Plani afatgjatë i MAGA-s për Evropën në tubimin, Konferencë e Veprimit Politik Konservator!

Analiza

Plani afatgjatë i MAGA-s për Evropën në tubimin, Konferencë e Veprimit Politik Konservator!

Nga: Jette F. Christensen Më: 8 qershor 2025 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Fitorja e ngushtë e zgjedhjeve nga kandidati i preferuar i ekstremit të djathtë, boksierit, rojes së futbollit dhe historianit Karol Nawrock në Poloni, u ndihmua nga MAGA, kur dihet se disa ditë para zgjedhjeve, ata mbajtën konferencën e tyre të parë në Poloni dhe të katërtën në Hungari për të cilën shkrun autorja e tekstit për Althinget që ishte e pranishme në konferencë.

“Duhet të shtypim mediat, gjykatat dhe akademitë,  përpara se të na shtypin ato”!

-Martin Helme, udhëheqësi i partisë ekstreme të djathtë nga Estonia EKRE, ishte në lëvizje të plotë në podium e sallës ku po mbahej konferenca!

-Në hyrje të sallës, vajza e Steve Bannon ishte në kërkim të një muzeu t’kohës së patriotëve, ndërsa një politikan gjerman, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen pasi që bëri një përshëndetje naziste, ndjehej i shtangur duke tund kapelën e MAGA-s.

Pra, aty mbrenda, predikohej vizioni transatlantik i MAGA-s për pushtimin e Europës!

Gjatë kësaj Konference të Veprimit Politik Konservator (CPAC)  në Hungari, ishin të pranishëm, politikanë nga e gjithë Evropa, Izraeli dhe MAGA amerikane, pra ishte një tubim për një grand prix të ekstremit të djathtë në sallën ku kishte vend për 400- 4,000 persona!

“Ky nuk është një tubim politik”, thotë Andrej Babiš, ish-kryeministër i Republikës Çeke. Është një pikë takim për ripërjetimin e sovranitetit global dhe rilindjen e qytetërimit perëndimor në të dy anët e Atlantikut.”

Të tubuarit, ndanë planet gjatë në seanca!

Viktor Orban, Alice Weidel nga AfD, Tony Abbott dhe danezi Anders Vistisen u ngjiten një nga një në podium për të përcjellë mesazhet nën titullin e konferencës: "Epoka e Patriotëve".

Ata nuk pajtohen për diçka, por bien dakord se kush do të fitojë dhe kush do të humbasë në rendin e ri botëror “të cilët po punojnë për të vendosur”.!Janë ata që kanë sunduar deri më tani dhe ata që kanë përfituar nga liria akademike, liria e shtypit, liria e organizimit, dhe ata që kanë një strukturë familjare të ndryshme nga burri, gruaja, fëmijët, makina dhe, jo më pak globalistët dhe elitat.

Pak dallon se kush janë këta të fundit , bazuar nga folësit, por shkurt mendohet se janë; George Soros, OBSH dhe BE.

- Liz Truss, ish-kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar, qëndron në podium dhe konfirmon se; kjo është e vërtetë. "Shteti nga mbrendësia”ekziston, e kam përjetuar vetë. Është një dorë globale që sundon mbi politikanët.

Në këtë konferencë u theksua se,  “BE dhe NATO janë nxitësit e luftës në Ukrainë për arsye ekonomike.”!!Këtu ekziston një fuqi sekrete globaliste që është infiltruar në gjykata, shtyp, akademi dhe grupe interesi. Nëkëtë punë për interesat e elitave, kundër njerëzve të zakonshëm është Donald Trump, i cili gjenë kohë të’i drejtohet asamblesë nga Zyra Ovale.

-JD Vance kishte të drejtë, thonë ata. “Kërcënimi vjen nga brenda, nuk ka liri të vërtetë të fjalës në Evropë”!

“Hungaria dhe vetë konferenca janë një shembull i mirë i kësaj. Një shkrimtar i pavarur jashtë më thotë se atij iu dha akreditimi për shtyp sepse ishte cilësuar  "medium i paragjykuar". Pranë tij është edhe kanali shtetëror gjeorgjian, duke u siguruar se kryeministri gjeorgjian i zgjedhur në mënyrë të paligjshme kishte marrë dritë të mjaftueshme në pamje.

-Shumë nga argumentet nuk ishin koherente. Viktor Orban thotë nga podiumi se "ne jemi për sovranitet, prandaj refuzojmë absolutisht financimin e luftërave të të tjerëve me paratë tona".

Nëse Ukraina nuk do të kishte marrë ndihmë ndërkombëtare, vendi do të kishte qenë pa vetëvendosje shumë kohë më parë. Nuk ka kuptim të jesh kundër bashkëpunimit ndërkombëtar kur CPAC drejtohet nga amerikanët, po mbahet në Evropë. Nuk ka kuptim kur Orban thotë se "ne duam paqe, prandaj jemi kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE". Kjo nuk është arsyeja pse ka luftë dhe kjo nuk është mënyra se si do të jetë paqja. Është komike kur flasin për lirinë e fjalës dhe nuk e lënë shtypin të hyjë.

Ndihet si art performues kur Kryeministri i Gjeorgjisë flet për ekzistencën e një partie globale lufte, e njëjtë me "shtetin e mbrendësisë" që përhap fashizmin liberal, propagandën dhe ushtron ndikim për të vazhdua kështu!

“Serioziteti është fuqia e kësaj lidhjeje transatlantike.”!!

Këtë javë ata fituan një zgjedhje në Evropë. Kjo rrit motivimin për të fituar edhe më shumë, kjo nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet, tha Orban nga podiumi.

Bëhet fjalë për "shkatërrimin e ideologjisë progresive që dominon institucionet transnacionale evropiane... Politika e jashtme progresive na ka çuar gjithmonë në luftë".

Në konferencë, u hartua plani për gjashtë muajt e ardhshëm: t'u lejohet shteteve anëtare të BE-së të zhvillojnë politikën e tyre të jashtme.

Ata tashmë mund ta bëjnë këtë, por nëse do ta përkthenim këtë nga ajo që ndëgjuam në CPAC, në norvegjisht ose cilën do gjuhë tjetër, kjo nënkuptohet se mbështetja për Ukrainën duhet të ndalet nga sa më shumë vende që të jetë e mundur.

Pas zgjedhjeve të kësaj fundjave në Poloni, ku qeveria zgjodhi një president i cili do të bëjë gjithçka që mundet për të ngadalësuar rindërtimin e strukturave demokratike në vend, Ursula von der Leyen ka deklaruar se është e sigurt se bashkëpunimi i mirë me Poloninë do të vazhdojë. Ekziston një kufi se sa gjatë mund të jetë një bashkëpunim i tillë.

 BE-ja ka luftuar prej kohësh për të gjetur mjete për të kompensuar ç’montimin demokratik të udhëhequr nga shtetet anëtare si Polonia dhe Hungaria.

Mbajtja e parave nga shtetet anëtare që nuk i përmbahen sundimit të ligjit ose detyrimeve të tjera të anëtarësimit ndaj qeverisjes demokratike është ajo që mund të thuhet se ka pasur njëfarë efekti. Por kjo do të ndryshojë së shpejti. Në dhoma si CPAC, ka prova që janë shumë të dukshme për buxhetin e shtetit se BE po punon kundër politikave për të cilat njerëzit kanë votuar.

Vetëbesimet, etikat e punës së MAGA-s transatlantike janë në kulmin e tyre në Budapest dhe fituan zgjedhjet në Poloni. Aftësia e BE-së për të mbrojtur institucionet e veta demokratike dhe të drejtat demokratike në shtetet anëtare po vihet në provë nga një provë që institucioni nuk ka struktura për ta përmbushur.

Për sigurinë e kontinentit, gjëja më urgjente është që konferenca, e cila beson se paqja do të thotë heqje dorë nga liria dhe të drejtat e një diktatori që pushton, të mos lejohet ta bëjë Evropën përsëri një Zonë më të Madhe Lufte!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat