Luiza Gega shpërthen nga emocionet: Thjesht një vajzë me zemër në finale të Lojërave Olimpike

Atletika

Luiza Gega shpërthen nga emocionet: Thjesht një vajzë me zemër në finale të Lojërave Olimpike

Nga: K.G. Më: 1 gusht 2021 Në ora: 22:59
Luiza Gega shpërthen nga emocionet: Thjesht një vajze me zemër në finale të Lojërave Olimpike

Atletja e Kombëtares së Shqipërisë, Luiza Gega, është e emocionuar për suksesin në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”. Ajo shkëlqeu në disiplinën 3000 metra dhe siguroi finalen.  

“Thjesht një vajzë me zemër në finale të Lojërave Olimpike – ‘Tokyo 2020’.

Dhe ku për herë të parë sporti i atletikës shkon në një finale Olimpike.

Uroj shumë ta kem këmbën e mbarë!

Sa shume do të thotë kjo për mua, doja te kisha një kujtim të bukur nga këto lojëra dhe ja dola.

Jam lodhur shumë për të qenë këtu, por kur ti e realizo atë që do çdo lodhje ja vlen, dhe emocionet që merr nuk mund ti blesh me asgjë. 

Faleminderit pa masë të gjithë urimet që me keni dërguar.

Dhe faleminderit nga zemra të gjithë ato që  mbështeten rrugëtimin tim dhe besuan të unë në #tokyo2020”, ka shkruar Gega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat