Ekspreti dhe analisti i BE-së, Georg Riekeles, beson se BE-ja do të përballet me katër sfida kryesore në vitin e ardhshëm:
1.Ukraina: Evropa duhet ta mbështesë Ukrainën jo vetëm politikisht dhe ekonomikisht, por edhe ushtarakisht.
2.Mbrojtja dhe armatimet: Vetëm duke marrë përgjegjësinë për mbrojtjen e saj në NATO dhe BE, Evropa mund të çlirohet nga presioni amerikan.
3.Siguria ekonomike: BE-ja duhet të sigurojë industrinë dhe infrastrukturën kritike kundër përdorimit të forcës nga Kina dhe Amerika.
4.Investimet strategjike: Evropa duhet të rrisë nivelin e investimeve në qëndrueshmërinë e saj dhe zinxhirët e vlerës kritike dhe teknologjinë.
-Thënë shkurt, në vitin 2026, BE-ja duhet të tregojë se ka forcë për të afirmuar veten në një rend të ri botëror, thotë analisti i BE-së, Georg Riekeles.
Riekeles ka jetuar në Bruksel për 15 vjet, ka mbajtur poste të larta në Komisionin Evropian dhe aktualisht është zëvendësdrejtor i Qendrës së Politikave Evropiane (EPC), një organizatë me ndikim në Bruksel.
-Viti 2025 ka qenë veçanërisht i vështirë me luftën në Ukrainë, rritjen e agresionit rus, një luftë tregtare dhe “largimin” e SHBA-së si aleat. Në të njëjtën kohë, gjithnjë e më furishëm po fryjnë erëra nga e djathta ekstreme!
Pra, Evropa është në atë që ai e quan (një krizë e përhershme), kjo do të thotë se krizat e reja dhe vendimet e vështira vazhdojnë të vijnë, gjithnjë e më shpejt.
– Cilat do të jenë sfidat më të mëdha?
– Mendoj se të gjitha qëllimet afatgjata të Evropës janë nën një presion dramatik. Kjo ka të bëjë me sigurinë, prosperitetin, ekonominë dhe qëndrueshmërinë në një rend botëror që është duke u riorganizuar, pra, i gjithë kuadri ndërkombëtar që u ndërtua me shumë mund pas Luftës së Dytë Botërore po shembet, thotë Riekeles.
Për BE-në, tani bëhet fjalë për marrjen e përgjegjësisë për Ukrainën dhe sigurinë e saj. Dhe për t'i rezistuar përdorimit të forcës nga SHBA-të dhe Kina , dhe për të shmangur përfundimin e saj në një situatë të vështirë midis dy superfuqive ekonomike, thotë analisti.
Në muajt e fundit, kryeqytetet evropiane kanë kuptuar se politika e fuqive të mëdha, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara ka të bëjë me "fuqinë që bën të drejtën". Ata kanë ndërmend ta përdorin këtë fuqi.
Ky është një presion i jashtëzakonshëm me të cilin përballemi ne si shoqëri liberale dhe demokratike, thotë ai.
Kohët e fundit, Donald Trump doli me strategjinë e re të sigurisë së SHBA-së, me një fishkëllimë shpatash drejt Evropës.
– Në thelb, strategjia ka të bëjë me një lëvizje të dyfishtë në marrëdhënien me Evropën:
-Në njërën anë, tërheqje ushtarake, ndërsa në anën tjetër, shohim më shumë ndërhyrje politike, thotë Riekeles.
Ai thekson se forca të mëdha në lëvizjen American Maga duan ta shpërbëjnë BE-në. Ata po nxisin mosmarrëveshje të brendshme duke mbështetur partitë e ekstremit të djathtë dhe forcat joliberale në Evropë. Kjo është pikërisht ajo që është duke bë edhe Vladimir Putin i Rusisë.
-Bëhet fjalë për shpërbërjen e Evropës, një BE që mund të mbrojë interesat dhe vlerat e veta dhe të bëjë zgjedhjet e veta.
– Pse ndodh kjo?
– Për SHBA-në, është më e përshtatshme të ketë një Evropë që ndjek interesat dhe rregullat amerikane, thotë Riekeles, pra SHBA-ja ka dashur prej kohësh një Evropë që blen produkte amerikane në vend që t’i zhvillojë dhe prodhojë vetë ato.
– Dhe në fund të fundit, në thelb ka të bëjë me sulmin ndaj demokracisë liberale, të bazuar në rregulla, për të cilën BE-ja është mbrojtësja kryesore, thotë Riekeles.
Por, sikurse në Norvegji ashtu edhe në BE, SHBA-të ende përmenden si aleati më i rëndësishëm. Ne duhet të ndalojmë së bëri këtë, thotë Riekeles.
– Ideja më e rrezikshme që mund të kemi tani në Evropë dhe në Norvegji është të besojmë se amerikanët do të jenë gjithmonë aty, në krahun tonë. Parasëgjithash, ne nuk duhet t’a nxitojmë divorcin, por duhet të jemi të vetëdijshëm se amerikanët tashmë janë ndarë nga vlerat themelore, thotë ekspreti…)!
Riekeles beson se trajtimi i çështjes së Trump nga BE-ja deri më tani, ka qenë i përgjumshëm!
Negociatat e kësaj vere mbi tarifat e Trump janë shembulli më i mirë!