IAAF me plan konkret  ja si do të veprojë me ruset

Atletika

IAAF me plan konkret  ja si do të veprojë me ruset

Më: 2 mars 2021 Në ora: 11:51
IAAF me plan konkret  ja si do të veprojë me ruset

Rusia është më pranë heqjes së pezullimit nga të gjitha eventet e atletikës. Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) miratoi së fundi një plan-reformë me 31 faqe. Ky plan shihet si një shans i fundit dhe përpjekje për të shpëtuar atletikën ruse, e pezulluar që prej vitit 2015 si pasojë e skandalit të dopingut.

Në këtë plan nuk ka një afat se kur do të hiqet pezullimi, por presidenti i IAAF-it, Sebastian Koe, e konsideroi atë si një “udhërrëfyes për të fituar besimin”.

“Ky nuk është fundi, por fillimi i një rruge të gjatë. Federata Ruse e Atletikës ka një punë të madhe për të bërë për të rindërtuar besimin e humbur”, tha Koe.

Në këtë plan mendohet se atletika ruse mund të arirjë më shpejt në objektivat e saj edhe pse kjo mund t’i kushtojë asaj shumë. Ky plan inkurajon antidopingun, forcimin e rregullave, qeverisjen e sportit dhe gjithçka do të monitorohet nga IAAF. Atletët e pastër rusë mund të garojnë në Olimpiadë, por si neutralë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat