Me qenë kritik ndaj regjimit të Putinit është mirë të jetojsh jashtë Rusisë, prandaj edhe mund të shkruajsh lirshëm për të vërtetën, sikurse që shkruan Sergei Lebrdev i cili jeton në Gjermani!
Lebedev, është i lindur në kohën e demostratave të studentëve të vendit tonë Kosovës më 1981, atëherë kur kundërshtuam haptas pa armë dhe pa frikë politikën e pansllavizmit jugosllav! Por, ky djalosh i ri, meqenëse u rrit në kohën e shembjes së Bashkimi Sovjetik, por pavarësisht kësaj, aibmë vonë zotëroi historinë moderne (tronditëse) ruse dhe arriti të përshtatë me atë që po ndodh me ne dhe përreth nesh në një mënyrë letrare të shkëlqyer. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është tema që shtjellohet në romanin "Zonja me të Bardha" një përshkrim sa rëndësishëm po edhe aq frikshëm!
Ai ka shkruar edhe romane të tjera, dhe sigurisht që do të ishte burgosur nga Putini shumë kohë më parë, nëse romani në fjalë do të ishte shkruar kur ai jetonte në Rusi! Në libër ai argumenton me bindje të thellë se mentaliteti dhe metodat e Stalinit, të cilat janë gjallë dhe në shërbim të plotë të të sotmes, por jo nën emrin e Stalinit, por në emër të Putinit!
Historia e "Zonjës me të Bardha" ndodhë në Ukrainën e vitit 2014, në kohën kur pushtohet gadishulli i Krimesë pa e habitur fare komunitetin botëror dhe pa u trembur Putini sepse këtë e ka bërë edhe ndaj disa shteteve të vogla që ishin pjesë të ish-Bashkimit Sovjetik, prandaj plani i tij është i qartë, përderisa dëshiron të rivendosë perandorinë e vjetër të Rusisë!
Me anën e këtij libri, autori n’a çon në qytetin e minatorëve ukrainas të Maratit, aty ku njihemi me Mariannën, e cila ishte drejtuese e lavanderisë për kompaninë e minerës dhe vajzën e saj Zhannën. Sot, njëra nga minierat e Maratit është mbyllur për publikun dhe e rrethuar me mure, prandaj pak njerëz janë në dijeni për mizoritë e fshehura brenda mimierës në errësirë!
Sot, kush është mik dhe kush dhe armik në shoqërinë ruse ushqehet kryesisht në frikën, sepse është pothuajse e pamundur të thuhet e vërteta! Kështu ishte edhe në kohën e Stalinit, njëjtë është edhe sot me Putinin, prandaj lexuesi e kupton me lehtësi se çfarë ndodhi në vitin 2014 dhe çfarë po ndodh edhe tani.
Fqinjët e Zhannës dhe djali i tyre kthehen në Marat, ndërsa pas disa vitesh në Moskë, por me një mision sekret të diktuar nga forcat e ushtrisë ruse. Intrigat, gënjeshtrat dhe korrupsioni janë në përputhje të plotë prandaj Lebedev lidh nazizmin me komunizmin, duke e vendosë Rusinë e sotme në një kontekst letrar!
Autori arrin në mënyrë unike të ndërthurë ngjarje historike, siç ishte rrëzimi i aeroplanit holandez të pasagjerëve mbi Ukrainë në vitin 2014, një komplot fiktiv, por shumë realist. Është emocionuese dhe tepër e frikshme se si Rusia dhe Ukraina arritën aty ku janë sot.