Evropa në mes të luftës dhe turpit!

Analizë

Evropa në mes të luftës dhe turpit!

Nga: Hans Petter Midttun, analist i pavarur dhe ish-komandant, kapiten dhe atashe mbrojtës në Kiev Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Ukraina dhe partnerët e saj evropianë i kanë hedhur poshtë vazhdimisht përpjekjet për të shpërblyer agresorin dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

Pyetja është:

-Pse SHBA-të vazhdojnë të imponojnë "plane paqeje" të cilat dëmtojnë sigurinë evropiane dhe në të njëjtën kohë ndeshen drejtpërdrejt me interesat e aleatëve të tyre?

-Çfarë e bën Presidentin e Shteteve të Bashkuara të injorojnë partnerët e tyre evropianë, ndërsa flet pa hezitim me atë sikur mos ishte kundërshtari më i mëdh strategjik i Amerikës?

“Plani i paqes u prit me alarm nga udhëheqësit evropianë”, sepse përjashton NATO-n nga diskutimet për sigurinë evropiane,

-minon Aleancën,

-hedh themele për luftën e ardhshme,

-shkel ligjin ndërkombëtar

dhe i vendos kërkesa BE-së përtej autoritetit të SHBA-së!

Në thelb, konfirmohet diçka e trishtë, sikur aleanca transatlantike nuk ekziston më, prandaj e detyron Evropën të zgjedhë midis pranimit të këtij realiteti dhe veprimit në përputhje me rrethanat!

The Economist shkroi më 22 nëntor se plani është "shkruar tepër keq, është i paqartë, i pabalancuar dhe jopraktik, përndryshe në një botë racionale nuk do të kishte pa dritën kurrë".

Një shenjë e qartë se marrëveshja është thelbësisht e gabuar është sepse paraqitet si një ultimatum.

-Nëse Trump i ofroi Ukrainës një paketë shpëtimi, pse duhet t’ia imponojë atë Zelensky-t?

-Nëse aleatët evropianë të Amerikës menduan se plani ishte i mirë, pse po luftojnë për ta ndaluar atë?

Plani SHBA-Rusi më tepër përmbanë një thirrje për kapitullimin e Ukrainës!Kërcënimet e Amerikës për aneksim të Kanadës, pushtimin e Grenlandës, përpjekjet për të minuar sigurinë evropiane, dhe lufta tregtare me Evropën shpërfaqin një përbuzje të plotë ndaj Evropën dhe lidhjes Transatlantike!

Edhe pse Trump, zyrtarish asnjëherë nuk deklaroi mbështetjen e një “bote shumëpolare midis Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë”, politika e tij dhe minimi i aleancave n’a sugjerojnë në mënyrë efektive se ai mbështet planin në fjalë, në të cilën fuqitë e mëdha negociojnë midis tyre, ndërsa kombet më të vogla (përfshirë anëtarët evropianë të NATO-s) humbasin aftësinë e veprimit!

-Pra kjo kuptohet sikur SHBA-të e Trumpit nuk janë më aleate, por një kundërshtare strategjike!

-NATO-ja nuk është më e rëndësishme si një aleancë mbrojtëse!

Parafrazimet e konceptit strategjik të NATO-s:

-Ne kuptojmë sikur NATO nuk do t’a mbrojë më lirinë dhe sigurinë e aleatëve të saj.

-Kinse Lidhja Transatlantike nuk ekziston më!

-Sikur, nuk jemi më të lidhur nga vlerat e përbashkëta!

-Evropa mbron lirinë individuale, të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, jo Shtetet e Bashkuara!

-Evropa mbetet e përkushtuar ndaj Kartës së OKB-së dhe Traktatit të Atlantikut të Veriut, jo Shtetet e Bashkuara!

-NATO nuk është më forumi thelbësor Transatlantik për konsultim dhe reagim ndaj sigurisë kolektive.

Ndërsa, vizioni i Evropës është i qartë:

- Ne duam një botë ku respektohet sovraniteti, integriteti territorial, të drejtat e njeriut dhe e drejta ndërkombëtare!

-Aty ku çdo vend mund të zgjedhë lirshëm rrugën e vet, nga agresioni apo shtrëngimi.

-Ne qëndrojmë së bashku për të mbrojtur lirinë tonë.

Shpresojmë t'i bindim Shtetet e Bashkuara të mos largohen nga ky vizoin!

Ndërkohë, Evropa është e detyruar të veprojë si mbrojtëse e vizionit të mëparshëm të NATO-s, duke e mbrojtur atë nga ambiciet e Presidenti Trump, ambiciet kineze dhe ruse, pra nga një botë shumëpolare e bazuar në agresivitetin e politikës së jashme!

Evropa e ka mundësinë të përzgjedhë midis luftës dhe turpit.

Mos zgjidhni turpin, sepse do të keni luftë!

Evropa ka nevojë urgjente të krijojë një koalicion vendesh me mendësi të ngjashme (CALM) për të siguruar autonominë strategjike.

Siç theksoi Manfred Weber, udhëheqësi i Partisë Popullore Evropiane: “Ne duhet ta shndërrojmë BE-në në një NATO evropiane.

Përfundimi është se forcat tokësore ukrainase, të kombinuara me fuqinë ajrore dhe detare të Evropës,

me armët bërthamore të Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, mund të krijojmë një mbrojtje të besueshme evropiane!

Forca e vërtetë gjendet në unitet të bazuar në një kuptim të përbashkët ndaj kundërshtarit strategjik, kuptohet me një angazhim të përbashkët për ta mposhtur atë.

Vetëm për sqarim:

Unë nuk po argumentoj, shpërbërjen e NATO-s, por po flas për autonominë strategjike evropiane, një partneritet i vërtetë midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës dhe një kapacitet evropian për të penguar dhe mbrojtur veten, nëse NATO mbetet e paaftë të përgjigjet ndaj një kërcënimi gjithnjë në rritje.

Megjithatë, NATO përballet me sfida themelore, ndërsa Aleanca duket sikur nuk e pengon më Rusinë, prandaj krijohet përshtypja sikur nuk është e rëndësishme kjo aleancë si mbrojtëse e sigurisë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat