Kampionati Botëror i Atletikës mbahet në Skoci

Atletika

Kampionati Botëror i Atletikës mbahet në Skoci

Nga: K.Goca Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 18:01
Kampionati Botëror i Atletikës mbahet në Skoci

Kampionati Botëror i atletikës në salla të mbyllura për vitin 2024 do të mbahet në Glasgou të Skocisë, njoftoi sot Federata Botërore e Atletikës.

Glasgou e priti Kampionatin Evropian 2019 në salla të mbyllura.

Kjo do të jetë gara e tretë e madhe ndërkombëtare në ambiente të mbyllura që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar në gjashtë vitet e fundit që kur Birmingham priti gjithashtu Kupën e Botës 2018.

Botërori i radhës është në program nga data 18 deri më 20 mars të vitit 2022 në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat