Ata dy të mëdhenjtë dhe të fuqishmit e globit, thuhet se të premten pritet të takohen në Alaskë të SHBA-së, që e bleu dikur nga Rusia.
Në Gaza të Palestinës, vrasje, bombardime, masakrime dhe vendosje të kolonistëve izraelitë në tokën, pronën dhe vendbanimet palestineze.
Arabët heshtin ose bëjnë “parada ushtarake” në Facebook ose internet.
Hakmarrjet e Izraelit ndaj sulmit ose aktit kriminal dhe terrorist të militantëve të Hamasit vitin e kaluar në Izrael, pos tjerash deri më sot i kanë lënë të vrarë afro 85 mijë qytetarë të pafajshëm palestinezë dhe qindra mijëra ose miliona të tjerë pa bukë dhe kulm mbi kokë.
U mor vesh se Rrafshlartat e njohura të Golanit dhe Sinait, si dhe sulmet ose bombardimet e shpeshta të aviacionit ushtarak të Izraelit në Siri dhe Liban e së fundmi edhe në Iran, supozohej se mund të çonin në një luftë ose konflikt të paparashikuar palestinezo (arabo)-izraelit, përmasash të pakrahasueshme, ku nuk përjashtoheshin edhe përfshirjet e Jordanisë, Libanit, Sirisë, e ndoshta edhe Egjiptit dhe Turqisë. Nuk doli ashtu.
Ndodhi e kundërta: Izraeli zgjodhi Iranin për luftë, sepse turqit në momentin e fundit ndryshojnë mendjen dhe njohin forcën. Nejse!
Thuhet se aktet e njohura gjakatare të militantëve të Hamasit dhe Hezbollahut ishin të programuara, përgatitura dhe stimuluara kryesisht nga mullah-ajatollahët e Iranit si aleat tradicional i Rusisë, apo, mos ndoshta nga vetë MOSSAD-i dhe Shin Bet-i i Izraelit për t’i nxitur dhe shkaktuar bombardimet masive të ushtrisë izraelite në Iran dhe “hakmarrjen e vogël” të Iranit ndaj Izraelit, ku përveç viktimave të shumta njerëzore nga të dyja anët, më vonë ndodhi edhe një involvim i pritshëm e i drejtpërdrejtë i SHBA-së në atë konflikt. Trumpi (SHBA) bombardoi Iranin.
U mor vesh se lufta ose konflikti i njohur në mes Izraelit dhe Palestinës mund të përfundonte vetëm me njohjen e Palestinës në hapësirën ose territorin e saj autokton, legjitim dhe autentik nga bashkësia ndërkombëtare.
Rusia është në gjendje të pajisë palën tjetër me armë bërthamore (atomike) në çdo moment, vetëm për të justifikuar luftën e saj imperiale dhe apokaliptike kundër Ukrainës.
Siç dihet, në kuadër të koncepteve dhe doktrinave të tyre ushtarake, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera: Njëri kërkon krejt Ukrainën së bashku me shtetet ose republikat tjera të ish-Bashkimit Sovjetik, e ndoshta madje edhe pjesë tjera të Europës, dhe tjetri Kanadanë, Grenlandën etj.
Shqiptarët trutrashë, shpirtë-shitur dhe kokëbosh, bëjnë “studime” dhe “analiza” të ndryshme “strategjike” dhe “gjeopolitike” të globit!
Ndërkaq, Kosova dhe shqiptarët, sipas shumë gjasave, ndodhen para ndarjeve dhe copëtimit të ri.
Me fjalë tjera, të gjithë i duan dardhën dhe kallamoqin (misrin) të pjekur pa kurrfarë leshi.
Akoma nuk dihet se kush e ka radhën për t’u bërë xhokeri ose ‘kurbani i parë’ në pokerin e madh të masonerisë dhe oligarkisë botërore?!
Një digresion:
Në Konferencën e njohur të Kasablankës (Casablanca) në Marok të vitit 1943, Churchilli (B. e Madhe), Roosevelti (SHBA) dhe De Gaulle (Francë), asokohe ua dhanë dritën jeshile projekteve dhe planimetrive të komplikuara dhe hipotetike mbi ngritjen dhe themelimin e shtetit të Izraelit. Për t’u ripërsëritur në formë konkluzash dhe modalitetesh të ndryshme gjeopolitike, strategjike, koniukturale, manufakturale dhe të tjera edhe në takimet e njohura trepalëshe të Roosevelt-it, Churchill-it dhe Stalinit në Teheran dhe Jaltë gjatë viteve 1943 dhe 1945.
Ndonëse, deri në vitin 1945, 1946, 1947 dhe 1948, anglezët ose britanikët nga ana e hebrenjve ose izraelitëve ishin parë si pushtues ose aleatë të palestinezëve, kur nga ana e grupeve të ndryshme radikale ose ekstremiste të Izraelit asokohe ishin vrarë, zhdukur ose kidnapuar shumë ushtarë anglezë ose britanikë.
Ndërkaq, pas miratimit të rezolutës së njohur të OKB-së në vitin 1948, nga bashkësia e gjerë ndërkombëtare, më në fund do të njihej dhe pranohej botërisht e zyrtarisht shteti i Izraelit nën udhëheqjen e Ben Gurionit.
Duke shënuar në këtë kontekst edhe luftën e parë arabo-izraelite në vitin 1949, si dhe më pas kthimin masiv të refugjatëve hebrenj ose izraelitë nga e gjithë bota në Izrael (Palestinë).
Izraeli vazhdon të mbajë nën pushtim ose aneksion të plotë një pjesë të madhe të Rrafshlartës së Golanit, të cilën Presidenti Trump dhe administrata e tij në Uashington dikur ua kishin falur ose dhuruar blanco si “trofe cioniste” Izraelit. Plus Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit etj.
Luftërat ose konfliktet e njohura në mes arabëve (palestinezëve) dhe izraelitëve vazhdojnë t’i bartin fijet ose rrënjët e tyre që nga etapat ose periudhat e lashta antike ose mitike të Mbretërive të Babilonisë, Asirisë, Mesopotamisë, Egjiptit, Medisë (Persisë), Romës së lashtë – antike dhe kështu me radhë.
Në këtë kontekst, dokumentet dhe burimet e njohura materiale, historike, ushtarake, politike dhe të tjera na bëjnë të ditur se Izraeli është shtrirë dhe zgjeruar vazhdimisht mbi tokat ose truallin e palestinezëve.
Por ja që tani edhe Iranit i duhej paguar haraçi cionist sipas planit të oligarkisë dhe masonerisë botërore, sepse Irani sipas tyre paraqet rrezik për ekzistencën e Izraelit dhe interesat amerikane në rajon. Nejse!
Athua, pse vetëm “populli i zgjedhur” i Izraelit ka të drejtë në armë bërthamore ose atomike, ndërsa myslimanët jo?! – shtrohet pyetja.
Rusia, siç duket, po dëshiron të tërhiqet me çdo kusht prej luftës së saj shkatërrimtare, imperiale dhe apokaliptike në Ukrainë. Kuptohet me fitore e jo me humbje.
Vetëm luftërat ose konfliktet e ndryshme turbulente, konceptuale ose ideologjike në Lindjen e Mesme, Azi, Amerikën Latine etj. e bëjnë të mundur “daljen faqebardhë” të Rusisë nga lufta e saj imperiale dhe kolonialiste që e ka nxitur dhe shkaktuar vetë.
Rusia nuk është si Irani, që Trumpi (SHBA) të hedhë bomba mbi të.
Sipas një proverbe të njohur: ata që e shohin qiellin në ujë, ata i shohin edhe peshqit në qiell.
“Fati është shëndet i mirë dhe kujtesë e dobët për ata që nuk mendojnë dhe s’logjikojnë fare”, thotë një proverbë arabe.
“Fati gjithmonë sikur i përzien letrat në lojërat e ndryshme blasfemike, djallëzore ose satanike – kundër të tjerëve”, do thonin hebrenjtë ose izraelitët.
Në fakt, palestinezët kërkojnë vendosjen e selisë ose kryeqytetit të tyre në distriktin e njohur mysliman të Jerusalemit, ku ndodhen tempujt ose xhamitë e njohura “Kubbet es-Sahra” dhe “El Aksa”, së bashku me lidhjen tokësore, territoriale ose gjeografike me Rripin e Gazës etj.
Përderisa hebrenjtë ose izraelitët janë për zhdukjen ose aneksimin e tyre total në favor të Izraelit. E sidomos të Jerusalemit, ku thuhet se ndodhen sinagogat ose faltoret e tyre kryesore. Plus pastrimin total të Gazës nga populli ose elementi palestinez.
Se këndejmi, pas humbjes së kontrollit dhe dominimit të saj politik, ushtarak dhe ekonomik në Siri dhe Liban (Lindje e Mesme) në Konferencën ose “Traktatin e San Remos” më 1920 dhe kështu me radhë, Franca iu bashkëngjit Britanisë së Madhe në ngritjen (konstituimin) dhe fuqizimin e përgjithshëm politik, ushtarak dhe ekonomik të shtetit të Izraelit.
Francezët thuhet se janë edhe inxhinierët ose arkitektët e parë dhe kryesorë të infrastrukturës bërthamore ose atomike të ushtrisë izraelite në rajonin e Lindjes së Mesme. Dikur edhe Emil Zola i shkroi letër të hapur Alfred Dreyfus-it me titull “J’accuse”... Dihet pse.
E kemi fjalën mbi konfliktin e moçëm palestinezo (arabo)-izraelit, i cili vazhdon të paraqesë një “thembër Akili” për zhvillimet dhe proceset e përgjithshme në rajonin e nxehtë të Lindjes së Mesme dhe më larg.
Në Konferencën e San Remos më 1920, ishte vendosur që Francës t’i takonte mandati mbi Libanin dhe Sirinë, i cili do të përfundonte më 1943, respektivisht më 1945 dhe 1946, me rastin e ngritjes ose themelimit të Ligës Arabe.
Ndonëse, shpërthimet e vazhdueshme në Gaza, së bashku me krizën e përgjithshme në Lindjen e Mesme, pos tjerash duhen parë ose shqyrtuar edhe në prizmin e luftërave ose konflikteve të moçme në mes sunitëve dhe shiitëve në Lindjen e Mesme ose Gjirin e njohur Persiko-Arabik.
E sidomos pas, si thuhet, humbjes ose disfatës së rëndë të bllokut të madh sunit ndaj kampit shiit në Siri dhe Irak, ku nuk përjashtohet mundësia e ndonjë lufte hakmarrëse ose përfundimtare të sunitëve kundër shiitëve, me ndihmën e Arabisë Saudite dhe të tjerëve.
Kjo për shkak të renditjes ose konstelacionit të forcave në rajonin e lartëpërmendur arabo-persik ose persiko-arabik, ku Irani dhe Rusia (plus Kina) kanë kohë që janë bërë një bllok ose kamp i madh ushtarak, politik, strategjik dhe gjeopolitik – kundër paqes strategjike atje.
Bëhet fjalë për një “poker” ose ekuacion të madh ushtarak dhe politik, me shumë të panjohura dhe të papritura në sfond, ku çështjet ose aspektet e lartëpërmendura strategjike dhe gjeopolitike mund të kenë fjalën kryesore në luftën e Ukrainës, Gazës etj.