Zymer Alaj - atlet i spikatur në Gjeneratën e Republikës

Atletika

Zymer Alaj - atlet i spikatur në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2021 Në ora: 19:17
Zymer Alaj - atlet i spikatur në Gjeneratën e Republikës

Edhe atletika si çdo sport tjetër, ka luajtur rol të madh në pavarësimin e sportit të Kosovës gjatë verës së vitit 1991, duke i thënë jo një herë e përgjithmonë garave me klubet ish jugosllave dhe ato serbe. 

Atletika si gjithmonë, ka pasur atlet dhe atlete të spikatura dhe që kanë lënë gjurmë.

Zymer Alaj i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë prej atletëve më të mirë në vitet e 90-ta dhe shembull për të gjithë sportistët.

Alaj ka dhënë maksimumin në çdo garë të Republikës, pavarësisht kushteve të vështira që u ballafaquan në vitet e 90-ta (1991-1999), duke garuar në livadhe, pasi që stadiumi në Mitrovicë ishte i uzurpuar nga regjimi kriminal serb.

Alaj asnjëherë nuk u ndal por dha maksimumin për mbretëreshën e sporteve dhe sportin në përgjithësi.

Alajt nuk i bënin përshtypje as kërcënimet e milicisë serbe, as që u frikësua dhe as u përkul, por si luftëtar i vërtetë mori pjesë në garat e Republikës së Kosovës, duke shënuar edhe rekorde. Ai është krenar që së bashku me mijëra sportistë iu kundërvunë regjimit serb dhe e mbajtën gjallë sportin. Ajo që e gëzon më shumë, sot sportistët tanë garojnë zyrtarisht në garat evropiane, botërore dhe olimpike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat