Presidenti Donald Trump, nuk ishte në takimin e të mëkures në Kinë, por qëndroi pezull (me sarkazmën) e tij, mbi Pekinin….)
Nëse doni, mund të thoni se takimi ishte aleancë e ferrit kinez, me paraqitjen e shfaqjes në Sheshin Tiananmen!
Kjo shfaqje politike dhe ushtarake ishte më shumë se teatër për të gjithë botën, por para së gjithash për të ftuarin (jo të pranishëm), Presidentin e SHBA-së Donald Trump….)
Madhështia e takimeve të kësaj jave në Kinë, u motivua kryesisht nga lufta e Trumit me tarifa kundër gjithë botës, ndërsa antipatia e Trumpit për secilin vend veç e veç, luajti rol të madh në ndëshkim!
Tre udhëheqësit autoritarë botërorë, dhe udhëheqësit nga Jugu Global, bashkarisht hartuan një rend tjetër botëror antiamerikan dhe antiperëndimor!
Platforma, ishte një botë "multipolare", një botë pa udhëheqjen amerikano-perëndimore, një botë pa bujë rreth të drejtave të njeriut me karakter universal!
Të gjitha ato që u vërejtën dhe u ndëgjuan nga gojët e autokratëve, të të shpresojmë se nuk do të përkrahen, sepse bota demokratike nuk është çmendur për të mbështetë totalitarizmin e ( Xi Jinping, Vladimir Putin dhe Kim Jong-un.)….)
-Takimi ekonomik i udhëhequr nga Kina, në fakt është më i rëndësishëm sesa parada e madhe ushtarake në Pekin. E veçanta ishte, prezenca e kryeministrit indian, Narendra Modi, i cili mahniti me praninë e tij. Ai është "xhevahir kurore” për botën moderne në diplomacinë ndërkombëtare, por si duket Donald Trump e ka shtyrë përtej vijës t’kuqe, gjegjësisht në duart e Xi-së, dhe projektit të tij gjithnjë e më konfrontues me Amerikën!
Trump, pak para takimit në Tianjin, vendosi tarifën 50 përqindëshe për mallrat indiane, të importuara në Shtetet e Bashkuara. Fillimisht, ato ishin 25 përqind, por për të ndikue kundër importeve të naftës ruse drejtë Indisë, dhe pikërisht për të ndëshkuar Rusinë,Trump dyfishoi tarifën!
Ky ndëshkim ndaj Indisë, edhe mund të lavdërohet në shumë mënyra! Në të kundërtën, India nuk është një figurë shahu me të cilin mund të luhet, kur dihet se ka popullsinë më të madhe në botë, ekonominë e 5-të në botë dhe ndoshta do të bëhet e 3-ta! Trump i dha Modit mundësinë, që të gëlltiste një deve të vogël, dhe një deve më të madhe!
Zgjuarësia e Modit përzgjodhi të gëlltiste deven më të vogël dhe udhëtoi për në Kinë, pavarësisht mosmarrëveshjeve mbi kufirin e Himalajeve dhe përleshjeve ushtarake…)
Se, diplomacia në politikë është ushtrimi më i ndërlikuar, këtë ndoshta Trump nuk e ka imagjinuar!
Është ushtrim me peshë “për dhe kundër”, njëherit aftësi paraprake për shumë lëvizjeve me kohë.
Tarifat e Trump ndaj Indisë janë afatshkurtra, por me shenjën dalluese të refleksit ideologjik, prapa sloganit "Amerika e Para"!…)
Shtetet e Bashkuara janë humbësi më i madh pas kësaj “feste” në Kinë, sepse qëllimi kryesor i takimit ishte t'i ngritej gishti i mesëm Amerikës dhe Perëndimit….)