, të akteve të supozuara gjoja të sabotimit ukrainas – dhe kanë vazhduar që atëherë.

Këtë herë, megjithatë, Kremlini i përshkallëzoi çështjet dhe madje kontaktoi zyrtarisht qeveritë perëndimore dhe Kombet e Bashkuara për të paralajmëruar për bombën e dyshuar të pistë të Ukrainës.

Kjo duhet të rrisë nervozizmin në Perëndim për atë që Moska mund të planifikojë për hapat e mëtejshëm të përshkallëzimit. Askush nuk i  beson gjithsesi më gënjeshtrat ruse , sepse regjimi i Putinit nuk ka më një shkëndijë besueshmërie.

Në traditën e propagandës sovjetike

Presidenti rus Vladimir Putin është tërësisht trashëgimtar i aparatit të propagandës sovjetike, i cili ishte një mjeshtër nihilist në përmbysjen e së vërtetës. Rusia tani po e bën këtë me mjete moderne, edhe jashtë vendit.Nëpërmjet kanaleve të propagandës shtetërore si Radiotelevizioni, duke përhapur teori konspirative në mediat sociale të krijuara për të mbështetur narrativat ruse, ose thjesht për të nxitur përçarjen në shoqëritë tona.

Shpesh nuk bëhet fjalë as për të bindur popullatën tonë, për gënjeshtrat e tilla ruse. Me këtë ai synon të dobësojë aftësinë tonë të dallueshme morale dhe të lëkundë vendosmërinë tonë, për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën.

Prandaj, politikanët, profesionistët e medias dhe publiku i gjerë, duhet të jenë gjithmonë të vetëdijshëm për faktet themelore të regjimit rus: Putini ka ndërtuar një perandori të gënjeshtrave. Prandaj, çdo deklaratë e zyrtarëve rusë duhet së pari të konsiderohet një gënjeshtër, për sa kohë që nuk mund të mbështetet me hulumtime dhe fakte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat