Marrëveshja për mbijetesë Rusi-Kinë: Fundi i botës unipolare dhe beteja për “Zemrën e globit”

Analiza

Marrëveshja për mbijetesë Rusi-Kinë: Fundi i botës unipolare dhe beteja për “Zemrën e globit”

Nga: Prof. Dr. Muhamet Racaj Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 13:13
Prof. Dr. Muhamet Racaj

​Për të kuptuar dinamikat e sotme globale dhe takimet e nivelit të lartë që po tronditin arkitekturën e sigurisë, duhet fillimisht të spjegohen dy konceptet shtyllë të gjeopolitikës mbi të cilat ndërtohen strategjitë e fuqive të mëdha:
​Koncepti “HEARTLAND” DHE “RIMLAND”

Koncepti HEARTLAND është krijuar në vitin 1904 ka të bëjë me fuqinë e territorit nga Sir Halford Mackinder. Sipas Mackinder, ajo pjesë e botës që përfshin brendësinë e Euroazisë është "Zemra e Botës". Kush kontrollon Heartland-in, kontrollon burimet dhe ka një pozicion mbrojtës natyror që e bën të pamposhtur nga forcat detare. Ky koncept sot përfaqësohet kryesisht nga hapësira ruse dhe aleanca e saj me Kinën.
​Koncepti RIMLAND thekson kontrollin e rrugëve detare; kush i kontrollon ato do ta kontrollojë edhe mbarë globin. Nëpërmjet rrugëve detare zhvillohet tregtia dhe kontrollohet dhe bllokohet tregtia, dhe bllokon e zhvillimin e teknologjisë në vendet kundërshtare. Është konflikt që po zhvillohet në rrugët detare ku zhvillohen tregje globale. Por këto rrugë i kontrollojnë SHBA-të. Por kush kontrollon rrugët detare kontrollon edhe HARDLENDIN sepse duhet të kalojë nëpër rrugët detare të kontrolluara nga SHBA-të. Për këtë arsye SHBA-të e kanë zhvilluar diplomacinë, politikën dhe Ushtrinë (nëpërmes të fuqisë detare më e madhe në botë) bazë fakteve të lartpërmendura për të kontrolluar gjithë globin. Për këtë arsye deri më tani ka qenë si lider gjeopolitik botëror i suksesshëm dhe bota ishte unipolare. Tani do të shohim si do të funksionojë bota bipolare.

Bisedimet Rusi-Kinë:Një marrëveshje për mbijetesë

​Bisedat Rusi-Kinë kanë zgjatur 145 min. Të dyja palët kanë fokusuar bisedat në 4 drejtime:
• ​Marrëdhëniet dypalëshe Rusi-Kinë: Partneriteti strategjik në mes të Kinës dhe Rusisë.
• ​Marrëdhëniet ekonomike: Që kanë të bëjnë me tregtinë dhe transportin që janë bazë.
• ​Situata globale: Koordinimin strategjik rajonal dhe global dhe stabiliteti strategjik rajonal dhe global.
• ​Krizat rajonale dhe globale: Përfshi këtu edhe krizën IRAN-SHBA, Kubën dhe Venezuelën. Këto janë bërë publike.

Partneriteti strategjik
Shumë teoricienë, analistë dhe institucione hulumtuese më parë kanë deklaruar se Partneriteti në mes Rusisë dhe Kinës është i përkohshëm dhe se Rusia do t'i kthehet përsëri Evropës dhe SHBA-ve. Mirëpo si duket në praktikë të gjitha teoritë, analizat dhe zbulimet shkencore në lidhje me Konfliktet e armatosura, konfliktet diplomatike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, po bien në ujë.

Kjo nuk është më marrëveshje çasti,është një marrëveshje për mbijetesë.
Sot jemi në një botë dy polare dhe nuk jemi në një botë njëpolare. Kemi dy pole:
• ​Poli përëndimor: Pra ai që ka qenë SHBA, NATO, BE edhe vende tjera si Izraeli, Australia, Koreja e Jugut etj.
• ​Poli tjeter: Që e përfshin Rusinë dhe Kinën me aleatë.
​Kemi dy polaritete dhe në këto dy polaritete po zhvillohet lufta në aspektin ekonomik, tregtar, ushtarak. Përballja është frontale. Kemi të bëjmë me dy koncepte të ndryshme gjeopolitike. Dhe vend strategjik është Irani ku lëviz edhe tregtia botërore.

Irani dhe Rrugët Detare
​Në këtë skemë të re, vend strategjik është Irani, ku lëviz edhe tregtia botërore. Konflikti që po zhvillohet në rrugët detare, ku ndodhen tregjet globale, është thelbësor. Kush kontrollon rrugët detare, kontrollon mjetet për të bllokuar zhvillimin e kundërshtarit. SHBA-të e kanë zhvilluar diplomacinë, politikën dhe ushtrinë (nëpërmes fuqisë detare) pikërisht mbi këtë fakt për të kontrolluar globin. Tani, me forcimin e polit Rusi-Kinë, do të shohim se si do të funksionojë kjo botë bipolare në praktikë dhe si do të sfidohet ky kontroll shekullor mbi detet dhe tregtinë.

Ndikimi në Ballkanin Perëndimor

​Në këtë rikonfigurim të forcave globale, Ballkani Perëndimor mbetet një nga pikat më nevralgjike të fërkimit mes dy poleve. Për Polin Perëndimor, integrimi i këtij rajoni në NATO dhe BE është jetik për të siguruar kontrollin e plotë të Rimland-it evropian dhe për të mbyllur çdo shteg depërtimi të Heartland-it në detet e ngrohta të Mesdheut.
​Nga ana tjetër, Poli Lindor (Rusia dhe Kina) e sheh Ballkanin si "thembrën e Akilit" të Evropës. Rusia shfrytëzon mjetet e "fuqisë së butë", energjisë dhe ndikimit politik për të mbajtur rajonin jashtë orbitës perëndimore, ndërsa Kina, përmes investimeve miliardëshe në infrastrukturë, tenton të krijojë një korridor ekonomik që lidh portet e Greqisë me zemrën e Evropës, duke anashkaluar kontrollin tradicional detar. Ballkani Perëndimor po kthehet në një pasqyrë të botës bipolare, ku stabiliteti i brendshëm i shteteve tona varet drejtpërdrejt nga kjo përplasje frontale gjeopolitike.

Përfundimi
​Shekulli XXI po dëshmon dështimin e parashikimeve për një dominim të përjetshëm unipolar. Takimi 145-minutësh Rusi-Kinë është prova e qartë se Heartland-i po bashkohet për të sfiduar kontrollin e Rimland-it. Bota e re bipolare nuk është më një hipotezë akademike, por një realitet i prekshëm ku tregtia, teknologjia dhe ushtria përdoren si mjete për kontrollin e rrugëve jetike të globit. Në këtë përballje, ku nyja e Iranit dhe porta e Ballkanit luajnë rol kyç, rendi i ri botëror do të përcaktohet nga aftësia e secilit pol për të mbrojtur hapësirën e vet strategjike dhe për të bllokuar tjetrin. Bota nuk po kthehet pas; ajo po rreshtohet në dy fronte ku mbijetesa është motivi kryesor i çdo aleance

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat